Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...

Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre të fundit, ku ka sqaruar se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Xama thotë se fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.
Ajo thekson më tej se administrata e thesarit nuk mund të ekzekutojë fonde shtesë nëse ato nuk janë të parashikuara dhe të disponueshme në llogarinë ekonomike. Sipas saj, thesari nuk mund të ekzekutojë një urdhër-shpenzim me vlerë më të lartë pa fondet përkatëse, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me rregullat buxhetore dhe mund të krijonte edhe detyrime të prapambetura.
Gazetarja kritikon edhe institucionet e drejtësisë që kërkojnë ekzekutimin e pagave pa pasur fondet përkatëse në dispozicion. Në fund, Xama shton se përgjegjësia kryesore për situatën mbetet te qeveria për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ajo nënvizon se shkelja e një ligji nuk mund të kundërshtohet përmes një tjetër shkeljeje ligjore.
Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve konfirmon se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.
Dukshëm ky vendim nuk është zbatuar dhe është një shkelje nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Shkelja mund të jetë e Ministrit të Financave i cili ka detyrimin për t’i propozuar Këshillit të Ministrave projektligje të karakterit financiar, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nëse akti është depozituar por nuk i është paraqitur brenda afateve Këshillit të Ministrave, ose Këshillit të Ministrave që nuk e ka miratuar nëse i është paraqitur.
Nga ana tjetër, që administrata e thesarit të kalojë fondet përkatëse në një llogari financiare do të duhet që paratë të gjenden në llogarinë ekonomike. Nëse ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” nuk është ndryshuar dhe nuk ka prodhuar efekte financiare, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Buxhetit nuk ka si të reflektojë në buxhet ndryshimet përkatëse, pasi do të shkelte Ligjin për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Në rastin në fjalë, thesari nuk ka si ekzekuton një urdhër-shpenzimi me vlerë më të lartë sepse do të ishte në shkleje të ligjit dhe rregullave buxhetore, madje dhe të natyrës penale pasi do të krijonte detyrime të prapambetura.
Si titullari i një institucioni të drejtësisë (nëpunësi autorizues) edhe drejtori i financës i këtij institucioni (nëpunësi zbatues) që ka bërë kërkesën për derdhjen e pagave pa patur fonde në llogarinë ekonomike, praktikisht ndodhen në shkelje të ligjit. Patjetër që shkelja e parë është e qeverisë që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por shkleja e ligjit nuk luftohet duke shkelur ligjin. Në shoqëritë me demokraci të konsoliduar situata të tilla thjesht nuk ndodhin. Në rastin e Shqipërisë do të ishte më mirë që pala e prekur nga padrejtësitë e ekzekutivit të shkelë etikën dhe të protestojë - sesa të marrë vetë vendime në shkelje të ligjit!
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...
39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e...
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në zonën e Lezhës, duke rikthyer ndërhyrjen e forcave në terren. Situata është shf...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar në zonën e Lungomares. Shkak i k...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...