Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GREQIA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 95-vjeçare. Kryepeshkopi Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në një familje besimtarësh ortodoksë në Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jisu Krishtit. Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: ”Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin”. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.
Pas shërbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin orthodhoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.
Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore orthodhokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme.
Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante: “Kisha pa mision është një kundërshtim termash… Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.
ATHINA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pa...
Foto ilustruese TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtp&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Turizmi kulturor duket se ka rritur peshën e tij në totalin e turizmit në vend ku vizitorët në kala, ...
Foto SHËNGJIN- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sër&e...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një postimi në llogarinë...
foto nga vendngjarja TIRANË- Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai puno...
foto nga vendngjarja KAMËZ- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçari i cili u ...
foto ilustruese IZRAEL- Sundor, pjesë e grupit EL AL Israel Airlines, e themeluar në vitin 1977, ka njoftuar hapjen e një linje të...