Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, Valon Lluka, reagoi në lidhje me raportimet e medies ekonomike Kapitali mbi shkarkimin e tij nga detyra.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Lluka u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet përgjegjëse, ndërsa lajmin e ka mësuar vetëm përmes raportimeve në media.
“Jam i befasuar nga këto informacione, pasi asnjë dokument apo vendim nuk më është komunikuar në mënyrë zyrtare. Deri në këtë moment, nuk kam dijeni për arsyet apo bazën ligjore të një vendimi të tillë”, tha ai.
Valon Lluka hodhi akuza të forta ndaj biznesmenit dhe aksionerit kryesor të kompanisë, Behxhet Pacolli, duke e akuzuar për devijime serioze nga parimet e mirëqeverisjes korporative. “Menaxhimi i një investimi strategjik si aeroporti i Vlorës duhet të udhëhiqet nga transparenca dhe respektimi i ligjit. Çdo veprim i kundërt dëmton projektin dhe interesin publik”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, vlen të theksohet se ky zhvillim vjen në një moment delikat për aeroportin e Vlorës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, ku pritet të përqendrohet një pjesë e madhe e flukseve turistike të jugut të vendit. Debatet e brendshme mes aksionerëve rrezikojnë të hedhin hije mbi ecurinë e projektit dhe afatet e funksionalizimit.
Deklaratë publike mbi zhvillimet e fundit në lidhje me detyrën time si Administrator i Shoqërisë Vlora International Airport – VIA Sh.P.K.
Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA Sh.p.k., pas një periudhe gati katërvjeçare në drejtimin e kësaj shoqërie me rëndësi të veçantë strategjike për shtetin shqiptar.
Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë.
Megjithatë, ju siguroj se në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.
Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator.
Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.
Në kushtet aktuale, rezervohem dhe do të ushtroj të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore të parashikuara, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të reputacionit tim profesional, si dhe për të sqaruar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar në opinionin publik.
Gjithashtu, deri në një njoftim tjetër, rezervohem të jap çdo qëndrim shtesë dhe ftoj mediat që këtë deklaratë ta konsiderojnë si përfundimtare.
Si përfundim, dëshiroj të theksoj se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë dhe mbetet një projekt i një rëndësie të veçantë për mua personalisht dhe profesionalisht. Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.
Me respekt, Valon Lluka
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Shtator08:54
Regjistrimet për nxënësit e klasës së parë dhe të dhjetë, ja kur rihapen aplikimet në “e-Albania”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u bëri apel prindërve që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkoll&e...
AKTUALITET
4 Shtator08:48
Arrestohen babë e bir në Shkodër, 16-vjeçari goditi me thikë një person (emri)
Dy persona, babë e bir janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishin shpallur në kërkim për plagosje me thikë.
Në n...
AKTUALITET
4 Shtator08:03
Mbetjet urbane, Tirana në gjendje alarmante në krahasim me BE-në (shifrat)
Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë n...
AKTUALITET
4 Shtator07:45
20 vite burg për 3 shqiptarët në Britani, kultivuan 2 mln euro kan*bis
3 shqiptarë u dënuan në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të lloji...
AKTUALITET
4 Shtator07:29
Këmbimi valutor 4 shtator 2025, ja sa janë monedhat e huaja sot ne treg
Një dollar amerikan sot, 4 shtator 2025, do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.
Ndarkohë, monedha e Euro do t&eum...
AKTUALITET
4 Shtator07:11
Përgatituni, ja si do jetë moti sot në vendin tonë
Kjo e enjte në vendin tonë do të nisë me diell dhe temperatura të ngrohta, megjithatë gjatë ditës pritet të ket&eum...
AKTUALITET
3 Shtator21:16
Këto janë 10 plazhet më të ndotura në Shqipëri. Raporti alarmues i Agjencisë së Mjedisit: Të merren masa të menjëhershme
Rreth 26.8% e plazheve në vend janë të ndotura. Në këtë përfundim arrin Agjencia Kombëtare e Mjedisit në një r...
AKTUALITET
3 Shtator21:06
Shqiptari mban peng banorët dhe i kërcënon me hedhjen në erë me bombola gazi. Burri dyshohet se...
Një burrë shqiptar me probleme psikiatrike u përpoq të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi.
Mediat italiane...
AKTUALITET
3 Shtator20:16
Dhjetë ditë në koma, babai i tre fëmijëve ndërron jetë te Trauma. E përplasi “Land Rover" drejtuar nga minoreni
Rreth 10 ditë pas një aksidenti të rëndë në Fier, një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traum&eu...
AKTUALITET
3 Shtator19:41
Bie flamuri shqiptar i aviacionit/ Tjetër padi për Air Albania, kompania drejt greminës. Çfarë shkruan faqja zvicerane
Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zvicerane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation n...