Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Nga Piranjat News
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, duke lënë në fuqi pezullimin nga funksionet publike të e Belinda Ballukut.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë 4 me 4 sa i përket çështjes së vendimit për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
Ja kush janë gjyqtarët që votuan për Belinda Ballukun në Kushtetuese:
Fiona Papajorgji, e cila pasoi në detyrë Holta Zaçaj. Papajorgji u lind më 12 mars 1976 në Vlorë. U diplomua në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 mori gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit.
Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Papajorgji është autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së Drejtës Kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Që prej muajit nëntor të vitit 2019, Papajorgji është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Sonila Bejtja, 46-vjeçarja ka plotësuar vakancën e krijuar pas dorëheqjes së ish-gjyqtarit Besnik Muçi, i cili pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën u rrëzua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Për këtë vakancë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ia dërgoi emrin e Sonila Bejtja, kreut të shtetit duke e renditur kandidaturën e saj me 76.83 pikë. Sonila Bejtja është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Milanos në vitet 1994-2000 me rezultate të larta. Pas universitetit, znj. Bejtja ka marrë titullin e Avokates nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve në Tiranë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë dhe titullin e Noteres nga Dhoma Kombëtare e Noterëve në Tiranë.
Në periudhën 2000-2001, znj. Bejtja ka kryer një trajnim si pjesë e Bankës Botërore për konsulencë ligjore. Ajo është njohëse e mirë e gjuhëve të huaja si anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Sandër Beci e ka nisur karrierën e tij në drejtësi në vitin 2018. Atëherë, ai u emërua Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokuroisë. Kryetar i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Kryetar i Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetar i Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
Në vitin 1996, Beci ka kryer studimet e larta për jurist me resultate tepër të larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Shkollën e mesme, ai e ka kryer po në Shkodër, në shkollën e mesme “Oso Kuka”.
Titullin “Doktor”, Beci e ka fituar në vitin 2012, pasi ka përfunduar punimin me temë: “E drejta europiane e konkurrencës në këndvështrimin e institucioneve të BE-së”. Këtë kualifikim, ai e ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Marjana Semini ishte për mëse 22 vjet drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.
Autore e një serie botimesh profesionale e akademike, ajo është po ashtu eksperte në një mori projektesh të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat njerëzore, civile dhe të pronësisë intelektuale, avokatisë, noterisë, të drejtës tregtare.
Asim Vokshi është diplomuar në vitin 2003 me rezultate shumë të mira në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Në vitin 2006 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Magjistraturës duke u renditur i pari. Në vitin 2008 përfundoi shkëlqyeshëm studimet master në shkencat civile pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Në vitin 2013 përfundoi studimet LLM pranë Universitetit të San Diegos, Kaliforni, si përfitues i bursës Fulbright, bursë e dhënë nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2015 fiton gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës duke u vlerësuar me pikët maksimale.Me dekretin nr.4656, datë: 03.10.2005 të Presidentit të Republikës emërohet gjyqtar dhe caktohet të kryejë stazhin profesional në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me dekretin nr.5107, datë: 06.11.2006 të Presidentit të Republikës caktohet përfundimisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke e ushtruar këtë detyrë deri në nëntor 2016.
Në këtë kohë me dekretin nr.9826, datë 08.11.2016 të Presidentit të Republikës, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Përpara ushtrimit të funksionit të gjyqtarit, z. Vokshi ka qenë pjesëmarrës në shoqërinë civile duke mbështetur aktivisht kauza me interes publik që lidhen me të drejtat e njeriut.Përpos kontributit në gjyqësor, Asim Vokshi ka dhënë kontribut domethënës edhe në botën akademike, duke u angazhuar si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës nga viti 2006 deri në 2015 si dhe prej vitit 2020 si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Z. Vokshi në vitin 2008 është certifikuar nga Këshilli i Europës si trajner kombëtar për Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu është angazhuar në vazhdimësi si ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimet vazhduese mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të drejtën e brendshme, në fushën e procedurës civile, të drejtës administrative, etj.
Në sferën akademike ka dhënë gjithashtu një kontribut të vyer si autor dhe bashkautor i disa botimeve, cikël leksionesh dhe artikujve shkencore në fushën e procedurës civile, të drejtës civile dhe të drejtave të njeriut, nga të cilët veçojmë bashkëautorësinë në librat “Procedurë Civile” (Pjesa I-Botimi II, 2018) dhe “Procedurë Civile” (Pjesa II-Botimi II, 2018), si dhe ciklin e leksioneve për studentët e fakultetit të drejtësisë “E Drejta e Detyrimeve I” dhe “E Drejta e Detyrimeve II” (2008). Z. Vokshi është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat ka referuar për tematika të ndryshme ligjore.Me dekretin nr.13188, datë 29.07.2021 të Presidentit të Republikës, emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Ilir Toska ka një karrierë të gjatë në gjyqësor, ku ka punuar si gjyqtar i shkallës së parë si dhe kryeinspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në prill të vitit 2007, ai është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Në vitin 2012, Ilir Toska ka kryer gjithashtu detyrën e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor.
Gent Ibrahimi është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992. Ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest, në periudhën 1994 - 1995. E ka filluar karrierën e tij si profesor i të Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Ka punuar si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 - 1995), Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 - 1999), Këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale (2002 - 2003), Këshilltar Ligjor në UNMIK (2003, 2004, 2006), Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimeve Publike dhe Ligjore (1999-2009) dhe Këshilltar në Projektin kundër Korrupsionit, PACA (2009 - 2012). Aktualisht është Kryetar i Këshillit të Reformës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka qenë i angazhuar si ekspert në disa Shërbime Konsulence në fusha të tilla si sistemi gjyqësor, reforma administrative, media, prokurimi publik, etj.
Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa grupe pune për hartimin e ligjeve të rëndësishme si ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligji organik për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ligji për Gjykatat Administrative. Ai është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, etj.
Marsida Xhaferllari ka qenë Kryeinspektore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ish KLD në kohën kur ky institucion drejtohej nga Presidenti Ilir Meta dhe më herët nga Bujar Nishani. Gjithashtu ajo ka mbajtur edhe poste të larta në ministrinë e Drejtësisë duke filluar si këshilltare në vitin 2008 dhe më pas si drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Po ashtu ajo ka shërbyer si gjyqtare edhe në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Sakaq, për Xhaferllarin ish-kryeinspektore pranë Inspektoratit të ish-KLD që është dekretuar për anëtare të Gjykatës Kushtetuese vettingu në 11 mars të këtij viti nuk doli me një vendim. Ndërkohë, Xhaferllari është përfolur vazhdimisht si kandidatja që nuk plotëson kriteret për në Kushtetuese, pasi në të shkuarën e saj i janë konstatuar shumë shkelje.
Edhe kur hartuan pikëzimi i listave, kryetari i KED Ardian Dvorani dhe kryeprokurorja Arta Marku i dhanë zero pikë Xhaferllari gjatë procesit të klasifikimit në KED./Piranjat.news
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë 4 me 4 sa i përket çështjes së vendimit për kërkesën e ...
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryemini...
Pas më shumë se 9 orësh, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendim për pezullimi...
Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vje...
Pak orë pasi tentoi të grabiste filialin e një poste dhe nuk ia doli, një i ri nga Shkodra ka tentuar të grabisë një market. ...
Gjashtë oficerë të Policisë në Itali u plagosën gjatë ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Z...
Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku një person ende i paid...
Gjykata e Durrësit ka vendosur të ndryshojë një pjesë të masave të sigurisë në çështjen e mbetjeve t&eu...
Gazetarja Anuela Llabani, duke komentuar dosjen e AKSHI-t në emisionin në News24, u shpreh se në provat që SPAK ka në duar, sipas saj, ...
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë pasi një familje shqiptare humbi jetën si pasojë e një...