“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Kemi parë në të shkuarën drjetues, që kanë patur një jetë në Policinë e Shtetit dhe janë flakur në rrugë, siç kemi parë të tjerë pa asnjë lloj formimi që janë besuar në krye të kësaj strukture. Cilës nga këto 2 kategori i përketë Ilir Proda? Nga një analizë e figurës së tij, karrierës por edhe pasurisë, rezulton se Ilir Proda, nuk do të duhej sot të ishte në radhët e Policisë, e jo më të besohej në krye të saj. Të dhënat na i ofron Vetingu që Agjencia e Mbikqyrjes Policore kreu ndaj tij. Por duket se edhe vetë anëtarët e këtij Komisionit të AMP-së duhet të jenë subjekt i një hetimi po aq të thelluar sa Proda, pasi kanë arritur të fshehin në mënyrën më të shëmtuar provat të cilat jo vetëm duhet të vendosnin fatin e kryepolicit, por duhet tja adresnonin institucioneve të drejtësisë.
Emisioni PLUG analizoi vendimin sesi Ilir Proda kaloi vetingun në Polici duke gjetur shkelje flagrante. Ajo që të tërheq më shumë vëmendjen nga ky veting, që duhet të jetë objekt hetimi nga Prokuroria, është marrëdhënia e Ilir Prodës me shtetasin dhe Biznesmenin Ylli Cara, i cili rezulton edhe shpëtimtari i justifikimeve financiare të Prodës. E duket se marrëdhënia jo vetëm financiare, është reciproke ku nderet dhe detyrimet ndaj njeri tjetrit shpesh kanë qenë edhe publike, madje me shkelje të rënda dhe njollosjen e Policisë së Shtetit. Por përpara se të kalojmë tek marrëdhënia e tyre e fshehtë, vlen të sillet në vëmendje denoncimi për shtetasin Ylli Cara, në mënyrë që të kuptohet edhe më qartë lidhja e tyre.
Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila pak kohë më parë publikoi denoncimin e 27 vjeçarit Eduard Koboçi, i cili për shkak të tentativës së vrasjes nga ana e të afërmve të Ylli Carës u detyrua të braktiset vendin. Sipas këtij denoncimi, 27 vjeçari rrëfen se pasi u sulmua dhe tentuan ta vrasin, Policia ndryshoi dhe inskenoi totalisht ngjarjen, që sipas denoncimit bëhet për të mbrojtur bandën e Ylli Carës, e në vend të gjetjes së atentatorëve, kanë shpallur atë në kërkim pasi në tentativë për të shpëtuar ka gërvishur një mjet në semafor.
Natën që më qëlluan, darkova në zonën e Astirit. Prej andej dola në Yzberish, përmes bulevardit kryesor mora drejtimin për tek Pallati me Shigjeta, pasi zbrita një të njohurën time. Isha vetëm dhe u ndalova në anë të rrugës tek cepi i një karburanti përballë spitalit Amerikan 3. Po shkëmbeja disa mesazhe dhe do të nisesha drejt Kishës së Lacit. Çdo lëvizje e imja është e fiksuar në kamera. Një moment – tentuan më të hapnin dyert e makinës. Dyert nuk u hapën. Makina ime është me xhama të zinj dhe mesa duket se dinin kush është brenda. Filluan të godisnin me sende të forta. I dhashë gaz. Në drejtim të makinës qëlluan me armë. 9 plumba. Për fat, nuk më preku asnjë. Teksa largohesha u bllokova në semafor. Aty erdhën me goditën nga pas. Nga forca, makina ime u spostua dhe godita një makinë para.
Një prej personave që qëlloi mbi automjetin e tij, ai e identifikon si Arnold Cara. Një emër thuajse i palakuar në botën e krimit, por me lidhje të forta në biznes e polici. Ai rezulton kushëriri i biznesmenit Ylli Cara. Ky i fundit ish-ortak në një shoqëri me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda- raporton në denoncimin e saj gazetarja Klodiana Lala. Në këtë denoncim Koboçi pranon se e njeh Ylli Carën. Një vit më parë, ai rrëfen për një incident të ndodhur në një lokal afër Zogut të Zi, ku I pranishëm ishte edhe ai. Në këtë ngjarje Ylli cara ka patur konflikt me një të afërmin e tij, e këtë e dyshon se ishte arsyeja se përse Ylli Cara dhe të afërmit e tij tentuan hakmarrjen. 27-vjeçari është në kërkim policor për largim nga vendi aksidentit. Ndërsa personat që qëlluan me armë ndaj tij, janë të lirë, ndaj tyre nuk ka akuzë. Edhe pse faktet flasin vetë.
Shenjat e plumbave në automjetin e Koboçit. Pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit, teksa ai largohet me vrap pasi makina ngec. Automjeti qe e goditi thotë se ishte në X5 me targa angleze në emër të Z.Trofit, lidhje familjare e Arnold e Ylli Carës.
Duan ta mbyllin në heshtje. Ylli Cara ka lidhje të forta në polici. Lidhje me shumë shefa policie. Unë dua të drejtën time.
Njerëzit e Ylli Carës janë po ashtu të akuzuar se mbajtën peng një faturiste të OSHEE-së dhe e goditën atë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Njëri prej agresorëve është arrestuar, por tentativat janë për ta trajtuar atë si një person që ka probleme. Ylli Cara nga ana tjetër vijon qetësisht aktivitetin e tij të biznesit. Lojëra fati e ndërtime në jug të vendit.
Le ti kthehemi Vetingut të Ilir Prodës, nga ku rezulton se pikërisht shtetasi Ylli Cara rezulton shpëtuesi dhe justifikuesi I pasurimit të dyshimtë të Ilir Prodës.
Proda është konfirmuar në detyrë sipas vlerësimit të kryer nga 3 punonjës/specialist të AMP.
Me vendimin Nr.21 të datës 08.03.2024, Bora Vrenjo, Henri Naqellari dhe Loreta Hanxhari kanë vendosur me një veting të munguar të konfirmojnë në dëtyrë Prodën.
Relator i çështjes ka qënë punonjësi Henri Naqellari.
Sipas vendimit relatohet se ILDKPI ka depozituar dhe një raport për deklarimin e pasurisë. Për këtë raport emisioni PLUG i është drejtuar me një kërkesë për informacion këtij institucioni.
Në pasurinë e tij, Proda deklaron se në 3.06.2012 ka blerë në Tiranë një apartament me sipërfaqe 52.9 m2 në vlerën 4.250.000 lekë ose 80.340 lekë për metër katror. Për mobilimin deklaron se ka shpenzuar vetëm 400.000 lekë. Sipas vendimit për blerjen e kësaj banese është marrë një kredi në vlerën 3.390.000 lekë dhe dhuratë nga familja në vlerën 500.000 lekë si dhe dhe 360.000 lekë kursime të Prodës dhe bashkëshortes. Pra sipas këtyre deklarimeve Proda dhe Bashkëshortja kishin kursime në vlerën 760.000 lekë, të përdorura 360 mijë lekë për blerje apartamenti dhe 400 mijë lekë për mobilim. Për të vërtetuar të ardhurat e prindërve trupa ka marrë të dhënat e të ardhurave të prindërve. Në respekt të të ndjerit babait të Ilir Prodës, ne sot nuk do të ndalemi, por do i trajtojme vetëm si të ardhura në total. Prindrit për periudhën 2003-2012 kanë të ardhura totale nga paga dhe invaliditeti në vlerën 5.2 milion lekë ose e thëne më thjeshte bashkëshortët me pagat e tyre kishin një të ardhur rreth 60.000 lekë në muaj. Po sipas vendimit në vitin 2011 familjarët i kishin depozituar Ilir Prodës në llogari shumën 300.000 lekë.
Me kaq mbyllet hetimi financiar nga trupa e vetingut për këtë apartament duke mos analizuar në asnjë moment nësë prindërit dhe I vëllai në moshë studimi kishin apo jo mundësi që me rrogat minimale të kursenin. Në vitin 2009 Proda kishte një depozitë bankarë në vlerën 3000 euro dhe në vitin 2011 kjo depozitë ishte në vlerën 6000 euro. Por në asnjë moment nga turpa e vlerësimit ky shtetas nuk është pyetur se ku jetonte dhe nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për qera dhe pse në vitin 2010 ka lindur dhe fëmija I parë për çiftin Proda.
Për të justifikuar shpenzimet e Prodës, analiza financiare nuk është kryer mbi kostot reale të jetesës por mbi minimumin jetik të INSTAT.
Po në janar të vitit 2012, vit kohë kur bleu edhe shtëpinë me kredi, Proda deklaron dhe blerjen e një automjeti në vlerën 3500 euro. Automjeti është blerë në datën 24.01.2012.
Pra Proda një polic i thjeshtë me pagë të ulët, i sapo dal nga bankat e shkollës arrin në vitet e para të punës të kursej mbi 800.000 lekë më shumë se paga e një viti, që ishte në vlerën 570.000 lekë.
Në vitin 2012 arrin të blejë jo vetëm shtëpi por edhe një automjet. Vlera e investuar për të blerë shtëpinë nga kursimet e veta është 760.000 lekë kurse vlera e automjetit është 486.500 lekë për një total 1.246.500 lekë. Këto shpenzime nuk janë analizuar siç duhet nga trupa e vetingut por në tabelën përmbledhëse duket se qëllimisht bëjnë një ngatërresë për të justifikuar mungesën e të ardhurave në raport me shpenzimet. Komisioni fut të ardhurat e pagës, të ardhurat e dhuruara nga babai (200.000 lekë) por kur zbresin nga shpenzimet harrojnë pagesën cash 860.000 lekë për blerën e shtëpisë por zbresin vetëm 360.000 lekë për të justifikuar në vijimësi veprimet e Prodës.
Në vitin 2014, Proda blen një makinë të dytë në vlerën 200.000 lekë duke u shprehur se makina ishte e demtuar dhe prandaj e bleu aq lirë dhe se e ka rregulluar vetë, por pa deklaruar shpenzime.
Sigurisht në tabelën e specialistëve të AMP nuk ka asnjë të dhënë se sa janë këto shpenzimet e përdorimit të dy mjeteve në familjen Proda, as të paktën shpenzimet për ujë e drita përpos të tjerave, por vetëm shpenzimet e minimumit jetik të INSTAT. Pasi bleu shtëpinë e parë me kredi, kursime dhe dhurata nga familjarët, Proda vendos të blejë një shtepi të dytë. Dhe këtu për të justifikuar të ardhurat në ndihmë i vjen miku dhe më pas ortaku në biznes Ylli Cara.
Apartament banimi me sipërfaqe 119, 8 m2, blerë në datë 28.01.2017, sipas kontratë porosisë datë 01.12.2014. Shuma 7, 000, 000 lekë. Investuar për arredim, shuma rreth 1, 000, 000 lekë. Burimi i krijimit: a) Huamarrje pa interes nga personi fizik 52, 000 euro ose ekuivalenca në lekë, sipas kursit të këmbimit të kohës 7, 000, 000 lekë, si dhe kursime dhe ndihmë financiare nga familja për arredim.
Bashkëlidhur deklarimit Proda ka vendosur dhe dokumentacionin e blerjes së apartamentit.
Kontratë shitblerje e pasurisë së paluajtshme, datë 28.01.2017, me palë shitëse shoqëria “* sh.p.k” dhe palë blerëse Ilir Proda, të apartamentit me sipërfaqe banimi 119, 8 m2 , në adresën Tiranë, në vlerën 7, 000, 000 lekë, e likuiduar totalisht në arkën e shitësit, sipas mënyrës së përcaktuar në kontratën e porosisë datë 01.12.2014. Kalimi i pronësisë do të bëhet menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
Pra siç shprehen në kontratë shtëpia është likuiduar e gjitha me para në dorë. Dhe paratë për likujdimin e saj janë justifikuar si hua nga Ylli Cara, të paktën kështu deklarohet në dokumentet e paraqitura në Komisionin e Vetingut.
Deklaratë noteriale, datë 11.02.2017, ku shtetasi Ylli Cara, pronar i kompanisë “*” sh.p.k., deklaron se në dhjetor të vitit 2014, ka lidhur një marrëveshje verbale me ndërtuesin O. C, administrator i firmës së ndërtimit “* sh.p.k”, për porositjen e një apartamenti në vlerën 52, 000 euro (70 milion lekë të vjetra), adresa Tiranë. Shumën do ta paguante me këste sipas ecurisë së punimeve. Këtë marrëveshje i’a ka bërë me dije mikut të tij Ilir Proda, i cili i ka kërkuar që këtë apartament ta blinte ai, por meqenëse Ilir Proda nuk ka pasur mundësi financiare, i ka kërkuar deklaruesit të bënte pagesën e kësteve dhe shuma në fjalë të njihej si borxh. Deklaruesi ka dashur t'a ndihmojë Ilir Prodën, pasi ka miqësi me të dhe babain e tij. Për ketë arsye i ka paguar këstet e apartamentit, ndërtuesit O. C, pavarësisht se kontrata e porosisë është lidhur midis ndërtuesit dhe Ilir Proda. Në momentin kur apartamenti është bërë gati për dorëzim, me anën e një shkrese nga ana e kompanisë, Y. C i ka njohur si borxh Ilir Prodës, shumën 52, 000 euro (70 milion lekë të vjetra), të paguar prej tij për apartamentin në fjalë. Me shtetasin Ilir Proda ka rënë dakord që borxhi në vlerën 52, 000 euro të shlyhet me këste çdo muaj 500 euro, sipas mundësive financiare, deri sa shuma të shlyhet plotësisht. Pasi është dorëzuar apartamenti, është lidhur kontrata midis ndërtuesit dhe Ilir Proda.
Pra sipas të dhënave në datën 01.12.2014 Ilir Proda lidh një kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti i cili ndodhet në njësin nr.7. Apartamenti është me sipërfaqen 119.8 m2 në vlerën 52.000 euro ose eukivalenti në lekë, 7.000.000. Pra i bie që Ilir Proda ka blerë këtë apartament për vlerën 434 euro për metër katror, kur çmimet në këtë zonë për atë periudhë rezultojn dyfish apo deri në tre fish më të larta se çmimi i blerjes së deklaruar nga Proda. E jo vetëm që e ka blerë në një vlerë qesharake, por ortaku i tij Ylli Cara tregohet shumë zemërmirë duke marrë përsipër që ti paguaj edhe vlerën totale të apartamentit. Për shlyerjen e borxhit Ilir Proda sipas deklaratës noteriale ka marrë angazhimin se do të paguaj 500 euro çdo muaj. Pra ky borxh do të shlyej pas 104 muajsh ose pas 8.6 vitesh. Të mos harrojmë se Proda njëkohësisht paguan dhe kredinë muaj për muaj për shtëpinë e parë. Po sipas vendimit këstet janë shlyer:
Mandat pagesë, datë 01.12.2014 nga Ilir Proda, të shumës 3, 000, 000 lekë.
Mandat pagesë, datë 05.01.2015, nga Ilir Proda, të shumës 2, 500, 000 lekë.
Mandat pagesë nr. *, datë 30.06.2016, nga Ilir Proda, të shumës 1, 500, 000 lekë.
Më pas trupa vlerësuese ka sqaruar se ka analizuar burimin e ligjshmërisë së të ardhurave të donatorit zemërgjerë Ylli Cara. Për këtë ky i fundit deklaron se është administrator dhe pronar i subjektit STAR TOURS_2014 dhe ka paraqitur disa kontrata për shitje automjetesh dhe një njësi banimi në vlerën 12.800.000 lekë. Me kaq është mjaftuar trupa vetingashe e AMP për të konkuduar se shtetasi Ylli Cara ka të ardhura të pjaftueshme që ti blente 7.000.000 lekë shtëpi Ilir Prodës. Siç shihet kjo shifër është mbi 50% e të ardhurave që ai ka deklaruar. Por nesë analizojmë në detaj shohim se Ylli Cara ka regjistruar në QKB subjektin STAR TOURS_2014 në tetor të vitit 2013. Për këtë vit nuk ka patur aktivitet. Sipas edhe shkesës së tatimeve (fq 12) shihet fare qartë se kjo kompani për vitet 2014-2016 ka patur aktivitet me të ardhura relativisht të ulta por mbi të gjitha nuk ka shpërndarë divident, për të justifikuar se si u sigurua shuma që iu dha më pas hua Ilir Prodës. Emisioni PLUG alizoi dhe më tej bilancet. Sipas bilancit të vitit 2014, borxhi ndaj ortakut është në vlerën 2.131.976 lekë. Pra Ylli cara në vitin 2013 ka investuar mbi 2 milion lekë në kompaninë e tij. Sipas bilancit të depozituar në QKB kompania rezulton me humbje kurse sipas Tabelës së Tatimeve kjo kompani ka rezultuar me fitim vetëm 39.000 lekë. Nëse analizojmë më në detaje, në datën 14.04.2014 kjo kompani në QKB shton dy adresa dytësore dhe jane dy mjete:
Ështe Shtuar Adresa, TIRANE; Mjeti me targa AA513AP dhe adresa TIRANE, Mjeti me targa AA627FY;
Këtu ngrihen dyshime edhe të mëtejshme pasi njëri nga mjetet rezulton të jenë deklaruar nga Ylli Cara në Vetingun e Ilir Prodës për të justifikuar të ardhurat e tij. (fq14)
Kontratë shitblerje pasuri e luajtshme, datë 26.04.2014, me palë shitëse Y. C dhe palë blerëse shoqëria “Star *”, të mjetit me targa AA * FY, në vlerën 4, 000 euro.
Pra këtë mjet ja ka shitur kompanisë së tij, kompani e cila i detyrohet edhe mbi 2 milion lekë. Në bilancin e vitit 2015 detyrimi ndaj ortakut shkon në vlerën 5.041.973 lekë. Detyrim i cili qëndron edhe për vitin 2016. Pra më një llogari të thjeshtë të ardhurat nga kontratat e shitjes që ka paraqitur në vetingun e Prodës i ka shpenzuar 5 milion për biznesin dhe 7 milion për Ilir Prodën.
Do të mjaftonte kaq që specialistët e AMP apo edhe ekspertët e ILDKPI të kishin futur në hetim të thelluar Ylli Carën pasi këto mjetet jo vetëm shiten por edhe duhet të blihen, duhet të llogariteshin edhe shpenzimet e tjera të jeteses pasi ky shtetas jo vetëm që nuk ka shpërndarë divident por rron me një rrogë të deklaruar minimale, të paktën kështu rezulton në deklarimet që ky shtetas i bënë shtetit shqiptar për ato vite.
Në maj të vitit 2017, Ilir Proda që punonte në radhët e policisë, sëbashku me Ylli Carën themelojnë kompaninë SARA & Krisiti shpk, kompani e cila kalon në likudim në vitin 2018, kur Fatmir Xhafa miraton dhe ligjin për vetingun në Polici. Kjo kompani si objekt kishte dhënien e automjeteve me qera, aktivitet ky që lidhet kryesisht me sektorin e turizmit, por jo vetëm. Vlen të theksohet se në sektorin e turizmit operon edhe Petrit Cara, vëllai i Ylli Carës. Petrit Cara u arrestua gjatë një operacioni të gjerë të Prokurorisë, pasi agjencia e tij turistike në bashkëpunim me persona të tjerë kryein falsifikimin e testeve të COVID 19, për të çuar shqiptarët drejt vendeve të BE, kundrejt shumave që shkonin deri në 500 euro për person.
Ndërsa për Ylli Carën dhe familjarët e tij, nuk mungonin problemet, Ilir Proda, të paktën në shkresa vijonte marrëdhënien me të, për shlyrerjen e borxhit të deklaruar për blrjen e apartamentit të dytë nga ai, edhe pse tashmë kishin kaluar mbi 10 vite. Në faqen 26 të vendimit të Vetingut shpjegohet edhe mënyra e pagesës së kësteve.
Deklaratë noteriale, datë 21.04.2018, me deklaruesit Y. C dhe Ilir Proda, ku palët deklarojnë se Ilir Proda ka paguar shumën 5, 000 euro, shtetasit Y. C, dhe ky i fundit deklaron se ka marrë vlerën 5, 000 euro. Palët deklarojnë se detyrimi i mbetur është në shumën 47, 000 euro, shumë e cila do të shlyhet ndër vite.
Deklaratë noteriale, datë 31.12.2019, me deklaruesit Y. C dhe Ilir Proda, Ilir Proda ka shlyer shumën prej 3, 000 euro dhe shuma e detyrimit është 44, 000 euro. Shtetasi Y. C, deklaron se ka marrë shumën prej 3, 000 euro, nga shuma totale që i detyrohet.
Deklaratë noteriale, datë 13.08.2021, me deklaruesit Y. C dhe Ilir Proda, me objekt “Për likuidim të pjesshëm dhe njohje të detyrimit financiar”. Ilir Proda, deklaron se në datë 11.02.2017, ka hyrë në një marrëdhënie huaje, nëpërmjet deklaratës noteriale, datë 11.02.2017, duke i njohur shtetasit Y. C detyrimin në vlerën 52, 000 euro (ose 7, 000, 000 lekë), ku është përcaktuar dhe mënyra e likuidimit të detyrimit financiar.
Shuma 5, 000 euro është shlyer më datë 21.04.2018, dhe shuma 3, 000 euro më datë 31.12.2019, nëpërmjet deklaratës noteriale nr. *, datë 31.12.2019, detyrimi i mbetur është 44, 000 euro. Deklaruesi Y. C, deklaron se sot, ka marrë shumën financiare prej 7, 000 euro, si likuidim i pjesshëm i detyrimit, detyrimi i mbetur është në shumën 37, 000 euro. Ilir Proda deklaron se detyrimi i mbetur është në vlerën 37, 000 euro.
Deklaratë noteriale, datë 10.11.2022, ne deklaruesit Y. C dhe Ilir Proda, me objekt “Për likuidim të pjesshëm dhe njohje të detyrimit financiar”. Ilir Proda, deklaron se në datë l1.02.2017, ka hyrë në një marrëdhënie huaje, nëpërmjet deklaratës noteriale, datë 11.02.2017, duke i njohur shtetasit Y. C detyrimin në vlerën 52, 000 euro (ose 7, 000, 000 lekë) ku është përcaktuar dhe mënyra e likuidimit të detyrimit financiar.
Deklaruesi Y. C, deklaron se, më datë 10.11.2022, është likuiduar shuma prej 7, 000 euro, nga Ilir Proda, si likuidim i pjesshëm i detyrimit. Detyrimi i mbetur është në shumën 30, 000 euro. Ilir Proda deklaron se detyrimi i mbetur është në vlerën 30, 000 euro.
Të gjitha këto transaksione nuk deklarohet të jenë kryer nëpërmjet sistemit bankar, por sigurisht nevojë e një detyrim ligjor që Ilir Proda duhet të përmbushte për justifikimin e pasurisë së tij në ILDKPI, teksa mbante poste drejtuese në Policinë e Shtetit.
Në vijim, një tjetër deklarim i Ilir Prodës ngre dyshime.
Në tetor të vitit 2017, kur ka filluar të jetojë në banesën e re, bashkëshortja Zhanina Proda ka lidhur një kontratë qeraje me një shtetase me inicialet P.C. Ne nuk e dim nëse kjo shtetase ka mbiermin Cara por ajo që zbulohet nga vendimi është se për këtë të ardhur mujore nuk ishin paguar detyrimet ne tatime. Detyrimet janë paguar pasi ky problem është kapur nga vetingu. Në datën 30.05.2023 Ilir Proda ka kryer pagesen për këto të ardhura.
Siç e tham edhe më lart Ilir Proda është I martuar me shtetasen Zhanina Proda e cila është me profesion arkitekte. Deri ne vitin 2013 kjo shtetase ka punuar në sektorin privat dhe shumë nga të ardhurat e deklaruara dhe të marra parasysh nga vetingu nuk janë të deklaruara në tatime. E këtu ngrihen dyshime të mëdha për vërtetësinë e këtij vetignu por më e habitshme është sesi ILDKPI I ka pranuar këto të ardhura. Sipas vendimit Ilir Proda ka paraqitur disa deklarata noteriale nga individë biznesmen që kanë paguar në të zezë bashkëshorten e tij (fq 38). E këto deklarata janë marrë pak para nënshtrimit të Vetingut, një nevojë tjetër për të justifikuar të ardhurat.
Deklaratë noteriale, datë 21.06.2023, me deklarues S. I, i cili deklaron se ushtron aktivitet në fushën e bar - restorantit dhe administron disa bare në qytetin e Durrësit. Në vitin 2011, shtetasja Zhanina Proda, ka kryer projektin arkitektonik të “Bar Restorant *”, në Gjirin e Lalzit. Projekti konsistonte në arkitekturën e interierit, arredimit të ambienteve të hapura, si dhe ndjekjen e punimeve gjatë ndërtimit. Për punën e kryer, Zhanina Proda është paguar cash në shumën 3, 000 euro. Bashkëlidhur kartë identiteti e shtetasit S. I.
Deklaratë noteriale nr. 3274/761, datë 20.06.2023, me deklarues Rr. B, i cili deklaron se është administrator pranë shoqërisë “* sh.p.k.”, me Nipt J****U, themeluar nga viti 1995 e në vijim. Prej vitit 2005 e në vazhdim, shtetasja Zhanina Proda, ka qenë e punësuar si arkitekte e jashtme pranë kësaj shoqërie, duke realizuar projektin arkitektonik të objekteve të tipologjive të ndryshme në Shqipëri, për të cilat është paguar cash.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka realizuar punët e mëposhtme:
✓ Hotel dhe shërbime 3k+2k papafingo në Tale (2005), paguar 1, 500 euro për punën e kryer.
✓ Plan vendosje pikë karburanti në pronësi të N. V (2006), paguar 500 euro për punën e kryer.
✓ Pikë karburanti në Shkodër (2007), paguar 500 euro për punën e kryer. • Nga viti 2009 deri në vitin 2012, ka realizuar punët e mëposhtme:
✓ Hotel dhe shërbime 5k+ papafingo në Borsh (2009), paguar 3, 000 euro për punën e kryer. ✓ Projekt magazinash (2009), paguar me 500 euro për punën e kryer
✓ Objekt banimi dhe shërbimesh 5k në Lezhë (2010), paguar me 1, 000 euro, për punën e kryer.
✓ Projekt stallash në Qerret, Durrës, për shoqërinë “*” sh.p.k (2012), paguar me 500 euro për punën e kryer.
* Nga viti 2013 deri në vitin 2016 ka realizuar punët e mëposhtme:
✓ Realizim i arkitekturës së jashtme 3D dhe pamje teknike të një objekti “Hotel dhe shërbime 4K+ papafingo në Pogradec”, buzë rrugës nacionale (2013), paguar me 1, 000 euro, për punën e kryer.
✓ Shtesë kati dhe adoptim objekti në Ksamil “garsonierat” (2015), paguar me 500 euro për punën e kryer. Kartë identiteti shtetasit Rr. B, + licencë e shtetasit Rr. B, i diplomuar si Ing. ndërtimi.
Pra sipas deklaratave noteriale të marra në datat 20 dhe 21 qershor të vitit 2023 këta dy biznesmen jo vetëm që kanë kryer evazion fiskal duke e paguar në të zezë Zhanina Prodën por mbajnë mend deri në detaje jo vetëm projektet por edhe pagesën që kanë kryer për çdo subjekt. E këto deklarata pranohen të tilla nga vetingu duke i justifikuar shumën 12.000 euro Ilir Prodës. Por duket se nuk mbarojnë me kaq as shkeljet e rënda ligjore por as mbyllja e syve të komisionervë të AMP në Vetingun e Ilir Prodës. Zhanina Proda me ardhjen e Rilindjes, rilind edhe profesionalisht duke lënë suksesin si arkitekte ku paguhej deri në 3000 euro për një projekt dhe punësohet në shtet si specialiste pranë Auiznit (fq36). Nga dhjetori i vitit 2015 ajo do të punësohet si shefe sektori pranë DPSHTR, detyrë të cilën do e mbaj deri në mars të vitit 2018. Por në vendim shprehen se zonja Proda ka punuar edhe pranë Rezidencës Studentore NR.2 për periudhën maj 2015-korrik 2019.
Nuk e dijmë a është lapsus por dypunësimi në shtet është i paligjshëm dhe nuk e dijmë ku e gjente kohën zonja për të përmbushur orarin 8 me 4 në dy punë njëkohësisht. Por mesa duket Lali i Bashkisë ishte shumë dashamirës me familjen Proda, duke e kthyer në zyrtaren e parë që mund të bënte dy punë në shtet njëkohësisht. Nga korriku i vitit 2019 deri në maj të vitit 2022 Proda është punsuar si Drejtore e drejtorise Teknike pranë Entit të Banesave. Nuk e dim përse është larguar nga ky funksion, por më pas ajo punësohet si specialiste pranë ASHK. Disi e habitshme sesi mund të pranosh të punësohesh nga Drejtor në Specialiste. Këtë funksion e ka mbajtur deri në shkurt të vitit 2023 ku më pas është punësuar si Drejtore që mbulonte pronat pranë Prefekturës Tiranë. Pra me rritjen në detyrë të bashkëshortit si Drejtor I Qarkut Elbasan, rritet edhe bashkëshortja si drejtore e pronës në Prefekturë.
Në prill të vitit 2024 edhe pse e punësuar në shtet, Zhanina Proda është regjistruar si person fizik dhe ofron shërbime si Studio Arkitekture, projektim interier dhe eksterier. Një veprim ky i përdorur gjerësisht nga zyrtarë e Mnistra për të justifikuar të ardhurat e rritura. /PLUG/
Një fermë e madhe kanabisi në Sunderland u lokalizua nga një dron policie duke përdorur një kamerë infra të kuqe. Pam...
Një 38-vjeçar nga Kavaja i cili kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak është përplasur me forcat e rendit bashkë me ...
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë pranë stadiumit Elbasan Arena në qytetin e Elbasan. Sipas informacioneve p...
Princi Harry i Britanisë dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, u takuan të mërkurën (25 shkurt) me të evakuua...
Komisioni Europian tha të mërkurën se ka propozuar të hapë negociatat për të eliminuar tarifat shtesë të roaming-ut...
Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeverita...
Pano Ruçi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar tre vite më parë në Greqi, ku u pë...
Presidenti, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, në të cilin vendosen kufizime jo vet&...
Zhvillime në çështjen e vrasjes së dyfishtë në kampingun në Finikounda, pasi në shënjestër të drejt&eum...
Gazetari Romir Saraçi ka reaguar në lidhje me justifikimin e Edi Ramës për prishjet e rrugëve në Shqipëri, se këto gj&...