AKTUALITET

OSBE–ODIHR lëshon alarmin për financimin e partive, Çakaj: Partitë mashtrojnë për ‘huatë’ dhe ‘dhuratat'

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 10:05

OSBE–ODIHR lëshon alarmin për financimin e partive,

Financimi i partive politike mbetet një nga pikat më të nxehta të reformës zgjedhore, ndërsa një draft-projektligj i ri i hartuar nga Komisioni i Posaçëm parlamentar ka marrë një opinion urgjent nga OSBE-ODIHR. Eksperti i çështjeve zgjedhore, Muharrem Çakaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, zbulon tre shqetësime kryesore që ndërkombëtarët kanë ngritur, të cilat mund të minojnë të gjithë procesin nëse nuk adresohen me seriozitet.

Sipas zotit Çakaj, ndonëse nisma për një ligj të posaçëm për financat e partive është vlerësuar, OSBE-ODIHR ka identifikuar disa pika kyçe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Shqetësimi i parë lidhet me kaosin legjislativ.

Problematika e dytë dhe më kritike, e ngritur edhe pas përvojës së zgjedhjeve të fundit, është ajo e financimit të fshehtë nga "palët e treta". Për të parandaluar këtë fenomen, OSBE-ODIHR sugjeron një mekanizëm kontrolli strikt: çdo individ që dhuron fonde duhet të detyrohet të deklarojë vendin e punës dhe punëdhënësin, duke iu nënshtruar kështu një lloj "vetingu financiar".

Së treti, raporti ndërkombëtar vë theksin te nevoja për të rregulluar në mënyrë të detajuar huatë që partitë politike marrin. Shqetësimi është se huatë mund të përdoren si një mekanizëm për të mashtruar ligjin dhe për të fshehur financime të paligjshme.

Këto pika të ngritura nga OSBE-ODIHR përbëjnë një udhërrëfyes thelbësor për reformën zgjedhore, tha eksperti, duke theksuar se një ligj i mirë në letër nuk mjafton pa u shoqëruar me mekanizma të qartë zbatimi dhe pa mbyllur çdo shteg për abuzim.

Flavio Qarri:  Tani, e para njëherë, ky opinioni urgjent i ndërmjetëm i OSBE/ODIHR-it vjen veçanërisht në një moment paksa të dyzuar, le të themi, të opinionit publik ndaj OSBE/ODIHR-it. E pritëm shumë atë raportin, më pas erdhi me shumë vonesë, kishte ca gjëra në thonjëza të mira, por shpëtuan zgjedhjet e 11 majit. Si e shikoni këtë qëndrim sot të ODIHR-it?

Muharrem Çakaj: Së pari të theksojmë faktin që Komisioni i Posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore ka hartuar, sigurisht ekspertët, ka hartuar një draft projektligj për financimin e partive politike. Ky draft projektligj, si rrallë herë, ka filluar që në nisjen e tij, që në momentin e draftimit, është, diskutuar me aktorët, qoftë të shoqërisë civile, qoftë me aktorët ndërkombëtarë, të cilët japin kontributin e tyre në fushën e zgjedhjeve. Ndër ta, siç të gjithë e dimë, aktori kryesor ndërkombëtar, i cili jep kontributin e tij në fushën e zgjedhjeve, është OSBE/ODIHR. Dhe në këtë kuadër i ishte kërkuar një opinion. Dhe duhet vlerësuar përgjigja e shpejtë e ODIHR-it, i cili në thelb e ka vlerësuar këtë nismë të Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore, por sigurisht ka lënë disa detyra, si dhe ka dhënë disa sugjerime në lidhje me draftin aktual të të financimit të partive politike. Çfarë duhet të kemi ne në konsideratë në këtë draft, në këtë projektligj? Së pari ata vlerësojnë punën e Komisionit të Posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, por vënë theksin te disa pika kyçe, të cilat ne duhet t'i kemi në konsideratë.

Flavio Qarri: A janë ato vërtet pika kyçe që mund të...

Muharrem Çakaj: Disa janë, janë vërtet pika kyçe. Së pari, do të duhet të sqarojmë diçka, edhe për publikun. Organizimi dhe funksionimi i partive politike, aktualisht shtrihet në tre kuadre ligjore. Së pari, shtrihet, pra neni 9 i Kushtetutës parashikon që partitë politike krijohen lirisht, organizohen dhe funksionojnë lirisht, por kanë detyrimin që të raportojnë për financat e tyre. Financat e tyre të jenë transparente. Më tej akoma, në kodin zgjedhor, partitë politike dhe të gjithë aktorët kanë rënë dakord që institucioni përgjegjës, neutral për raportimin e këtyre financimit të partive politike, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dhe, më tej akoma, është miratuar që në vitin 2000 ligji për partitë politike. Në ligjin aktual për partitë politike, ka dhe dispozita për financimin e partive politike. Dhe në këtë kontekst, Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore ka vendosur që, është diskutuar, nuk është se është vendosur, në fakt, që pjesën e financimit të partive politike, nisur dhe nga rekomandimet e herëpashershme për çdo palë zgjedhje, ta nxjerri jashtë. Këtu raporti urgjent i ODIHR-it ka ngritur një shqetësim. Duke qenë se financimi i partive politike dhe organizimi i partive politike shtrihet në tre kuadre ligjore të ndryshme, ligjin për partitë politike, ligjin për financimin e partive politike dhe kodin zgjedhor, do të duhet një harmonizim perfekt. Përndryshe, mbivendosja ose, ngërçi që mund të krijojnë këto tre kuadre ligjore, mund të sjellin problematikë në zbatim.

Së dyti, opinioni urgjent i ODIHR-it ka ngritur një shqetësim, nisur edhe nga problematika e zgjedhjeve të fundit. Shqetësimi kryesor është për financimin nga palët e treta, ose financimin e fshehtë. Kjo do të thotë që, supozojmë se disa individë, 500 apo 1000 individë, financojnë secili 100 apo 200,000 lekë të reja. Ndërkohë që këta individë mund të jenë dhe të punësuar diku, janë të sponsorizuar nga dikush, nga një dorë e vetme, qoftë,  person i biznesit, qoftë person me background kriminal, i cili e ka shpërndarë këtë. Dhe, sigurisht që ky është financim i paligjshëm. Atëherë, kush është instrumenti për ta parandaluar këtë? Atëherë, në rastin konkret do të duhet që të gjithë këta individë, kushdo financues, do të duhet të deklarojë vendin e punës dhe punëdhënësin.

Flavio Qarri: Pra të bëjë një veting financiar të vetin, praktikisht.

Muharrem Çakaj: Po, minimalisht, të bëjë një veting financiar. Së treti, do të duhet rregulluar huatë. Pra, huaja të jetë në thelb vërtet një hua me karakter financiar, siç parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Pra, një kontratë ose një veprim juridik i cili nuk ka qëllim në thelb mashtrimin e ligjit, por ka qëllim atë objekt për të cilin e ka marrë partia politike. Si rregullohet kjo? Do të duhet të rregulluar në mënyrë të detajuar kushtet e huasë dhe sigurisht do të duhet të jemi të vëmendshëm në momentin që kjo hua falet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan