AKTUALITET

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët, ja çfarë ndodhi me Nuredin Dumanin! Mbërriti në gjendje të rëndë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 09:01

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët, ja

Nuredin Dumani, një nga dëshmitarët që SPAK, e ka si “xhevahirin” rezervë në të paktën 11 dosje për Krimin e Organizuar, mbrëmjen e djeshme ka pësuar një gjëndje të fikti, duke vënë në alarm Drejtorinë e Përgjithme të Burgjeve dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

I penduari, që ka pranuar pjesëmarjen e tij në mbi 13 atentate me armë dhe një seri grabitjesh me dhunë e armë zjarri të kryera në disa qytete të vendit, ka qënë duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij. Kur befas zemra e tij problematike, ka pësuar ç’regullim rrahjesh dhe më tej trupi ka humbur qëndrueshmërinë dhe ka rënë në gjëndje të fikti.

Kjo situatë është vërejtur nga punonjësit e policisë së Burgjeve, që janë të stacionuar me shërbim në sektorin, ku mbahen disa prej bashkëpuntorëve më të njohur të SPAK në burgun Nr.313, të cilët më pas kanë raportuar për situatën tek eprorët e tyre.

Teksa një mori telefonatash u shkëmbyen me prokurorët e SPAK dhe këta të fundit me Drejtorët pranë spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ana tjetër dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivë të repartit RENEA, kanë arritur të transportojnë Nuredin Dumanin me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve të sigurta se Nuredin Dumani, kur ka mbëritur në ambjentet e Urgjencës Qëndrore në QSUT-ë, ka qënë në gjëndje të fikti, i pa vetëdijshëm dhe nuk ishte në gjëndje të fliste fare. Përmes një protokolli mjekësor, Nuredin Dumanit, i është matur pulsi, rrahjet e zemrës dhe më tej mjekët e Urgjencës Qëndrore, kanë urdhëruar kryerjen e terapisë skanuese. Mësohet se Nuredin Dumani në gjendjen e pavetëdijshme i është nënshtruar një procesi skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ku mjekët kanë dhënë përshkrimet e sakta, të cilat tashmë janë pasqyruar në kartelën mjekësore të bashkëpuntorit të SPAK.

Pas kryerjes së kësaj procedure, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, është larguar nga Urgjenca Qëndrore, duke u çuar në Reanimacionin e Kirurgjisë, me qëllim nisjen e një formule mjekësore me qëllim daljen nga gjëndja e të fiktit dhe sjellja në parametrat optimale Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani, është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Ndërkohë forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, kanë rrethuar spitalin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të mesnatës në këtë dhomë ka hyrë vetëm një mjek Neurolog, që po ndjek me përpikmëri pacientin, një zyrtar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore pranë BKH-së, Alvaro Noga. Mësohet se oficeri Noga, ka marë kontakt me bashkëpuntorin e SPAK, vetëm pasi mjeku ka konfirmuar se Nuredin Dumani, kishte dalë nga gjëndja e rëndë shëndetësore, duke u përmendur dhe kishte filluar të fliste nga pak. Oficeri i BKH-së ka komunikuar disa minuta në prezencë të mjekëve, ku Nuredin Dumani, u ka konfirmuar se shëndeti i tij ishte përkeqësuar teksa po konsumonte karkaleca në dhomën e tij.

Menjëherë stafi mjekësor kanë ngritur dyshime për një helmim të mundshëm përmes konsumimit të ushqimit, ndaj kampione gjaku të mara Nuredin Dumanit, janë çuar për analizim toksikologjik në laburatorin e spitalit. Mjekët kanë garantuar oficerin e BKH-së dhe titullarin e prokurorisë se gjëndja e pacientit ishte stabilizuar ndjeshëm, pasi pacienti kishte filluar të komunikonte. Por për shkak të arritjes së parametrave optimale dhe daljes me një diagnozë mjekësore konkrete, Dumani do vijojë të qëndrojë disa ditë në reanimacionin e kirurgjisë, me qëllim kryerjen e të gjitha analizave mjekësore.

Mjekët kërkojnë kohë dhe analizim të plotë të situatës shëndetësore të Nuredin Dumanit, me qëllim daljen në një konkluzjon përfundimtar mbi diagnozën që solli këtë anomali shëndetësore të Nuredin Dumanit, duke i shkaktuar gjëndjen e të fiktit.

Që prej muajit Prill 2022, Nuredin Dumani, është kthyer një nga bashkëpuntorët kyç të prokurorisë së posaçme SPAK. Fillimisht dëshmia e tij u përdor nga SPAK në ndërtimin e akuzave ndaj 32 personave të botës së krimit, në atë që quhet si procedimi Nr.75 ose siç njihet ndryshe “Plumbi i artë”.

Më pas rrëfimi i tij, hyri në përdorim dhe në 5 dosje të tjera të kësaj çështje,si tek çështja me Nr.75/1, 75/2, 75/3, 75/4 dhe 75/5. Më pas dëshmia e Nuredin Dumani, u përdor nga SPAK dhe tek dosja penale Nr.9 që ndryshe njihet si dosja “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Behar Bajri, anëtarët e grupit kriminal të tij dhe biznesmeni nga Shkodra, Pëllumb Gjoka.

Por SPAK, vijoi përdorimin e dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe tek dosja penale kundër vëllezërve “Çopja” dhe anëtarëve të grupit të tyre, që vepronin në Shqipëri dhe jashtë vendit. Rrëfimi i Dumanit, gjeti përdorim dhe tek dosja kundër të “fortit të Kukësit”, Bujar Gërmizi,i cili sipas hetimeve ishte njeriu kyç që e mbante të strehuar Nuredin Dumanin në Kukës dhe Gjilan të Kosovës.

po kështu Dumani, ka folur dhe për aktivitetin kriminal të Elvis Doçit alias “Visi i Pojës” në Durrës. Ku rrëfimi i tij ka gjetur zbatim në çështjen penale të hapur nga SPAK dhe në çështjen penale të hapur nga prokuroria e Barit në Itali./oranews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan