Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
TIRANË- Bashkia e Tiranës parashikon të shpenzojë rreth 2,7 mld lekë apo 27 mln euro për ndërtimin e banesave sociale për vitet 2024-2026. Me planin 5 vjeçar të strehimit për vitet 2022-2027 synohet të përmirësohet çështja e strehimit për 4 mijë familje në Tiranë. Me qëllim zbatimin e këtij programi social Bashkia e Tiranës parashikon të përdorë fondin me vlerë 3 mld lekë i krijuar në vitet 2020-2024 nga kontributi i sektorit privat nëpërmjet taksës 3% të strehimit social.
Në zbatim të planit 5-vjeçar të strehimit, Bashkia e Tiranës ka miratuar në fazën e parë, si zona më të përshtatshme për zhvillimin e programeve sociale, 2 sipërfaqe truall në rrugën “Hamdi Pepa” në njësinë bashkiake nr.6 në Kombinat.
Projektvendimi “Për përcaktimin e pasurive nr. 3/326 dhe nr. 3/665, ZK 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, si zonë në zhvillim, me qëllim ndërtimin e banesave sociale” do t’i propozohen për miratim Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme.
“Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, nëpërmjet shkresës nr. 43166/1, datë 14.11.2024 na informon se në zbatim të nenit 50 të ligjit të lartpërmendur, kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale për periudhën 2020-2024 në total është 3.061.934.405 lekë. Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 kosto buxhetore për projektin ‘’Investime për ndërtimin e banesave sociale referuar kontributit të sektorit privat’’, në programin e strehimit social është 2.730.278.660 lekë, i shtrirë në dy vite buxhetore. Në këto kushte, efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga fondi i përfituar sipas parashikimeve të nenit 19, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, dhe nga vetë të ardhurat e Bashkisë Tiranë”, citohet në projektvendim.
Neni 19 i ligji “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, parashikon se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2,000 m2, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale. Po ashtu me vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2019 është vendosur, si e drejtë e zhvilluesve të lejeve të ndërtimit edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare.
Në projektvendim përcaktohet se në zbatim të parashikimeve të planit 5 vjeçar të strehimit 2022-2027, ku është parashikuar t’u sigurohet strehim afërsisht 4,000 familje të shpërndarë në 5 vite, vlerësohet e nevojshme në funksion të zbatueshmërisë së ligjit nr. 22/2018 “Për strehim social” i ndryshuar, planifikimi i sipërfaqeve të nevojshme të truallit për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi për ndërtimin e banesave sociale.
Programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin realizohet në troje që janë pronë e shtetit, njësive të vetëqeverisjes vendore ose private.
Fillimisht në zbatim të programit 5 vjeçar të strehimit, nga bashkia e Tiranës përcaktohen 2 sipërfaqe truall, përkatësisht në njësinë bashkiake nr.6 në Kombinat, si më të përshtatshme për ndërtimin e banesave sociale.
“Si rrjedhim, referuar përcaktimeve të shkresës nr. 43166/2, datë 15.11.2024, rezulton se pasuritë 3/326 dhe 3/665, zk 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, përmbushin kushtet si zona më e përshtatshme me qëllim vijimin e procedurave për shpalljen e zonës me qëllim strehimi social, referuar edhe të dhënave bazë të përdorimit të tokës, në përputhje me PPV-në dhe PDV-në të cilat janë për banim. Gjithashtu, referuar edhe tabelës nr. 26, të planit 5 vjeçar të strehimit, miratuar me vendimin e këshillit bashkiak të lartpërmendur, rezulton se numri më i madh i aplikuesve për programe strehimi në Bashkinë Tiranë, konkretisht subvencioni i qirasë është Njësia Administrative nr. 6.
Theksojmë se “Subvencioni i qirasë” është një instrument i programit të banesave sociale me qira, që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale.
Për sa më sipër, në përmbushje të parashikimeve të nenit 50, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar, duke qenë se programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin do të realizohet në pasuri në pronësi të Bashkisë Tiranë, kërkojmë Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit që ushtrin të drejtën e pronësisë dhe të vendimmarrjes, të miratojë projektvendimin “Për përcaktimin e pasurive me nr. 3/326 dhe me nr. 3/665, zk 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, si zonë në zhvillim, me qëllim ndërtimin e banesave sociale”, mbi ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore, për shpalljen e pasurive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, si “Zonë zhvillimi”, me vendim të Këshillit të Ministrave”, citohet në projektvendim.
Referuar të dhënave të projektvendimit, pasuria e parë me numër 3/326, e llojit “truall”, që vihet në dispozicion nga Bashkia e Tiranës ndodhet në rrugën “Hamdi Pepa”, me sipërfaqe totale prej 10.2 m². Pasuria e dytë me numër 3/665, e llojit “truall e ndërtesë”, ndodhet te rruga “Hamdi Pepa”, me sipërfaqe totale trualli prej 10458.81 m² dhe sipërfaqe totale ndërtimore prej 112 m²./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Deri në fund të gushtit qeveria shpërndau tek fermerët 390 milionë lekë apo rreth 3.9 milion&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Njësia 2 në kryeqytet dhe Kashari janë dy njësitë që në rrezikun e kombinuar të fatkeq...
Foto ilustruese TIRANË- Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumt...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paq&e...
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa bëhet me dije se...
KOSOVA- Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbajtur sot në Prishtin&e...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq para disa d...
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Një banesë në fashtin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbr...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se hetimet për organizatat kriminale të drejtuar nga Suel Çela po vijojnë. Lala n&eum...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se edhe gjuha shqipe është prezente në platformën “Matrix”. Lala e ftuar në...