
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Kapshticë–Kostur, në territorin grek, rreth 15 kilometra larg pikës kufitare të Kapshticës.
Sipas informacioneve një automjet ku udhëtonin tre vajza shqiptare është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas është përmbysur në mes të aksit. Si pasojë e aksidentit, njëra prej vajzave ka mbetur e plagosur rëndë. Në pamje, ajo shihet e shtrirë në rrugë, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë deri në momentin e mbërritjes së ambulancës.
Sipas dëshmisë së një qytetari që ndodhej në vendngjarje dhe dërgoi pamjet, vajza që ka mbetur më rëndë ishte pasagjere në sediljen e pasme të automjetit dhe dyshohet se është hedhur jashtë mjetit pas përmbysjes së makinës.
Ndërkohë, drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja tjetër kanë pësuar dëmtime më të lehta.
Të treja vajzat janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të njëjtit burim, vajzat kishin hyrë në territorin grek nga Shqipëria pak para aksidentit dhe të treja rezultojnë shtetase shqiptare.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e betonit në anë të rrugës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Mars21:20
Rrëzohet kompania e skandaleve/ KPP ndryshon fituesin e tenderit 1.3 mln euro të uësjellësit në Gjirokastër
Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit kontrovers për ndërtimin e Ujësjellësit të fshatrave Kolonjë dhe Picar ...
AKTUALITET
9 Mars21:12
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Task Forcës në AKUK
Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është...
AKTUALITET
9 Mars20:50
EMRI/ Sherri mes dy turqve në Sauk, identifikohet i plagosuri me armë zjarri
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Halil Uçari, i cili...
AKTUALITET
9 Mars20:45
“Jemi në terror nga qentë”/ Banorët e Uznovës kërkojnë zgjidhje nga autoritetet: Nuk hapim dot as dritaret
Banorë të lagjes Uznovë në Berat, kanë ngritur shqetësimin pranë redaksisë së Piranjat news për një sit...
AKTUALITET
9 Mars20:35
Aksident në Shkodër/ Automjeti përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.
Në një rru...
AKTUALITET
9 Mars20:23
Të shtëna me armë zjarri në një restorant në Tiranë, qëllohet një shtetas turk/ Detajet e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tir...
AKTUALITET
9 Mars19:58
VIDEO/ Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri. Vajza e huaj flet për Afp: Na u premtua punë e mirë!
Një numër gjithnjë e në rritje grash po tërhiqen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vendet e varfr...
AKTUALITET
9 Mars19:23
SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese
Në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2025, Prokuroria e Posaçme raporton arritjet në hetimet kundër korrupsion...
AKTUALITET
9 Mars19:04
Projekti 5.1 milionë euro/ SPAK blen pajisjen e teknologjisë së lartë për qendrën e përgjimit
Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posa&c...