Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka konfirmuar tërheqjen nga projekti për investimin në Aeroportin e Vlorës. Në një reagim publik, Pacolli bëri të ditur se kompania e tij nuk do të vijojë më përfshirjen në këtë projekt, duke përmendur mosmarrëveshjet dhe problematikat e krijuara gjatë procesit.
Aeroporti i Vlorës është konsideruar një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, ndërsa tërheqja e një prej investitorëve kryesorë ngre pikëpyetje mbi ecurinë dhe të ardhmen e tij.
Reagimi:
Një gazetar autoritativ nga Shqipëria më telefonoi sot, këtu në Astana, dhe më pyeti: “Zoti Pacolli, çfarë do të bëni tani, pasi aeroportin jua morën me Policinë e Shtetit?” Përgjigjja ime ishte e qartë: Objektet të cilat MIE, më 24 gusht, i kishte ndarë nga tërësia e projektit dhe i kishte përcaktuar për t’u përfunduar nga MABCO, janë faktikisht të përfunduara. Që nga marsi i këtij viti, në pritje të përmbushjes së detyrimeve nga VIA, ne kemi pastruar objektet, kemi kryer punimet përfundimtare dhe kemi rregulluar edhe gjelbërimin përreth.
Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s.
Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë. Pa merak.
Pyetja e dytë ishte: “Çfarë do të ndodhë me njerëzit që tani kanë mbetur pa punë dhe a do të paguhen nënkontraktorët?”
Iu përgjigja se ata janë paguar dhe çdo detyrim i mbetur do të paguhet deri në centin e fundit. Sa u përket punëtorëve dhe ekspertëve tanë, ne do të përpiqemi t’i angazhojmë në projekte të tjera jashtë vendit. Ata për ne kanë vlerë dhe nuk do të lihen pas dore.
Por për këta njerëz, përveç anës financiare, ekziston edhe një problem shumë më i madh: ai njerëzor dhe moral. Këta njerëz janë prekur në dinjitetin e tyre nga ndërhyrja e policisë. Në kantier u kanë mbetur instrumentet e punës, pajisjet, sendet personale, kasafortat, materialet personale, materialet e punës në magazina dhe shumëçka tjetër.
Më e rënda është se është cenuar dinjiteti njerëzor i njerëzve të punës — i atyre që në këtë projekt kanë dhënë mundin, djersën, profesionalizmin dhe një pjesë të jetës së tyre.
Pikërisht këtu qëndron padrejtësia më e madhe. Çështjet materiale të MABCO-s, herët a vonë, do të rregullohen me ligj. Por dëmi që i bëhet dinjitetit të njeriut, besimit te shteti dhe imazhit të Shqipërisë para investitorëve nuk riparohet lehtë.
Unë, për aq sa është e mundur, do të vazhdoj të mbroj interesin e kombit, interesin e punëtorëve dhe parimin se shteti duhet të jetë garant i ligjit — jo instrument presioni ndaj atyre që punojnë, ndërtojnë dhe investojnë.
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është ndaluar nga autoritetet izraelite teksa merrte pjesë në flotiljen humanitare “Sumud”, e cil...
Ish-ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, është paraqitur në GJKKO, në kuadër të gjyqit të dosjes ...
Arsen Toska, efektivi 20-vjeçar i Policisë së Shtetit që u plagos gjatë shoqërimit të një të arrestuari drejt Kom...
Është zbardhur emri i personit që del si “i paidentifikuar” tek dosja penale kundër dy miqve të Safet Bajrit, Izmir Sakic...
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura brenda një minibusi në pikë...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar pjesërisht vendimin ndaj ish-sekretarit të Pë...
Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Kj...
Pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ “Piranjat”, ka reaguar edhe Lëvizja VETËVENDOSJE në Gjakovë, e cila p&...
Edmond Ruçi, oficeri i Komisariatit të Sarandës që u arrestua nga AMP ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi Ru&cc...
Gazetari Ervin Dushi ka denoncuar se është dhunuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 nga disa persona në Shkodër. Sipas deklar...