Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANA- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të martën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyre të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se apelimi dhe një rishqyrtim i pasurisë dhe kritereve të tjera të rivlerësimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është bërë i nevojshëm pas arrestimit të Zarkës nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzave ndaj tij për përfshirje në korrupsion.
“Vëzhguesit Ndërkombëtarë ftojnë Komisionerët Publikë të lexojnë dhe shqyrtojnë dokumentet e marra nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme në ambientet e ONM-së. Apelimi do t’i mundësonte Kolegjit të Posaçëm të Apelit që të kryejë një hetim të plotë të çështjes, vlerësimin e pasurisë së subjektit, si dhe vlerësimin e figurës dhe aftësive të tij, i cili do të siguronte që ai vërtet ka besimin e publikut, rikthimi i të cilit është synim kryesor i procesit të vetingut dhe institucioneve që e zbatojnë atë”, thuhet në rekomandim.
Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cënonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Zarkës. Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri i mohoi akuzat ndaj Zarkës, sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.
Vendimi i KPK-së për konfirmimin e Zarkës në detyrë u zbardh të hënën më 7 tetor dhe menjëherë pas bërjes publik të këtij vendimi, ONM ka rekomanduar apelimin e çështjes, duke vënë në dukje të dhënat e marra nga hetimi i SPAK si arsye.
ONM thotë se Zarka akuzohet nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv./ BIRN
TIRANA- Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vlerësimi...
ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë. Mësohet se shqiptari ishte me shumë precedentë ...
TIRANA- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyq&...
TIRANA- Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodh...
ITALIA- Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol n&e...
SHKODËR- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë në orët në vijm reshje me intensitet ...
KORÇA- Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamio...
TIRANA- Teksa njoftoi për datën e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për të pranishmit në ceremoni, Ko...
TIRANA- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se këtë të enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë. Po ashtu bëhet me ...
TIRANË- Një 37-vjeçare së bashku me foshnjën e saj ndërroi jetë tragjikisht në QSUT, pas komplikacioneve të r&e...