Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Ekzekutimi i fundit mafioz, i ndodhur në një nga akset rrugore më të ruajtura në vend, ka nxjerrë në pah lidhje tronditëse dhe një shkallë të thellë inkriminimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, duke konfirmuar se kufiri mes ligjit dhe krimit është shkrirë pothuajse plotësisht.
I ftuar në emisionin Task Force, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se vrasjet mafioze të ndodhura në Shqipëri janë pjesë e një modeli të përsëritur, që ka filluar të tregojë lidhjet e thella midis krimit dhe strukturave të shtetit.
Sipas Abilekajt, ngjarjet e fundit, si atentatet mafioze që ndodhin mesatarisht çdo dy javë, pasqyrojnë një skandal të madh që ka të bëjë me infiltrimin e elementëve kriminalë në institucione që duhet të ishin garanci për ligjin dhe rendin.
Gazetari theksoi se ky fenomen i lidhjes mes krimit dhe policisë është një problem që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe një trajtim të thellë të këtij fenomeni të rrezikshëm që ka kapur aparatin shtetëror.
Pjesë nga deklarata:
Po dhe diçka tjetër: një herë në dy javë ndodh një vrasje, domethënë mesatare. Po. Kështu që besoj që dyjavëshi ishte plotësuar; nuk ka asnjë faj ministrja në këtë rast. Po. Polici sigurisht që nuk rri në kuzhinë, por mund të rrijë në makinë me kriminelin dhe ta ndihmojë atë të bëjë gjithçka. Apo jo? Polici që është futur dhe është përfshirë në sistem në mënyrë të dyshimtë, i njohur madje, i dyshuar për pjesëmarrje në trafiqe,
i dyshuar, sigurisht, i dyshuar nga policia për pjesëmarrjen në trafiqe, arrin të depërtojë në agjencinë që kontrollon policinë e shtetit. Domethënë, ata policë që kanë qenë duke e hetuar atë si pjesëmarrës në trafiqe, do të jenë të hetuar nga ky. Ka arritur polici. Aq e vërtetë është kjo sa vetë drejtuesi i AMP-së aktual, i cili ka nisur një hetim dhe një procedurë për shkarkimin e tij, mund ta konfirmonte në qoftë se do të fliste. Po. Sepse këto janë burime të brendshme të AMP-së.
Pra, shiko çfarë kemi. Në raste të tilla, si atentate që ngjajnë me rastet e grupit të Vis Martinajt, ndaj grupit të Vis Martinajt. Dhe duhet thënë që të dyja grupet kishin dhe do të kenë të njëjtët armiq. Vrasje në akse të rëndësishme, të ruajtura me polici, jo vetëm polici kufitare, por polici shteti, Shqiponja, polici e sigurisë së lartë të gjitha llojet e policive janë në këtë aks.
Pra, prezenca e një polici është gjithmonë aty. Aksesi që ata duhet të kenë tek TIMS-i. Sepse për të ditur kur doli, kur do hyjë, sa hyri dhe të tjera, duhet të kesh një akses te TIMS-i më të madh se ç’e ka një polic. Domethënë, TIMS-i është i hapur dhe të thuash: erdhi, iku, shkoi këtu, apo jo?
Pra, të gjitha këto tregojnë që në Shqipëri nuk ka më ndarje fare. Kjo ka ndodhur që nga 2016 në fakt, po tani konfirmohet në çdo ngjarje: mes krimit dhe policisë, policia dhe krimi janë e njëjta gjë. Depërtimi i një njeriu të dyshuar, anëtar i mëparshëm i një bande ky është i njohur si pjesë e grupit të Shullazit. Polici, flasim. Depërtimi i tij në AMP tregon nivelin e bashkimit dhe e përputhjes mes policisë dhe krimit.
Po, punonjësi i AMP-së është punësuar tre muaj më parë në operacionalen e AMP-së. Ka nisur procedura. Po pra, lidhjet e tij të tmerrshme i di policia, se policia e njeh, e njeh personazhin dhe e ka njohur më parë. Kështu që personazhi ka dalë në një media, është përleshur me Saimir Tahirin, është përballur me Saimir Tahirin para 20 vjetësh, kur ai ishte në opozitë dhe i ka thënë: ky ishte i prezantuar si deputet dhe i ka thënë: “kur nuk më ha fare se je deputet”, për shembull. Dhe është i njohur për policinë e shtetit dhe ka depërtuar në nivelin më të lartë të policisë së shtetit. As Saimir Tahiri s’i ka bërë gjë kur ka qenë ministër, asnjëri; madje sot ai ishte në AMP.
Por këtu flasim për të dyja krahët. Në qoftë se krahu i viktimës dhe i grupit që e pësoi kishte këtë akses në policinë e shtetit, u shoqërua nga policia e shtetit, nga operacionali i AMP-së, që është kulmi, niveli më i lartë i kontrollit të policisë së shtetit. Nuk ka kontroll më të lartë se AMP-ja. Në qoftë se AMP-ja është e korruptuar, policia e shtetit, domethënë, është...
Flasim për këtë. Ana pala kundërshtare, ndërkohë që ata kishin këtë akses, ka pasur akoma më shumë akses sesa këta. Përderisa ka pasur këtë informacion dhe ka pasur këtë liri për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, për të bërë, si thatë ju, që pasi godet me armë, ka komoditetin të ndalojë, të hapë derën, të bëjë dhe atë, ndërkohë që 100 metra më tutje është policia janë tre policë që ruajnë Rinasin.
100 metra më tutje. 50 metra është komisariati dhe askush nuk lëviz derisa ata të mbarojnë punë, të ikin, nuk ka patrulla dhe të djegin makinën. Atëherë kjo nuk është më “hëngrshin kokat e njëri-tjetrit”.
Kjo është që policia dhe krimi janë shkrirë, sipas rastit, nëpër banda të ndryshme.
Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi t&e...
Pas afro 5 orësh nga atentati afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cil&eu...
Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të S...
Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në...
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bër&e...
Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilman Dani dhe u plagos rënd&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheq...
Pak minuta pas atentatit me armë zjarri në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, autorët dogjën automjetin në fshatin Halil. Bren...