Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Në shkurt të vitit 2015, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbërriti një video nga Dogana e Kakavijës. Pamjet tregonin dy kamionë me cigare, që hynin lirshëm kontrabandë në territorin e Shqipërisë. Gjatë paradës së kontrabandës, në doganën e Kakavijës ishin në shërbim 5 punonjës. Këta ishin 4 doganierë dhe përgjegjësi i turnit, Klodian Çani.
Pas videos së rëndë të mbëritur nga kamerat e zyrës doganore të Kakavijës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendosi pezullimin e menjëhershëm të çanit nga detyra. Ndërkohë Departamenti Operativ Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i kallëzoi të pesë doganierët në prokurorinë e Gjirokastrës.
Por Klodian Çani ishte i fortë. Prokuroria nuk e mori asnjëherë nën hetim, por thjesht u mjaftua duke e pyetur si person në dijeni. Dhe shefi i turnit u tha prokurorëve se ai nuk ka qenë në dijeni të kalimit të mjeteve dhe se nuk ishte njoftuar nga ndonjë doganier.
Megjithatë, drejtoresha e atëhershme e Doganave, Irena Beqiraj, vendosi largimin nga puna të Çanit për shkelje administrative. Largimi i doganierit nga Gjirokastra ishte një çështje që shkaktoi jo pak përplasje mes ish drejtoreshës së doganave Beqiraj dhe ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Kjo pasi Çani cilësohej si një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste në rrethin jugor.
Paralelisht, brenda 6 muajve, ai arriti të shfuqizonte largimin e tij nga puna në Gjykatën Administrative të Tiranës. Si rezultat, 3 vite më vone doganieri i skandaleve u rikthye sërish në doganë. Madje këtë herë shumë më fuqishëm.
Fillimisht, në vitin 2018, Çani u emërua zv/drejtor i Antikontrabandës, ndërsa më vonë në krye të drejtorisë së Informacionit. Kjo është drejtoria më e rëndësishme në luftën kundër kontrabandës, pasi koordinon të gjithë informacionin që vjen nga institucionet vendase dhe doganat e vendeve partnere për linjat e kontrabandës.
Me pak fjalë, Klodian Çani u emërua drejtori faktik i antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave edhe pse kishte një CV të mbushur plot me skandale, të cilat vetëm shtoheshin.
Në 27 gusht të vitit 2021, drejtori i Informacionit të Doganës Shqiptare u arrestua në Greqi nga prokuroria helene, si kreu i një bande që vidhte bankomatet e bankave. Zoti Çani qëndroi për disa ditë në burg dhe më pas u lirua me kusht duke paguar dhe garanci financiare.
Arrestimi i një zyrtari kaq të lartë të Doganave si kreu i një grupi hajdutësh do të përbente skandal në çdo vend, përfshirë ato të botës së tretë. Por në Shqipëri, Klodian Çani u rikthye sërish në vendin e tij të punës. Këtë herë falë lidhjeve të forta që kishte krijuar me Gent Gazhelin, drejtorin më jetëgjatë të doganave shqiptare, i cili në qarqet e ngushta njihet me nofkën "Çorapja" i Partisë.
Që nga emërimi i Gazhelit në krye të doganave dhe Çanit de facto në krye të antikontrabandës, doganat shqiptare janë përfshirë në jo pak skandale, deri në kontrabandimin e lëndëve toksike. Dhe me një CV kaq të pasur, drejtori faktik i Antikontrabandës, nuk kishte si të mos binte në rrjetën e SPAK.
Emri i Klodian Çanit del në disa hetime të fundit për transferta të paligjshme parash në Greqi, përmes një agjencie doganore që zyrtari i lartë zotëron në Pire.
Këto para dyshohet se janë transferuar për blerjen e votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë zgjedhjeve të fundit, por edhe për llogari të zyrtarëve të lartë, të cilët fshehin paratë e korrupsionit jashtë. /Kapitali/
Inxhinieri Grek, Yannis Kirkinezis, është njeriu që foli në SPAK, duke dhënë shpjegime të sakta mbi fitimin e kontratë...
Gjykatësi i Palmës që heton rrjetin e madh të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave që vepronte në Ibiza d...
Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgatitur të tregojë një tjetër anë të saj, atë artistike. Gjat...
Prej muajsh prokuroria e Tiranës i ka pushuar hetimet ndaj historianit Zyhdi Shehi që ndërroi jetë në gusht 2024, pak javë mbas ma...
Një 28-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia italiane për disa akuza. Policia reagoi në orët e para të pasdites pas një r...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë&ndas...
Një aksident i u regjistrua pak më parë në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak nga p...
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të tempera...
KZAZ nr. 84 e Bashkisë së Vlorës ka nisur sot procesin e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore, në kuadër të ...
Partia Demokratike denoncon përfshirjen e administratës së Bashkisë Cërrik si komisionerë të zgjedhjeve të pjesshme ve...