Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054. OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.
Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit. Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.
Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja. Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.
Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100. OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.
Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5. Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./ Monitor
TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve...
TIRANA- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një dokument që përcakton tarifat e reja që do të...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dh...
TIRANË- Martin Cani, sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes. I riu humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të viti...
TIRANË- Dy turistë gjermanë janë shpëtuar në në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Policia b&e...
ANGLI- Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në Mbretëri...
LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për funksionimin e kampeve të dëbimi...
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që ...
foto ilustruese ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë nark...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale 'trafikim të armëve t&eum...