Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Qeveria e miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme që do të hyjë në fuqi me datën 1 mars. Burimet nga sektori i shëndetësisë pohuan se lista e barnave për vitin 2025 mbetet e pandryshuar me alternativat e vitit 2024.
Në buxhetin 2025 fondi i rimbursimit të barnave është përcaktuar 12,6 miliardë lekë rreth 126 milionë euro nga 12 miliardë lekë (120 mln euro) që u përcaktua në ndryshimet e aktit të pestë normativ të vitit 2024.
Rimbursimi i barnave është një ndër pikat e dobëta të shëndetësisë shqiptare. Një metodologji e vitit 2024 lejon importimin e alternativave më të lira duke bërë që barnat që konsumohen në vendin tonë të vijnë nga vendet jo anëtare të BE-së.
Me procesin e anëtarësimit në BE Shqipëria detyrohet të përputhë dhe të ndryshojë metodologjinë dhe për rrjedhojë edhe listën e importit të barnave drejt alternativave më cilësore deri me 2027.
Vitin e kaluar lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar në 1,345 alternativa mjekimi në total, nga 1191 që ishin me 2023. Listës vitin e kaluar iu shtuan dhe 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Kjo listë do të vijojë edhe këtë vit pa ndryshime.
Për rrjedhojë vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim të një popullsie në plakje rriten dhe nga ana tjetër fondet publike për rimbursimin e barnave nuk po ndryshojnë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (281 milionë euro).
Nga ana tjetër, fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh. Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.
Importi i produkteve farmaceutike në vlerë shënoi rritje vjetore 5% vitin e kaluar, ndërsa fondi i planifikuar për rimbursimin e barnave me 2024 është 12 miliardë lekë ose rreth 1% më i ulët se fakti i vitit të kaluar.
Në 2024 fondi për rimbursimin e barnave zuri 42.6% të vlerës së importeve nga 45% që zinte një vit më parë. Importet e barnave në vlerë kanë shënuar rritje me 16% ndërmjet 2019 dhe 2024, por burimet nga tregu pohojnë se nevojat e popullatës për produkte farmaceutike janë shumë më të larta se importet.
Por Shqipëria si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative.
Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve. Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit./ Monitor
KOSOVA- Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi&rd...
Sebastian Muçmata TIRANË - Autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë në Kukës, ka dhënë d...
EUROPA- Azili nuk është më forma e preferuar për të emigruar. Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eu...
Foto ilustruese TIRANË - Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar. T&...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajro...
Policia KORÇË - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën me dije s...
VLORË- Endrit Sadedini është 38-vjeçari i cili u vendos në pranga ditën e sotme në Vlorë pas një operacioni t&e...
KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku nj&eum...
foto ilustruese VLORË- Një shtëpi bari është zbuluar në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas finali...
VLORË- Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të kërku...