Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Rritja e vëmendjes për turizmin e aventurës duket se ka kthyer vëmendjen e institucioneve drejt përmirësimit të shtigjeve që përdoren kryesisht nga turistët e aventurës për eksplorim.
Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka çelur këtë të martë procedura prokurimi që kanë në objekt të tyre punë zbatimi në dy shtigje mjaft të frekuentuar nga turistët. Konkretisht bëhet fjalë për shtegun e Bovillës në Tiranë dhe atë Theth Valbonë në Veri të vendit. Në këto dy shtigje referuar dokumenteve punimet që do të kryhen janë të natyrave të ndryshme.
Shtegu Ish-Rezervati Liqeni i Bovilleës” Ky shteg përshkon terren malor dhe në vende të caktuara ka dhe hapësira të sheshta.
“Propozimi konsiston në pastrimin në tërësi të shtegut, rregullimin e hyrjes së shtegut nga ana e Rrugës Hida, si dhe nga ana e Rrugës së Arbrit. Të listuara ndërhyrjet si më poshtë:
Në pjesën hyrëse të shtegut, segmenti është pa gjelbërim, pra nuk ka barrierë mbrojtëse. Është propozuar vendosja e parapetit të kortenit në gjatësi prej 62m, derisa shtegu kalon përmes hapësirave të gjelbërta. Në zonën panoramike propozohet një hapësirë për yoga në formën e ballkonit panoramik prej druri. Propozimi tjetër është ballkon panoramik që shikon nga Liqeni i Bovillës. Ballkoni do të jetë me strukturë druri mbështetur në terren. Për pushim, përgjatë shtegut janë propozuar struktura druri për qëndrim dhe pushim. Strukturat janë gjysmë të mbyllura për të qëndruar dhe gjate ditëve me mot te keq. Në brendësi të fshatit Besh, është propozuar auditorium i hapur. Është menduar strategjikisht kjo hapësirë, për të shërbyer si për pushuesin e rregullt, si vizitorin e rastësishëm ashtu dhe banorët e fshatit. Në hyrje të shtegut nga Rruga e “Arbrit” është propozuar infopoint, sëbashku me stola betoni të mbuluar me dru.
Propozimi konsiston në pastrimin në tërësi të shtegut, rregullimin e hyrjes së shtegut, shtimin e itinerareve të reja për më aventurierët. Ndërhyrje e rëndësishme është identifikimi i shtegut që përshkohet në dimër dhe shtegut që përshkohet në verë.
Ballkoni panoramik është i pozicionuar në sheshin pranë hyrjes së shtegut, shikon pamjen e Luginës së Thethit. Në segmentin e thepisur të shtegut, vërhen një sërë gurësh të mëdhenj të cilët përdoren nga vizitorët për të pushuar gjatë ngjitjes. Propozimi konsiston në ndërtimin e strukturave të drurit të cilat mund t’i bashkëngjiten tyre me të njëjtin funksion.
Në pjesën e kalimit Theth-Valbonë, vërehen një numër i madh turistësh të cilët kërkojnë vende rastësore për pushim. Për këtë arsye është propozuar akomodimi i këtij funksioni në hapësirë të përshtatshme dhe që nuk ndodhet në rrymat e forta ajrore. Në majën pranë pikës panoramike është propozuar kub panoramik me veshje korteni. Në zbritje të Valbonës ka hapësira të përshtatshme për Bouldering, sport i cili bëhet në natyrë në gurët e mëdhenj.
Marrë nga Monitor
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen dy persona në flagrancë dhe procedohen tre të tjerë në Korçë pë...
foto ilustruese TIRANË- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Ai akuzohet për kryerjen e ve...
pamje nga protesta TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, u zhvillua protesta e dhjetë e thirrur nga Aleanca pë...
foto ngaprotesta TIRANË- Është tensionuar situata në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit i kanë v...
foto ilustruese FIER- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësoh...
TIRANË- Pamje të reja nga protesta para Bashkisë Tiranë janë publikuar. Siç shihet nga videot e mëposhtme tymi i zi ...
foto ilustruese LUSHNJË- Arrestohet një 48-vjeçar në Lushnjë. Mësohet se 48-vjeçari S.H ka ngacmuar seksualisht...
Pamjet TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit i kanë vën&e...
Neritan Liçaj TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para...
Mehdi Malkja TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës së opozitës para bashkis...