AKTUALITET

Përmbytjet e janarit: klimë ekstreme apo infrastrukturë e dështuar?

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 14:09

Përmbytjet e janarit: klimë ekstreme apo infrastrukturë e

Përmbytjet janë një problem madhor në vendin tonë, i përkeqësuar nga urbanizimi i shpejtë dhe ndryshimet klimatike, duke kërcënuar ekosistemet, komunitetet dhe stabilitetin socio-ekonomik të vendit.

Shqipëria është ndër vendet me riskun më të lartë nga fatkeqësitë në Evropë, ku përmbytjet, zjarret, rrëshqitjet e dheut dhe tërmetet kanë prekur 95% të bashkive në dy dekadat e fundit.

Sipas Raportit të Gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC AR6), ngjarjet ekstreme të nivelit të detit, që shpesh çojnë në përmbytje bregdetare, pritet të bëhen më të shpeshta dhe më intensive gjatë shekullit XXI në pothuajse të gjitha rajonet e botës.

Studimet paralajmërojnë se, pa masa të forta zbutjeje dhe përshtatjeje, përmbytjet bregdetare në Evropë mund të shkaktojnë dëme vjetore deri në 240 miliardë euro deri në vitin 2100, një rritje dramatike krahasuar me dëmet aktuale.

Në Shqipëri, reshjet vjetore kanë qenë në rënie dhe shpërndarja e tyre gjatë vitit ka ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në reshje intensive gjatë dimrit dhe periudha të gjata pa shi. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, në dekadën e fundit janë regjistruar përmbytje të shumta, kryesisht në rajonet veriperëndimore të vendit, përfshirë Shkodrën dhe Lezhën, ku dëmet e shkaktuara në bujqësi dhe infrastrukturë kanë arritur shifra miliona Euro.

Edhe pse ndryshimet klimatike prekin çdo vend, Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj bregdetar në Evropën Jugore, si dhe për shkak të kushteve të saj socio-ekonomike, institucionale dhe rregullatore, përballet me risqe klimatike veçanërisht të larta.

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të riskut dhe ekspozimit ndaj fatkeqësive ndër vendet evropiane, ku ngjarje klimatike si përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut, së bashku me fatkeqësi të tjera natyrore si tërmetet, kanë prekur 95% të bashkive gjatë dy dekadave të fundit.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rënda, ku skenarët klimatikë parashikojnë periudha më të gjata, më të nxehta dhe më të thata, si dhe rritje të vazhdueshme të nivelit të detit, duke ndikuar në burimet ujore të vendit, bujqësia, turizmi, shëndeti publik, sektori energjetik dhe zonat bregdetare. Vlerësimet e kujdesshme tregojnë se dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë deri në 7% të PBB-së vetëm në vitin 2050.

Zhvillimi urban në Shqipëri reflekton sfidat e kësaj klimë të ndryshuar. Vendit i mungon një zhvillim i barabartë territorial; ndërsa zona Tiranë–Durrës dominon zhvillimin ekonomik dhe social, rajonet malore dhe ato qendrore mbeten pas, duke krijuar sfida për balancën dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve.

Rreth një e treta e popullsisë jeton në zonat bregdetare, duke përfshirë qytete si Tirana, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku janë përqendruar urbanizimi dhe aktiviteti ekonomik.

Reforma e qeverisjes lokale e vitit 2015 strukturoi vendin në 61 bashki, të udhëhequra nga Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Hapsirës “Shqipëria 2030” dhe planet vendore, të cilat përcaktojnë përdorimin e tokës dhe zhvillimin territorial.

Urbanizimi është në rritje të shpejtë në Shqipëri, ku popullsia urbane pritet të arrijë në 78,2% të popullsisë së përgjithshme deri në vitin 2050. Megjithatë, ndërtesat e qyteteve janë një kombinim ndërtime formale dhe vendbanimesh informale, shpesh të vendosura në zona me rrezik, duke e bërë urbanizimin më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Katër zona klimatike, nga fushat bregdetare deri në zonat malore, formësojnë mënyrën se si qytetet ndërtohen dhe zhvillohen, duke kërkuar planifikim të kujdesshëm dhe adaptim të qëndrueshëm. Megjithëse aktualisht sektori urban përballet me nivele relativisht të ulëta rreziku, këto do të rriten ndjeshëm në të ardhmen. Në qytetet shqiptare, rreziku klimatik do të ndikojë në të gjithë aspektet e jetës urbane, duke përfshirë zonat rezidenciale, shërbimet komunitare, objektet ekonomike dhe rrjetet e furnizimit me energji, ujë dhe transport.

Parashikimet klimatike kombëtare tregojnë një klimë më të nxehtë dhe më të thatë deri në vitin 2050, me temperatura mesatare vjetore që do të rriten me 2°C dhe temperatura maksimale vjetore me 2.8°C. Reshjet pritet të ulen me rreth 6%, ndërsa niveli i detit mund të rritet deri në 28 cm.

Ngjarjet ekstreme, si reshjet intensive dhe valët e nxehtësisë, do të shtohen, duke krijuar presion të shtuar mbi qytetet dhe infrastrukturën, veçanërisht në zonat bregdetare si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Shkodra.

“Politikat e planifikimit të territorit, të konkretizuara në planet e përgjithshme vendore apo në instrumente të tjera planifikimi, mbeten kryesisht të shkëputura nga politikat e parandalimit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo mungesë ndërveprimi reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e ekspozimit të territorit ndaj fatkeqësive natyrore, si përmbytjet, rrëshqitjet e dherave apo erozioni bregdetar. Ndërkohë, praktikat bashkëkohore të planifikimit territorial tregojnë se një lidhje e fortë midis planifikimit dhe reziliencës territoriale është thelbësore për minimizimin e rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe faktorët që i përkeqësojnë ato.

Në kontekstin shqiptar, kjo situatë rëndohet edhe më tej nga mosfunksionimi i politikave të planifikimit dhe kontrollit të territorit, ku një pjesë e konsiderueshme e ndërtimeve zhvillohen në mënyrë informale, ndërsa proceset e formalizimit vijojnë të jenë të dobëta dhe joefektive. Në nivel qendror, ekzistojnë gjithashtu instrumente ligjore që u mundësojnë institucioneve dhënien e lejeve të ndërtimit pa garantuar zbatimin real të parimeve për minimizimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Kjo vihet re veçanërisht në dhënien e lejeve për ndërtime apo resorte turistike në zona të njohura si vulnerabël ndaj rreziqeve klimatike. – Shprehet për Klima Sot, Imeldi Sokoli, Ekspert i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisor Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Për t’i përballuar këto sfida, Plani Kombëtar i Përshtatjes (NAP) i Shqipërisë 2026–2036 ka përcaktuar 66 masa prioritare, me një kosto të parashikuar implementimi prej 9.8 miliardë dollarë. Pa këto masa, vendi mund të përballet me humbje që tejkalojnë 17 miliardë dollarë, duke përfshirë dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime sociale. Analizat nga rajoni tregojnë se për çdo 1 euro të investuar, vlera e kthimit varion nga 2 deri në 10 euro, me përfitime që përfshijnë reduktimin e humbjeve, rritjen e potencialit ekonomik dhe bashkëpërfitime sociale e mjedisore.

Në sektorin urban, masat përfshijnë planifikim hapësinor të integruar me klimën, përditësimin e planeve kryesore të qyteteve për të përfshirë rritjen e nivelit të detit dhe rreziqet nga përmbytjet. Po ashtu, përfshihet forcimi i infrastrukturës dhe standardeve të ndërtimit për ndërtesa dhe objekte kritike, si dhe menaxhimi i rrezikut nga përmbytjet përmes planeve emergjente dhe sistemeve të qëndrueshme të kullimit.

Një tjetër përpjekje strategjike është krijimi i infrastrukturës së gjelbër dhe gjelbërimi urban për të zbutur efektet e “ishujve të nxehtësisë”, për të përmirësuar biodiversitetin dhe cilësinë e ajrit. Kostoja e këtyre masave në sektorin urban llogaritet rreth 2.72 miliardë dollarë, që përfaqëson afërsisht 28% të buxhetit të NAP-it.

“Në nivel politikash, fokusi duhet të zhvendoset drejt rolit udhëheqës të bashkive, të cilat kanë përgjegjësinë kryesore për orientimin e zhvillimeve territoriale. Planet e përgjithshme vendore duhet të përshtaten dhe të harmonizohen drejtpërdrejt me strategjitë e reduktimit të riskut nga fatkeqësitë natyrore, duke qenë se këto dokumente nuk mund dhe nuk duhet të funksionojnë të shkëputura nga njëra-tjetra. Pa këtë ndërveprim, planifikimi territorial humbet funksionin e tij parandalues dhe mbetet një proces formal, pa ndikim real në rritjen e reziliencës së territorit.

Paralelisht, projektet e infrastrukturave kritike kërkojnë një kornizë më të fortë ligjore, që rrit standardet e sigurisë ndaj një game të gjerë rreziqesh natyrore, nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave, deri te valët ekstreme të nxehtësisë apo aktiviteti sizmik. Në rastet kur projektet prodhojnë efekte të pakthyeshme në territor, ato duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me paketa të detajuara masash për zbutjen e ndikimeve mjedisore dhe klimatike, të cilat të jenë të detyrueshme dhe të monitorueshme.
Një instrument shtesë me rëndësi do të ishte hartimi i një rregulloreje kombëtare për parametrat e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore. Kjo rregullore duhet të përfshijë veprat infrastrukturore, infrastrukturat kritike publike (si institucionet arsimore, shëndetësore dhe administrative), hapësirat publike urbane, si dhe ndërtimet shumëkatëshe, duke i shoqëruar këto me protokolle të qarta sigurie dhe reagimi në raste emergjente.

Në këtë kontekst, përmbytjet e infrastrukturës, valët e nxehtësisë dhe rritja e nivelit të detit përbëjnë kërcënime të drejtpërdrejta për qytetet më të mëdha, veçanërisht ato bregdetare. Këto sfida kërkojnë masa urgjente për adaptim dhe investime të mirëorientuara për forcimin e qëndrueshmërisë urbane. Vetëm përmes veprimeve të koordinuara ndërinstitucionale dhe investimeve strategjike afatgjata, Shqipëria mund të sigurojë që qytetet e saj të mbeten përfshirëse, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj krizave klimatike të së ardhmes.”- shprehet Imeldi Sokoli. /Klima.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë