Bulevardi i mbushur plot/ Protestuesit me pankarta në duar: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...

Detaje të rej janë publikuar nga dosja e SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në të paktën tre episode të dokumentuara nga hetimet. Sipas dosjes hetimore të SPAK, të siguruar nga Syri.net, grupi përdorte nofka në SKY ECC për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Në një nga bisedat e zbardhura në SKY ECC, anëtarët e grupit flasin hapur për dështimin e një rruge trafiku në Mal të Zi. Në vijim të bisedës, anëtarët shprehin dyshime për bashkëpunim me autoritetet nga persona të përfshirë në rrugën e trafikut që u godit në Mal të Zi
Pjesë nga dosja e SPAK:
Sipas dokumenteve hetimore, nga këto biseda janë identifikuar edhe nofkat e përdorura nga disa prej anëtarëve të grupit kriminal:
• Bujar Sefa – “Venecia”
• Hajdar Sefa – “Bruxel”, “Detroit USA”, “GjoranKruja”
• Vidjan Baroka – “Rrushi”, “New ✌️”, “Plaku”, “979”
“Kanë ra kutitë dje në Podgoricë”, shprehet një prej të akuzuarve, duke iu referuar kapjes së një sasie prej 1.7 tonësh kanabis.
“Na marshin t’keqen”, ia kthen bashkëbiseduesi.
“Paskan bashkëpunu me shtetin ato që kishin rrugën që ra në Mal të Zi, mos mani gjo nëpër shpia”, thuhet në komunikimet e zbardhura.
Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim. Nga goditja e grupit në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.
Gjithashtu Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1”. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.
Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.
Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.
Avni Mekshi, 61 vjeç është administratori i kompanisë “Algrei Shpk”, i cili u arrestua pasditen e sotme pas vdekjes së ...
Në podcastin e Grida Dumës, aktori Bes Kallaku ka dhënë intervistën e tij të parë pas një periudhe të gjatë ...
"Unë e ndjej veten fajtor në një pjesë të gjësë, jam pjesë e baltës" Çfarë vëren hetimi? Dë...
Argjiri thotë në hyrje të rubrikës së “Shihemi në Gjyq” se ka punuar për 35 vjet në Greqi, por sot ës...
Një person me interes është ndaluar nga policia në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Universitetin Brown në ...
Një 64-vjeçar, punëtor për punime hidraulike, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë ...
Durrësi ka një histori 3.000-vjeçare, një pjesë e së cilës pret ende nën tokë për t’u zbuluar. Por p...
Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit duke përfshirë emrin e Ambasadës Ameri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi k...
Këto janë pamjet e bregdetit të Kunës në Shëngjin pas stuhive detare të javëve të fundit. Disa pisha dhjetër...