‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Qendrat e masazheve në Shqipëri janë kthyer në një vend parajsë prostitucioni. Piranjat e kanë trajtuar dhe në sezonet e mëparshme fenomenin e lulëzimit të prostitucionit në këto vende, ndërsa javën e kaluar u morën me rastin specifik të një personi.
Titi, hidraulik me profesion, ishte frekuentues i rregullt i qendrave të masazheve. Aty njohu një vajzë 22-vjeçare që i ofronte shërbime ekstra. 58-vjeçari e çoi marrëdhënien e tij me vajzën në tjetër nivel duke krijuar një lidhje dashurie me të renë.
“Shkëmbyem numrat e telefonit dhe më ftoi t’i rregulloja ca gjëra te shtëpia. Aty më pas u afruam më shumë dhe kaluam në marrëdhënie seksuale. Kemi bërë seks te qendrat e masazheve, në hotel, në shtëpi ditore me qira, te shtëpia e saj, në Durrës, por gjithçka ndryshoi pas 6 muajsh që kishim marrëdhënie”.
Vajzës së re i humbi interesi, pasi e shtrydhi mire duke i kërkuar para Titit. Eva i dërgoi një foto sikur kishte prerë damarët dhe Titi lajmëroi policinë dhe ambulancën. Aty e kuptoi se vajza ishte tallur pas një telefonate me babain e saj. Ky i fundit i tha të mos shqetësohej, por problemet ishin hapur.
“Vajza më bëri denoncimin e pare. Më morën në polici sikur kisha shkuar te shtëpia e saj dhe e shqetësoja me zilen e biçikletës në orën 2-3 të natës. Nuk kishin prova. E tërhoqi denoncimin, më pas u pajtuam sërish. Nuk e kam përndjekur, nuk e kam shqetësuar, ka qenë dëshirë e përbashkët."
“Çudia ndodhi në gusht, marrim shtëpi ditore me qira. Ajo mbylli derën mori çelësin dhe lajmëroi policinë sikur po e përdhunoja. Më kapi policia dhe më dënoi me 20 muaj burg, bëra 9 muaj. Eva është prostitutë. Ka punuar dhe jashtë vendit."
“Dal nga burgu marr vesh se ka sërish një denoncim për mua, për urdhër mbrojtje”, tha Titi.
Fjalët e tij i marrim me pikëpyetje, pasi na duket e habitshme që ka kaq shumë informacione për vajzën dhe di aq mire lëvizjet e tij.
E çojmë kërkimin tonë në një tjetër nivel, shkojmë te motra e Evës për ta pyetur anën e kujt mban.
“Kam 2 vite që kam marrëdhënie të ftohta me motrën time. Ajo punon si prostitute në qendra masazhi. Babai e di, madje ka dhe bekimin e tij sepse e mban me lekë. Babai më ka thënë më mire si prostitute se fiton 100 euro për 30 minuta, se sa kështu si jam. Ka urrejtje për mua. Titi ka të drejta, pasi Eva e ka zhvatur dhe e ka futur në burg”, tha ajo.
Bëjmë lëvizjen e fundit dhe shkojmë te shtëpia e Ardianit, babait të vajzave dhe aty rastësisht dhe për fatin tone të mire gjejmë dhe Evën. Na presin fillimisht në shtëpi dhe më pas në momentin që sheh kamerën Eva reagon shumë keq.
Më pas nis dhe rrëfimi i saj.
“Nuk kam punuar kurrë në qendra masazhesh. Nuk e njoh as Titin. Ai më ka shantazhuar mua dhe familjen time. Hapte profile në rrjete sociale për mua, në verën e shkuar ishin 25 profile në emrin tim. Si të mos e denoncoja?”.
Babai, Ardiani, mban anën e vajzës së tij në versionin e saj të historie.
“Vajza ime ka të drejtë, Titi e ka kërcënuar. Më ka thënë dhe mua se do e gjej vajzën në qendër masazhesh, por nuk e kam gjetur”.
Pas kundërshtimeve dhe fakteve që i ballafaqon gazetari i Piranjave, Eraldo Harlicaj, Eva dhe babai humbasin qetësinë dhe ngrenë zërin.
“Nuk jam unë! Titi gënjen, nuk jam unë”. Ardiani, babai i Evës, më pas pranon se i ka thënë vajzës së tij më mire të ishte prostitute se sa të fusë hundët në punët e Evës.
“Po, e vërtetë. I kam thënë vajzës që më mire të jetë prostitute se fiton 100 euro për 30 minuta, se sa të fusë hundët në punët e Evës. Edhe sikur Eva të jetë vërtetë, çfarë i duhet kësaj se çfarë bën”.
Ai e aprovon indirekt, por kalojmë dhe te përballja mes Titit dhe Evës. Marrim në telefon Titin dhe ky i fundit, ia përsërit akuzat dhe në sy. “Ti gënjen, ne njihemi dhe kemi qenë në disa vende së bashku. Kemi qenë së bashku dhe në momentin që na ka arrestuar policia”.
Për t’i vendosur kapak mendon babai i vajzave që pasi mendon se kamerat janë të fikura tregon autoritetin në shtëpinë e tij duke mbyllur grupin e xhirimit brenda.
Fatmirësisht reflekton shpejt dhe në fund largohet me urimet më të mira për “Piranjat”!
Foto ilustruese Historia e denoncuar në emisionin “Piranja” ka të bëjë me një adoleshente nga një qytet jugor...
Pak javë më parë publikuam historinë e Xhevdet dhe Ibrahim Xhafës. Ata janë dy vëllezër që akuzohen për traf...
Florjan Binaj Nga Florjan Binaj Me 17 maj u mbushën 3 vjet nga vrasja e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar, nuk ishte vetëm nj&eum...
Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit Italian “Neotes”, i cili në bashkëpun...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, xhindet, djajtë, dhe çdo fuqi të mbinatyrshme që ju ka pushtu...
Turistët në Theth nisin të shkojnë të shumtë që në muajin mars. Natyra aty është mahnitëse dhe shum&eum...
Një 24 vjeçar nga Sardenja kishte disa javë që ishte i arratisur dhe mburrej për këtë në Facebook, duke u tallur me ...
Numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit prill është ulur me 25%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një...
Gjykata e ka dënuar me burg të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin. Devi Kasmi u ekzekutua në...
Agjencia kombëtare e Krimit në Britaninë e madhe do të hetojë avokatët që dyshohet se ndihmojnë bandat kriminale, e q&...