
KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend. Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
“Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Mes tjerash, në komunikatë është përmendur që ndonëse ndryshimet e propozuara po bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe furnizimit me energji në vitin 2025, rritja e çmimit të energjisë elektrike “po parashihet të bëhet në një periudhë kohore kur veçse po ballafaqohemi me çmime të larta të produkteve në treg”.
“Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare”, është thënë në komunikatën e Presidencës, e cila është publikuar në ditën e fundit kur ZRRE ka thënë se pranon komentet dhe sugjerimit rreth propozimit për shtrenjtim.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë. Në fillim të marsit, ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, paralajmëroi për Radion Evropa e Lirë se rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte e pashmangshme. Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative. Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell. Autoritetet e Kosovëskanë thënë më herët se synimi është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga këto burime. Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në energji të ripërtërishme, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij./ REL
kosova
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
28 Mars16:26
Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat, shkrumbohet dhoma e gatimit
BERAT- Një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat mësohet se është përfshirë...
M.B
AKTUALITET
28 Mars16:05
Nesër Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët për të marrë pjesë
TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka ftuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Ceremonin&eum...
M.B.
AKTUALITET
28 Mars15:16
"Mikrokreditë"/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin, Arben Meskuti mbetet në burg
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën "arrest në burg" të caktuar nga shkalla e parë për Arben Meskutin. Ky...
r.ll
AKTUALITET
28 Mars14:58
PDK doli e dyta pas Vetëvendosjes në zgjedhje/ Hamza: I gatshëm të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë
bedri hamza
KOSOVË- Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha se është i gatshëm që të marrë përg...
r.ll
AKTUALITET
28 Mars14:57
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës, Taulant Tushe: Më kanë burgosur pa gjyq, kërkoj të shpallem i pafajshëm
gjkko
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet ditën e sotme seanca për inceneratorin e Tiranës. Në seanc&eum...
e. d
AKTUALITET
28 Mars14:34
EMRI/ Detajet nga plagosja një Kamëz, dy personat u konfliktuan për një vend parkimi
KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhu në lidhje me plagosjen në Kamëz. Mësohet se dy persoant janë konfliktuar për&n...
e. d
AKTUALITET
28 Mars14:18
Sherr mes dy personave në Kamëz, raportohet për të shtëna me armë zjarri
KAMËZ- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Paraprakisht bëhet me dije se afër n...
E.D
AKTUALITET
28 Mars14:01
Në arrest shtëpie, por tregtonte kokainë, në pranga 41-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe para
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme në ban...
e. d
AKTUALITET
28 Mars12:56
Pas denoncimit në media, AKU: Bllokuam mishin e importuar nga Brazili me salmonelë
TIRANË- Pas denoncimit në Media, AKU ka bllokuar mishin e importuar nga Brazili me salmonelë. Pas analizimit të mostër produkti pule ...