AKTUALITET

PAMJE SKANDALOZE/ Spitali i Lushnjës i rrënuar! Pa eko, medikamente dhe shërbimi kryhet nëpër korridore

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 16:14

PAMJE SKANDALOZE/ Spitali i Lushnjës i rrënuar! Pa eko, medikamente

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish kushtet problematike në spitalin e Lushnjes. Ai është shprehur se mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë këtë vit (të reja), lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor si dhe probleme të tjera, është e pafalshme dhe krijon kaos.

Korreshi solli në vëmendje se spitali i Lushnjes u shërben 250 mijë banorëve, jo vetëm të Lushnjes e Divjakës por edhe zonave të Belshit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Gjithashtu ai fton deputetët e Lushnjes që të vizitojnë spitalin dhe të shohin nga afër problemet.  Gjithashtu ve në dukje se zgjidhja e vetme është ndryshimi i statusit të spitalit nga spital bashkiak në spital rajonal.

“Sot situata është dramatike. Pamjet flasin vetë, le të vijnë dhe ta shohin vetë. Së pari, duhet ndryshuar statusi i spitalit nga bashkiak në rajonal, që të ketë më shumë investime dhe buxhet.  Diferenca është rreth 150 milionë lekë. Analizat ia kanë dhënë privatit, duke e degraduar qytetin. Nuk ka as medikamente; ky ka qenë një spital i jashtëzakonshëm, kanë ardhur pacientë nga të gjitha zonat, rreth 250 mijë njerëz.

Por sot, që flasim, nuk ka asnjë pajisje që funksionon. Mamografia është gjithmonë e prishur, skaneri po ashtu, aparaturat e urgjencës nuk funksionojnë, dhe madje çdo gjë që del jashtë, hyn sërish brenda, mos o Zot ndodh diçka. Edhe aparatura e ekos është financuar nga një bankë.

Te Gjinekologjia nuk ka aparatura; nëse flisni me gjinekologët, do mësoni se çfarë ndodh atje. Nuk po flas më për kushtet, që janë dramatike, jo vetëm për mungesën e mjeteve. Spitalet private përfitojnë nga lekët e shqiptarëve; të gjithë e dinë që pacientët e Lushnjës shkojnë për analiza në Tiranë”, u shpreh ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?