Ministri Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka replikuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në lidhje me deklaratën e Vu&c...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka replikuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në lidhje me deklaratën e Vu&c...
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
Zjarri në zonën e Drenies në Mallakastër është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën v...
Deputetja e Reform UK, Sarah Pochin, ka kërkuar që qeveria britanike t’i vendosë Shqipërisë një ultimatum për të...
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zj...
Me flokët e saj të kuq të çrregullt, sytë e gjelbër plot gjallëri dhe pamjen joshëse, 23-vjeçarja Anna Chapma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër që kërkon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara p&eum...
Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe n&...
Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbi...
Presidenti amerikan Donald Trump u transportua fshehurazi larg samitit të NATO-s muajin e kaluar në Ankara të Turqis&e...
Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm valutor gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 93.07 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Ky është niveli më i ulët historik që kur euro filloi të funksionojë si monedhë fizike.
Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.8%.
Krahasuar me nivelin më të lartë historik, prej 140.4 lekësh, të arritur në shkurt të vitit 2011, euro këmbehet me 47.5 lekë më pak, me një rënie prej 34%.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij.
Por, rënia sezonale e kursit të Euros është në vijim të një tendence të qartë rënëse që kishte nisur qysh në muajt e parë të vitit, si rrallëherë më parë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente ra në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përtej informacionit që japin statistikat zyrtare, në publik ngelet i fortë perceptimi se kursi ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore që burojnë prej aktiviteteve informale ose kriminale.
Disa raste të publikuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë perceptimin e investimit të sasive të mëdha të parave të pista në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.
Rënia e euros ka filluar që nga viti 2016 dhe deri në 2024-n, nënçmimi i tij shpjegohet më shumë me flukset informale nga rritja e ndërtimeve sesa nga përmirësimi i deficitit të llogarisë korente, që përkundrazi u përkeqësua. Pas 2024-s, efektit të flukseve informale iu shtuan dhe prurjet turistike, me hyrjet e shtetasve të huaj që i kaluan 12 milionë në vit.
Nga ana tjetër, forcimi i Lekut pjesërisht besohet se po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg.
Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore ka ndërhyrë dy herë për të blerë Euro këtë javë.
Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./Monitor
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në Liqenin e Pogradecit, k...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar situatën për hyrje-daljen në zonën e Paprit, në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë. Si...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Admi...
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar për Piranjat News gjendjen e rënduar në Nishtullë, ku thekson se prej rreth pesë vites...
Dhjetë vatra zjarri janë evidentuar në territorin e vendit deri në orën 14:00, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jen...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi ësht&...
Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë...
“Me zemrën e copëtuar” dhe me dhimbjen e humbjes së djalit, nëna e Joan Zukos ka njoftuar se 20-vjeçari do të pë...
Vatrat e zjarrit janë rikthyer sërish në Krujë, duke përfshirë këtë herë pjesën veriore të zonës s&e...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, me qëllim e...