Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht kryeplakun e një fshati.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Ndrejaj, njësia administrative Shosh, shërbimet e Policisë zbuluan një parcelë me 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në flagrancë u arrestua 53-vjeçari me inicialet P. M., i cili u kap në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Po ashtu, pranë banesës së tij u sekuestruan edhe 80 kubikë të dyshuar me fidanë kanabisi.
Një tjetër rast u zbulua në fshatin Vukël, në njësinë administrative Kelmend, ku Policia konstatoi 1250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut të fshatit Vukël, shtetasit K. B., 65 vjeç.
Në total, Policia asgjësoi me anë të djegies 2 098 bimë dhe fidanë kanabisi, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Qershor09:48
E rëndë në Lezhë/ Godet vjehrrën me makinë për ta vrarë, arrestohet 28-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dysho...
AKTUALITET
27 Qershor09:43
Pronat në Orikum dhe Dukat, Prokuroria kontrolle të befasishme në banesat e ish-zyrtarëve të Hipotekës
Disa kontrolle të befasishme tek ish-zyrtarë të hipotekës së Vlorës dhe zyrat e këtij institucioni janë kryer të pr...
AKTUALITET
26 Qershor22:36
Edhe plazhet publike do të bëhen me pagesë
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar disa vendi...
AKTUALITET
26 Qershor21:54
“Rama në siklet!” – Qytetarët vërshojnë me vendosmëri në rrugët e Tiranës: Jepe dorëheqjen!
Marshimi masiv i qytetarëve në Tiranë nuk ndalet. Për të 27-ën ditë në këtë cikël të gjatë tubi...
AKTUALITET
26 Qershor21:44
“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë
Nga podiumi i protestës, nipi i komandantit të UÇK-së, Tahir Sinani akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla se, sipas ti...
AKTUALITET
26 Qershor21:21
Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja
Aktivistja Rexhina Roci ka denoncuar tre deputete të Kuvendit, Sara Mile, Romina Kuku dhe Zegjine Çaushi, të cilat sipas saj kanë marr&eum...
AKTUALITET
26 Qershor21:16
‘Vjen ai me CD’/ Mesazhet në dosjen ‘Aruba’, si trafikohej kokainë me makinat e Ambasadave Shqiptare
Nuk kanë munguar prej dekadash akuzat mes politikës se në trafikun e drogës janë përfshirë edhe ambasadorë e seli diplom...
AKTUALITET
26 Qershor21:09
Të shtëna me armë zjarri drejt një servisi në Babrru. Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në periferinë e Tiranës.
Policia ...
AKTUALITET
26 Qershor20:44
"Duan mall dhe femra"/ SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari
Një grup kriminal i përfshirë në trafikun e drogës në ishullin e Mikonosit në Greqi është goditur sot nga Policia g...