Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se si rezultat i shtimit të kontrolleve janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Policia Rrugore iu bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria e Policisë Rrugore
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur dhe nga shtimi i fluksit të automjeteve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, duke rritur monitorimin me mjete inteligjente, të lëvizjes së automjeteve të pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, si dhe duke shtuar patrullat e lëvizshme përgjatë këtyre akseve, për bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, që janë të planëzuara në zonat bregdetare.
Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:
-janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
-janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 26 841 masa administrative, nga këto:
* 7632 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;
* 1356 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 1468 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 1846 për parakalime të gabuara;
* 857 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 435 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
* 248 për drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;
* 10711 për parkim të gabuar;
* 2288 për shkelje të ndryshme.
Edhe gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
foto ilustruese HIMARË- Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor, "Tempulli 3". Një 32-vjeçar estonez ë...
foto nga video e postuar nga resuli TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet social...
droga LEZHË- Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë arrestuar për posedim të lëndëve nar...
Foto ilustruese VELIPOJË- Më shumë se 24 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në Velipojë pas një operacioni ...
Foto ilustruese SELANIK- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Selanik pasi nuk iu bindën thirjes për...
Foto ilustruese VLORË-Një incident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Foto ilustruese FRANCË- Pesë persona janë vënë në pranga nga autoritet frannceze pasi u zbulua se janë të...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rrugore të rrjetit kryesor europian të infra...
Foto ilustruese KORÇË- Një i moshuar ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dy ditë më parë nga rën...
Foto ilustruese TIRANË- Teknologjia po pozicionohet gjithmonë e më shumë si një trend i rëndësishëm, që po ndi...