
Pasi pagoi 26 milionë euro për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, qeveria tani do të shpenzojë para të tjera për të bërë studim fizibiliteti nëse inceneratori i ndërtuar vlen apo jo. Lajmin e ka bërë publik ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj në komisionet parlamentare.
“Ministrisë së Mjedisit nëpërmjet Qeverisë Franceze i është alokuar një financim për të bërë studimin e fizibilitetit dhe vlerësuar edhe impiantin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Elbasan. Për të parë gjithë elementet teknikë që përmenden edhe nga kompania e menaxhimit të këtij impiantit, në mënyrë pastaj që të dali me një rezultat final sa i takon edhe mbështetjes financiare për elementin e riparimit. Ky studim do të fillojë në janar dhe do të bëhet edhe nëpërmjet vizitave dhe inspektimeve në terren për këtë element”, përgjigjet ministri Jaupaj.
Inceneratori i Elbasanit u ndërtua i pari në sagën trefishe të aferës së madhe korruptive të inceneratorëve. Ai kaloi në pronësi të Bashkisë në vitin 2021, por që nga ajo nuk ka punuar asnjë ditë. Kjo pasi koncesionari Albtek Energy ndërtoi një rrangallë difektoze të ansembluar me copa vjeturinash të viteve 60 të gjetura nëpër Europë.
Por pas realizimit të plaçkitjes, tani ka ardhur koha e talljes. Pasi paguan qindra milionë euro, Shqiptarët do të paguajnë para të tjera, jo vetëm për studime, por edhe për të gjetur një zgjidhje të re për plehrat./Kapitali
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Nëntor14:46
Panairi i 28-të i Librit, ja si u ndanë çmimet këtë vit
Në Pallatin e Kongreseve ditën e sotme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të 28-të të Librit.
Tema ...
AKTUALITET
15 Nëntor14:33
Vjedhje dhe korrupsion/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve
Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria ndodhet pa mbështetjen financiare të fondeve IPARD, programi më i rëndësishë...
AKTUALITET
15 Nëntor14:23
Familja bllokohet nga flakët, fëmija i mitur nxirret nga zjarrfikësit përmes ballkonit
Momente paniku në banesën e përfshirë nga zjarri në Astir. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar ...
AKTUALITET
15 Nëntor14:07
Leskoviku qyteti ku janë larguar të gjithë të rinjtë, vetëm të moshuar shikon
Leskoviku
Leskoviku, qyteza e vogël në juglindje të Shqipërisë dhe pjesë e Bashkisë Kolonjë, përballet me kont...
AKTUALITET
15 Nëntor13:50
EMRAT/ Zbulohet shtëpi bari në Shkodër, pesë të arrestuar, mes tyre punonjës të OSHEE-së
Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër.
Për pasoj...
AKTUALITET
15 Nëntor13:32
Nga ‘zhgënjimet’ për protestën e 7 korrikut te referendumi për barazinë gjinore, ja si përgjigjet Berisha
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e fundit të opozitë...
AKTUALITET
15 Nëntor13:20
Majlinda Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: E kam denoncuar me dhjetëra herë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi marrjen të pandehur nga SPAK të Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec....
AKTUALITET
15 Nëntor13:07
“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha “thumbon” Ramën: E mira për të është droga
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës, i cili e quajti “e keqja më e madhe e vendit”.
Berisha th...
AKTUALITET
15 Nëntor12:54
Berisha tregon skenarin e protestës: Do të hapim një "parlament" para kryeministrisë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët u pyet për protestën e ditës së hënë, dhe ...
AKTUALITET
15 Nëntor12:37
7 milionë euro për spektakël me Giro d’Italia / Berisha: Pacientët pa ilaçe, luks në zyrat e Ramës por krizë në spitale
Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi se Edi Rama shpenzoi 7 milionë euro për spektaklin me “Giro d’Italia”, duke shtuar se...