AKTUALITET

Përplasja për aksionet / Dorëhiqet administratori i Pacollit në aeroportin e Vlorës vetëm një muaj pas emërimit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 22:27

Përplasja për aksionet / Dorëhiqet administratori i Pacollit

Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Kapitali ka mësuar se një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm.”

Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë.

Doreheqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlores
Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport.

Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin per devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes.

Përplasja për aksionet / Dorëhiqet administratori i Pacollit

Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave. Aktualisht pronësia e aeroportit është e ndarë në masën 98 për qind për Pacollin dhe 2 për qind për Valon Ademin përmes kompanive të tyre respektive. Por Ademi pretendon se atij i takojnë 47 për qind e aksioneve, për shkak të investimeve që ka bërë në ndërtimin e aeroportit.

Mes dy aksionerëve ka dhe një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve në këtë raport, e nënshkruar dy vjet më parë, kur doli nga koncesioni shoqëria turke Yda Group. Por kontrata nuk është regjistruar në QKB. Flitet se një nga arsyet se pse Pacolli largoi Valon Llukën ishte pikërisht fakti se ky i fundit kërkoi të regjistrohej në QKB ndarja e re e kuotave.

Tashmë Behgjet Pacolli duket se është në konflikt me të gjithë dhe po eliminon çdo figurë të pavarur nga vendimmarrja për konsolidimin dhe kontrollin e plotë personal mbi një projekt strategjik kombëtar me qellime te dyshimta. Ky është një skandal i rëndë që cenon besimin publik, rrezikon integritetin e një investimi strategjik për Shqipërinë. Por mbi të gjitha ky konflikt e ka pezulluar pa afat ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili duhet të ishte hapur verën që shkoi dhe që tani rrezikon të mos përfundojë asnjëherë. Të paktën, jo pa u zgjidhur konflikti i ashpër mes dy aksionerëve./Kapital.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan