AKTUALITET

‘Përplasja’ e Ramës me agjentët e BKH/ Ish-kreu i KLP, Balla: Kur trokasin në derë, mund të të vënë dhe prangat

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 09:28

‘Përplasja’ e Ramës me agjentët e BKH/ Ish-kreu i

Në një analizë të thelluar mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka komentuar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, performancën e sistemit dhe marrëdhëniet e tensionuara mes politikës dhe institucioneve të reja.  Balla komenton dhe tensionet e fundit mes Kryeministrit dhe BKH-së.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Balla shpjegoi se ndërsa SPAK dhe BKH po performojnë mirë, sistemi në tërësi vuan nga vonesa të jashtëzakonshme, teksa e vë theksin te nevoja për konsolidim të mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale.

Duke folur për procesin e pyetjeve ndaj kandidatëve për drejtimin e SPAK, Balla i cilësoi ato si "shumë në numër", duke vënë në dukje se gjysma e anëtarëve të KLP-së qëndruan pasivë. Ai argumentoi se pyetjet duhet të ishin fokusuar më shumë te aftësitë menaxheriale të kandidatëve për të drejtuar një strukturë komplekse, sesa te çështje që lidhen me kualifikimet bazë prokuroriale.

Lidhur me zgjedhjen e kreut të ri, Balla theksoi se vendimi u bazua te karakteri dhe mosha e re e fituesit, gjë që premton një performancë më të mirë në të ardhmen. Fakti që ai mori shtatë vota, një shifër rekord, sipas Ballës, legjitimon plotësisht zgjedhjen dhe tregon një mbështetje të fortë brenda Këshillit. Ai hodhi poshtë idenë se CV-ja me dosje të bujshme ishte faktori i vetëm përcaktues, duke kujtuar se të gjithë kandidatët kishin një historik të ngjashëm.

Në një vështrim më të gjerë, Balla vlerësoi se "makineria e drejtësisë po performon mirë", veçanërisht pjesa që i takon SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), megjithëse me një ritëm disi të ngadaltë. Problemi kryesor, sipas tij, mbeten gjykatat civile dhe administrative, ku proceset zgjasin nga 7 deri në 10 vjet, duke errësuar çdo rezultat pozitiv.

Duke komentuar tensionet e fundit mes Kryeministrit dhe BKH-së, Balla e sheh situatën si një "retorikë politike", por që shërbeu për të sqaruar publikisht se BKH është një forcë e armatosur me atribute të plota të policisë gjyqësore. Ai theksoi se askush, pavarësisht postit, nuk duhet të pengojë hetuesit në kryerjen e detyrës, pasi ata veprojnë me urdhër të prokurorit ose gjykatës.

Një tjetër pikë e nxehtë, ajo e pagave të magjistratëve, u sqarua nga Balla si një çështje teknike dhe jo thjesht një kërkesë për rritje page. Sipas tij, magjistratët kërkojnë indeksimin e pagave të tyre në raport me rritjen që pësoi administrata publike, një diferencë që u krijua pas miratimit të ligjit të ri.

Ai e mbështeti këtë kërkesë si të nevojshme, për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në përmbyllje të intervistës, Balla theksoi nevojën për të përmirësuar dhe konsoliduar marrëdhëniet me mediat, BKH-në, KLP-në dhe Parlamentin, pasi pas gjashtë vitesh funksionim, "asnjë lloj gabimi nuk mund t'ia falim më" strukturës së posaçme.

Deklarata:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tre lloj pyetjesh. Pyetjet e para kanë të bëjnë kur zgjidhen prokurorët, pra nga radhët e prokurorit të juridiksionit të zakonshëm për t'u bërë prokurorë të posaçëm. Pyetja e dytë kur zgjidhet drejtuesi dhe lloji i tretë është pyetja kur drejtuesi i i prokurorisë së posaçme raporton një herë në vit përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pyetjet këtë radhë mendoj ishin, për mua ishin shumë, domethënë, mundet Këshilli edhe të kufizojë pak me pyetjet, sepse unë pashë që gjysma e Këshillit ndenji pasive. Domethënë, po të vini re, më shumë pjesa e shoqërisë civile dhe nga dy prokurorë u bënë pyetje. Kurse pjesa tjetër, nja katër prokurorë me sa keni parë dhe ju, ndenjën pasivë dhe nuk kishin pyetje. Mundet që ishte një numër më i kufizuar pyetjesh dhe që kryesisht duhet të kishin bërë me faktin që se sa këta kandidatë për drejtues të prokurorisë së posaçme janë të aftë të drejtojnë një strukturë. Jo pyetje të karakterit që ne ua bënim kandidatëve për t'u bërë prokurorë, gjithsesi pyetjet edhe unë po të isha kryetar nuk mund të ndaloja asnjë anëtar të Këshillit që të bëja pyetje, secili ka mund t'i ftojë tek ta kishin nivelin e pyetjeve, integritetin.

Secili është i zgjedhur nga kuvendi dhe pastaj, ndonjëherë ne na bën çudi, por ka dhe pyetje të shkurtra që janë filozofike dhe kuptoj ju gazetarët gjithmonë thoni nuk ka pyetje të këqija, ka vetëm përgjigje të këqija. Kështu që pastaj aty është Ju patë më shumë pyetje të këqija apo përgjigje të këqija? Nuk pashë as pyetje të këqija, as përgjigje të këqija, për hir të vërtetës. Të katër kandidatët kanë performuar shumë mirë. Ju e patë, dikush u zgjat, dikush ishte më konciz, por rëndësi ka që ata e prezantuan veten para Këshillit dhe para publikut.

Të katër prokurorët që kandiduan kanë dosje të bujshme, të suksesshme. Ideja është që ai u zgjodh prej karakterit besoj. Amerikanët nuk e di sa rol kanë lozur këtu. Unë u bënë muaj që jam shkëputur, por u zgjodh, mbase edhe nga mosha e re. Ka qenë më i riu nga të katër kandidatët dhe në një moshë të performojë edhe më mirë, se kuptohet edhe mosha, pavarësisht se ata nuk janë në një moshë të diferenca të mëdha. diferenca të mëdha, por gjithsesi mori shtatë vota, që është hera e parë që drejtuesi merr një numër të tillë votash, kështu që nuk mund ta paragjykojmë dhe fitorja nuk e gjykojmë, fituesi asnjëherë nuk gjykohet. Absolutisht. Besoj Këshilli e ka vendosur drejtë, e ka merituar.

Makineria e drejtësisë po performon mirë, të paktën kjo pjesa e prokurorisë së posaçme, SPAK-u, Byroja Kombëtare e Hetimit, me pak ngadalësi, por po performon. Pastaj pjesa e drejtësisë në përgjithësi, gjykatat civile, administrative janë tepër ngadalë, ato nuk bien në sy derisa ka vonesa të jashtëzakonshme, të mëdha, domethënë që nga shtatë deri në 10 vjet për të përfunduar një proces gjyqësor. Dhe kjo është domethënë pjesa më e dobët që mendoj që në drejtësi. Janë konsoliduar tashmë këto organet e reja, pavarësia e prokurorëve, mënyra e zgjedhjes, organeve drejtuese, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, janë të themi janë gurët themeltarë që e kanë forcuar këtë infrastrukturë, por ne presim rezultatet të dukshme. Qytetarët presin të zgjidhin hallin, gjyqet, se në fund të fundit ne të gjithë, duam apo s'duam, do kalojmë nga ajo portë e drejtësisë, për një problem familjar, civil, administrativ, qoftë edhe penal, kështu që ne duam të gjithë, në qoftë se, pra të gjithë qytetarët, në qoftë se kemi probleme me ekzekutivin, kemi sorollatemi apo vonohemi, ne prapë shpresën e fundit para se të shkojmë te Zoti e kemi te drejtësia. Kështu që ndaj është dhe kjo vëmendje e shtuar të themi që ne të gjithë i kemi sytë nga këta 700 apo 800 burra dhe gra të sistemit të drejtësisë. Aq është numri total që i përcaktuar me ligj për të performuar dhe për të dhënë drejtësinë.

Problemi i BKH-së që ka përmendur dhe kryeministri ka një të mirë që e morën vesh të gjithë që Byroja Kombëtare e Hetimit është një forcë e armatosur, ka atributet e policisë gjyqësore dhe normal që mund të shkojë në çdo vend i armatosur. Pastaj kryeministri nuk besoj se ka frikë nga oficerët e policisë gjyqësore, sepse dhe vetë gardistët që e ruajnë janë të armatosur. Kështu që efekti i sigurisë këtu është zero. Gjithsesi kjo është, mbase retorikë për të parë nëse këta hetues shkojnë atje me iniciativën e vet apo me urdhër të prokurorit apo të gjykatës së posaçme. Po kam idenë që oficerët e policisë ose këta hetuesit e BKH-së, atje shkojnë për të këqyrur dokumentacion, për të sekuestruar në bazë të urdhrave të prokurorëve dhe në qoftë se u del ndonjë dokument që mendojnë që ka rëndësi për hetimin, ata mund ta marrin edhe me iniciativë. Askush nuk duhet t'i pengojë.

Në qoftë se të troket në derë prokuroria, qoftë me oficerët e policisë gjyqësore, të prokurorisë juridiksionit të zakonshëm apo qoftë edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, çdo njeri është i detyruar, të paktën këtë kushtetuta e thotë qartë, është i detyruar të zbatojë sepse ndryshe ti do merresh në përgjegjësi penale, qoftë gardist, qoftë sekretar, sekretar i përgjithshëm, shef sektori apo ku di unë, drejtor drejtorie, ti pengon hetimin dhe, oficeri apo hetuesi mund të vërë prangat në moment.

Problemi i rrogave ka qenë që në kohën kur ishim, kur isha dhe unë të paktën në Këshill. Nuk e di sa ja kanë shpjeguar kryeministrit, të paktën këshilltarët e vet, nëse e mbani mend para dy vjetësh gati, administratës ju indeksua, ju shtuan rrogat të administratës së lartë shtetërore apo dhe të mesme. Dhe në këtë moment, ajo pagë e magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, mbeti në vend. Pavarësisht se u krijua, u miratua dhe ligji i ri, u indeksuan me pagën e krye, e presidentit, se ajo do të jetë referencë, të paktën sipas formulës që kanë zgjedhur, rezulton që ky indeksim apo kjo rritje e pagës së administratës nuk përkon me atë të magjistratëve. Këtë po kërkojnë magjistratët, pra këtë ndryshim, këtë diferencë. Pra, indeksim, sepse ne me kushtetutë, të paktën që nga kushtetuta e 98-ës që është pas demokracisë, me kushtetutë është që pagat e magjistratit asnjëherë nuk mund të ulen. Pra vetëm mund të ngrihen. Me përjashtim tani kemi vënë te kushtetuta e re që në raste të jashtëzakonshme, ndonjë pandemi apo kur merret një masë disiplinore apo ndonjë rast kur ka probleme madhore shteti. Kështu që mirë bën që ta zgjidhi kushtetuesja apo gjykata.

Jo këto lekë në qoftë se i takojnë, unë mendoj që duhet t'i marrin. Të jesh magjistrat sot, je i privuar nga shumë gjëra, të cilat pjesa tjetër, të paktën e administratës shtetërore dhe mund ta, i ka më të kollajshme, mundet të punojë një, mund të ketë një hapje një biznes tjetër, kurse magjistratit nuk i lejohet. Ai sytë i ka tek ajo pagë dhe në qoftë se ne duam që ai të jetë solid, të jetë, të luftojë korrupsionin apo të japë një vendim të drejtë kur gjykon dy palë me miliona euro, duhet të paktën ne ta garantojmë si shtet.

Të presim se si do të japë përgjigjen Gjykata Kushtetuese. Për mendimin tim do ishte mirë që mos ta zgjaste. Mundet që për dy-tre ditë edhe mund ta të mblidheshin dhe ta jepnin një vendim. Unë personalisht mendoj që një interpretim Gjykata Kushtetuese për të përcaktuar cili është nëpunësi më i lartë shtetëror në Shqipëri që mund të pezullohet nga detyra, duhet ta japë, me thënë të drejtën, sidomos sepse ka një dualizëm mes të qenët deputet dhe ministër, ku kushtetuta dhe ligji e barazon edhe në qoftë se nuk je deputet dhe je ministër, ti barazohesh me të drejta dhe detyrime me ato të deputetit. Kështu që duhet ta japë një përgjigje Gjykata Kushtetuese, që të jetë jo vetëm për këtë moment, por dhe në të ardhmen. Nuk po hyj shumë te pjesa e akuzave ndaj zonjës Ballukut sepse duke qenë avokat nesër potencialisht mund të jem avokat i saj. Unë kam qenë vetë prokuror dhe të jesh prokuror normalisht dikur e kam pasur me humor, thosha prokurori nuk ndan dekorata. Prokurori vetëm ngre akuzën dhe dënon njerëz, të paktën me vendim gjykate. Kështu që, veç keqardhjes që ti mund të kesh përballë një shok, një mik, një të njohur, do zbatosh ligjin sepse ndryshe do të penalizohesh vetë.

Kjo tregon që ka një forcë karakteri, ai i barazon të gjithë përpara ligjit, siç duhet të jetë, çdo, pa pasur diferencime. Mendoj që zoti Dumani, siç dhe shpesh edhe në media dhe e kemi thënë që e ka ngritur goxha stekën e marrëdhënieve ose të veprimit që Prokuroria e Posaçme aktualisht ka performuar në Shqipëri dhe kushdo, po dhe meqenëse u zgjodh zoti Braho e ka kollaj tashmë që të mjafton të mbajë atë linjë, të paktën, jo të ashpërsimit, po të zbatimit të të drejtave të njeriut, në kuadër të hetimeve, kundër kujtdo personi, qoftë ai person zyrtar i lartë apo i mesatar, apo qoftë edhe nëpunësit e thjeshtë që janë objekt i SPAK-ut. Janë objekt që, unë po e mbani mend, kam thënë që s'duhet të tremben, por s'duhet, nuk duhet të zbatojnë ato vendimet e padrejta të të eprorëve se ndryshe do të penalizohen. Në marrëdhëniet e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, sidomos me median, me Byronë Kombëtare të Hetimit, me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo qoftë dhe me Parlamentin duhet të ketë, ka nevojë për të përmirësuar diçka, për t'u ndryshuar dhe për t'u konsoliduar kjo praktikë tashmë gjashtëvjeçare. Ka hyrë në, po hyj në vitin e shtatë kjo strukturë dhe është koha që asnjë lloj gabimi nuk mund t'ia falim më në të ardhmen. Qoftë ne si shoqëri civile, qytetarët apo dhe gjithë aktorët e tjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan