
Një skuadër përgjimi e Guardia Di Finanza Italiane, është ndaluar në Portin e Durrësit, teksa ishte duke dalë nga territori Shqiptar për të shkuar në Itali.
Bëhet fjalë për dy oficerë të Guardia Di Finanza dhe një person tjetër, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë nga policia e Shtetit, pasi i ndruhen një përplasje institucionale mes dy shteteve.
Shkak i ndalimit është bërë zbulimi në furgonin e tyre të disa çantave, ku brenda tyre kishte pajisje elektronike përgjimi, GPS-a, tela, kaçavida dhe pinca.
Grupi i përgjimit kishin hyrë në Shqipëri me furgon nga Porti i Durrësit dhe pasi kanë qëndruar gati 24 orë në territorin Shqiptar, ditën e nesërme janë larguar po me furgon, duke përdorur të njëjtin intenerar kthimi.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në momentin kur janë ndaluar në Portin e Durrësit, policia shqiptare i ka kërkuar shpjegime se për çfarë aktiviteti dhe qëllimi ishin në Shqipëri me aparatura përgjimi.
Por dy nga të shoqëruarit, kanë pretenduar se janë oficerë të Guardia Di Finanzas dhe për të hyrë në Shqipëri me pajisje përgjimi kanë pasur autorizim. Por ky ka qënë vetëm një deklarim, pasi oficerët nuk kanë paraqitur asnjë dokument autorizimi.
Pas marrjes së deklarimeve të tyre, të 3 janë lënë të lirë për të vijuar rrugëtimin drejt Italisë. Ndërkohë policia e Durrësit ka sekuestruar çantat me pajisjet përgjuese, GPS-a, tela, kaçavida dhe pinca.
Çështja, tashmë është referuar nga policia kufitare në prokurorinë e Durrësit, për të kryer veprime të mëtejshme. Ndërsa rasti në fjalë nuk është pasqyruar në asnjë komunikatë publike policore.
Ka dyshime dhe indicie të forta se grupi i përgjimit ka hyrë në Shqipëri për të kryer veprime përgjuese për llogari të një hetimi në Itali, por pa dhënë detaje se cilin person apo grup ka qënë objektivi i tyre. Ata kanë qëndruar vetëm 24 orë në Shqipëri dhe më pas janë larguar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Dhjetor11:18
Ndërtoi pa leje një kapanon, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e kr...
AKTUALITET
9 Dhjetor11:13
Media amerikane 'The Street' raporton krizën e Air Albania: Kompania drejt falimentimit, anulon fluturimet dhe nuk jep sqarime
Media amerikane “The Street” ka përfshirë Air Albania në analizën e saj për krizën e fundit që ka për...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:40
Digjen dy makina në Shkodër, policia nis hetimet
Dy makina në qytetin e Shkodrës janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
M...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:38
EMRI/ Gjermania në kërkim të shqiptarit, dyshohet për tentativë vrasje
Skena dramatike u zhvilluan më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert në Mülheim të Gjermanisë. N...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:39
Trafikuan 1 miliardë dollarë kokainë, në krye të rrjetit boksieri i njohur. Kush janë tre shqiptarët e arrestuar në SHBA. Si i përgjoi FBI
Persona të lidhur me mafien u përpoqën t’i jepnin ryshfet një anëtari të jurisë federale 100,000 dollarë për ...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:28
Atentati ndaj gazetarit investigativ Yannis Lalas, arrestohen katër shqiptarë
Yannis Lalas dhe nje nga autoret e vrasjes
Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:26
Kërkoi lirimin nga qelitë, Apeli vendos për kërkesën e Gjon Shkambit. Nipi vrau gjyqtarin
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka vendosur të lërë prapa hekurave Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i ak...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:16
Ngjarje e rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 57-vjeçare ka humbur jetën pas një ndërhyrje ki...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:00
VIDEO/ Momenti kur Bamir Topi paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Më...
AKTUALITET
9 Dhjetor10:01
Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK
Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Më...