Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Për vitin 2025 do të jenë 530 punonjës së administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje apartament banimi.
Në Fletoren zyrtare hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të punësuarve përfitues në administratën publike, për vitin 2025”.
“Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0%. Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike, për vitin 2025, janë, gjithsej, 530 të ndara, si më poshtë:
90 kuota, Ministria e Brendshme; b) 90 kuota, Ministria e Arsimit dhe Sportit; c) 80 kuota, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë; ç) 30 kuota, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; d) 30 kuota, Ministria e Mbrojtjes; dh) 30 kuota, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; e) 30 kuota, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; ë) 30 kuota, Ministria e Drejtësisë; f) 30 kuota, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; g) 30 kuota, Ministria e Financave; gj) 30 kuota, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; h) 30 kuota, Kryeministria”, thuhet në vendim.
Punonjësit e administratës publike që do të përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0% do të përzgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit.
Në sistemin e pikëzimit përcaktohet se për t’u trajtuar me kredi të butë do të jenë ata punonjës që nuk disponojnë banesë në pronësi; banon në një banesë të mbipopulluar, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi; punonjës që ka humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor; punonjës që banon në banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër.
Ndërsa kushtet sociale përfshijnë punonjësit, të cilët kanë jo më pak se dy vjet të punësuar në administratën publike, në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se shtatë vjet të punësuar në administratën publike, në momentin e aplikimit.
Për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes në plotësimin e kushteve sociale përcaktohen se do të përfshihen edhe punonjës, që i përket kategorisë “familje e re”, në kuptim të ligjit nr. 22/2018, të ndryshuar; punonjësit, të cilët kanë jo më pak se dy vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se pesë vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit.
Në Ministrinë e Brendshme kuotat do të plotësohen për punonjës, që ka jo më pak se një vit i punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit e që bën pjesë në përkufizimin e pikës 54, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”; punonjës, të cilët kanë jo më pak se pesë vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit; punonjës, të cilët i përkasin kategorisë “Familje e re”, në kuptim të ligjit nr. 22/2018, të ndryshuar; punonjës, të cilët i përkasin kategorisë “Të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjeç” D Familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë
Vendimi përcakton se në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe në tabelën bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara./Monitor
POGRADEC- Policia e Pogradecit, ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me aksionin ku janë kryer kontrolle për goditjen e armë...
HIMARA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për shembjen e digës dhe në Bashkinë e Himarës ku u dëmtua HEC-i ...
Foto ilustruese FIER - Një incident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier- Patos, pranë Drejtorisë s&...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Ish-kryetari komisionit për prokurimet publike në bashkinë Memaliaj, Ergi Shehu është v&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë ...
dy vasilet SARANDË- Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti të enjten një pjesë të zonës ...
Foto TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur...
foto ilustruese POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i sotëm policor në Pogradec. RENEA, FNSH, Forcat Shqiponja dhe p...
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që planifikoj...
Foto ilustruese BERAT- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se arrestimi ...