Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
SPAK arrestoi të martën 8 persona për abuzimet me tenderat tek AKSHI. Sipas SPAK ata vepronin si grup i strukturuar kriminal, e në thelb kishin përfitimin e miliona eurove të tenderave të AKSHI-t. Ndjekim fillimisht një material të përmbledhur dhe më pas rikthehemi sërish në studio.
Pas 1 viti hetime, SPAK ka finalizuar operacionin me 8 masa sigurie, 2 nga të cilat arrest në burg dhe 2 arreste në shtëpi për abuzimet në vlerë miliona euro tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Përkatësisht, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është vendosur në arrest shtëpie së bashku me zëvendësen e saj Hava Delibashi për shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Arrest në burg është caktuar për biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, për të cilët masa e sigurisë nuk është ekzekutuar pasi nuk janë gjetur nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Beqiri dhe Agasi akuzohen për “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje e paligjshme e lirisë”, “shkelje e barazisë në tendera” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “pastrim parash”.
Në masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë vendit është vendosur zv. drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili, pasi bashkëpunoi me biznesmenët deri në pengmarrjen e njërit prej tyre. Ai akuzohet për “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ndërsa i ndalohet dalja jashtë vendit shtetasve Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta. Veç shkeljes së procedurave në tendera, ku spikat paracaktimi i tyre në mënyrë preferenciale, sipas dosjes, biznesmeni Geron Meçe është marrë peng për të mos marrë pjesë në një procedurë të tillë që më pas do të fitohej nga personat nën hetim, ku dyshohet të jetë përfshirë edhe drejtuesi i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Treshen me masë më të lehtë sigurie, Gëzim Hoxhën, Andis Papën dhe Rogers Rrytën, SPAK i akuzon për “pastrim parash”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
SPAK:
“Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, kanë konsumuar elemente të veprës penale ‘shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.
Në kuadër të veprimtarisë së tyre kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve. Administratorët e disa kompanive, të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit”.
SPAK tha zyrtarisht për mediat se hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme. /PLUG/
Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, në Tiranë u gjet i shtrirë pë...
Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mird...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor avokatin Bardhi Koçi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtroj...
Ndërsa Shqipëria është në fazat e fundit të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, President i Repu...
“Unë kam marrë lloj e soj medikamentesh, jo të duhura”. Ambra Koka u diagnostikua me sklerozën multiple kur ishte vetëm 3...
Plagosja me armë zjarri e një 55-vjeçari në Mamurras duket se ka ndodhur për arsye banale. Pjeter Marku mbeti i plagosur në pje...
Një bastisje e karabinierëve në Peruxhia rezultoi në arrestimin e një shqiptari të lidhur me trafikun e drogës në Itali....
Dhjetëra emigrantë janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në "Swindon", pasi më shumë se 100 oficer&eu...
Një përgjim i ri i bërë publik nga opozita hedh dritë mbi një skemë të paracaktimit të tenderave, duke impliku...
Nëntë masa paraprake u ekzekutuan këtë mëngjes, të mërkurën, më 17 dhjetor, në provincat e Firences dhe Sien&e...