Beteja ligjore për zëvendësimin e termave “babai” dhe “nëna”, me “prindi 1” dhe “prindi 2” përfundoi pak ditë më parë, në Gjykatën Administrative në Tiranë. Maratona gjyqësore, që zgjati dy vjet kishte si protagonistë pastorin Akil Pano dhe pjesëtarët e Komunitetit LGBTQIA+. Ishte Pastor Akil Pano, i cili shpërndau menjëherë lajmin, duke e konsideruar vendimin si një fitore të madhe të familjes. Gjyqi përfundoi, por duket se ndasitë mes dy palëve kundërshtare do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Emisioni “Piranjat” vuri përballë të dyja palët. Pjesëtarët e komunitetin LGBTQIA+ këmbëngulin se nuk ka ekzistuar asnjë proces për çështjen e “prindit 1” dhe “prindit 2” dhe se gjyqi ishte një ankimim ndaj vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Shkak për këtë ankimim ishte gjuha e urrejtjes e përdorur nga pastori Akil Pano kundrejt personave të këtij komuniteti. Në fakt, ky debat tejet i ndjeshëm për opinionin publik nisi pikërisht në ekranet tona televizive. Fillimisht termat “prindi 1” dhe “prindi 2” u sollën në diskursin publik nga dy prindër në Britaninë e Madhe dhe më pas u përhapën në shumë vende. Por në vendin tonë, debati mori përmasa të mëdha dhe përfshiu figura publike, njerëz të ekranit dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Debati u ndez akoma më tepër pas shpërndarjes së një formulari nëpër kopshtet e kryeqytetit, ku nëna dhe babai futeshin në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.
Pas padisë së komunitetit, ndaj pastor Panos hapet një çështje e re. Kësaj herë nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit. Pastori thekson se e gjithë maratona gjyqësore nisi pas diskurseve të tij publike, në mbrojtje të lirisë së fjalës. Sipas tij, vendimi i Komisionerit erdhi si pasojë e një skenari të qëllimtë, kundër individëve që mbrojnë familjen tradicionale. Ndërsa për aktivisten Karaj beteja e pastorit është një fushatë dezinformuese, që nxit urrejtjen ndaj personave të komunitetit. Beteja e madhe mes konservatorizmit përballë liberalizmit duket se do të jetë e gjatë, ashtu sikurse dhe paqja nga të dyja palët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Qershor21:18
Nga Florian Binaj - Shtohen artistët, por bie cilësia, sot vlerësohen ‘K-të’, e jo talenti
Një gjë që më bën përshtypje sidomos vitet e fundit, është që sado numri i artistëve është shtuar ...
AKTUALITET
2 Qershor21:17
Denoncimi i Piranjave - VIDEO/ Beteja gjyqësore e një gruaje me kompaninë 'Bankers', mes ndotjes dhe sëmundjes, abortoi 3 herë
Vuajtjet e Dallëndyshe Poshnjarit nga Marinza vulosin ashpër dramën e pasojave të rrezikut nga hidrokarburet. Në një jetë m...
AKTUALITET
2 Qershor19:35
“Shumë zhgënjyese”, reagon ashpër Yuri Kim pas lirimit nga burgu të Tahirit: Do përballeni me pasoja! Këto janë mënyra të vjetra të mosndëshkimit
Pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit, ka reaguar ashpër ambasadorja Yuri Kim. Ajo thotë se këto veprime do kenë pasoja dhe se &eum...
AKTUALITET
2 Qershor18:36
Ka gruan të sëmurë, lirohet nga qelia Saimir Tahiri. Dënimin e mbetur do e kryejë në shtëpi: Mund të dalë vetëm për nevoja familjare
Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, njëherësh dhe ish-kryetari i...
AKTUALITET
2 Qershor18:14
Lirimi i Tahirit nga qelia, avokati Maks Haxhia: Plotëson 5 kushtet, do kujdeset për fëmijët
Gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëshortes, është arsyeja kryesore që Gjykata e Elbasanit vendosi të lirojë d...
AKTUALITET
2 Qershor18:00
Autoriteti i Dosjeve nis hetim “administrativ” për 44 të zhdukur të burgut të Spaçit
Tridhjetë vjet pasi i burgosuri i fundit doli nga kampi famëkeq i Spaçit në zonën e Mirditës në Shqipëri, një i...
AKTUALITET
2 Qershor15:00
I gjithë shtabi elektoral i Belerit u përgjua për 15 ditë, ja 5 emrat që i shpëtuan prangave të policisë
Të gjithë koordinatorët e Shtabit Elektoral të Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit 2023, i koalicionit “Ba...
AKTUALITET
2 Qershor14:00
“Emri i tij u përmend në bisedat e trafikantëve”, VOA: Tahiri do t’i kalojë 20 muaj të dënimit në shtëpi dhe jo më në burg
Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, 20 mua...
AKTUALITET
2 Qershor13:00
Elbasan, 46-vjeçari godet me thikë vëllain pas konfliktit të çastit (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 49-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sipas njoftimit t&eum...