Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024.
Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67 vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.
Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67 vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.
Stojani solli në vëmendje të Këshillit se prokurori Çardaku është shkarkuar nga detyra prej KPK-së dhe po pret shqyrtimin e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, relatori vërejti se Çardaku është i pezulluar nga detyra dhe se nuk jep asnjë kontribut në sistemin e drejtësisë. Stojani tha se projekt-vendimi ka ardhur me shumicë votash nga komisioni, pasi ai ka votuar kundër. Ai shtoi se dy anëtaret e tjera të komisionit, Ledina Riza dhe Mirela Bogdani janë shprehur pro kërkesës së Çardakut, që t’i jepet mundësia për të ruajtur statusin.
“Po përdoret shteti si lopë. Një njeri që nuk jep kontribut, nuk mund të paguhet. Ne nuk mund të paguajmë njerëz kur nuk bëjnë asnjë punë. Dhe duhet bërë një projekson për njerëzit që dalin në pension,” tha Stojani.
Stojani u mbështet vetëm nga anëtari Erind Mërkuri në Këshill, ndërkohë që nëntë anëtarët e tjerë e konsideruan ligjore kërkesën e Çardakut.
Në vijim, Stojani solli në vëmendje se Këshilli e kishte kryer më parë një gjë të tillë në rastin e prokurorit Pelivan Malaj, duke i zgjatur moshën e pensionimit nga 67 deri në 70 vjeç, ndërsa ishte i pezulluar prej shkarkimit nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Sipas Stojanit, pak ditë para se të gjykohej në KPA, prokurori Malaj kishte kërkuar të dlite në pension, pa ju nënshtruar gjykimit përfundimtar të vetingut të tij.
Anëtari Erion Fjezulla konstatoi se magjistratët janë të pezulluar për shkak të shkarkimit nga detyra prej KPK, por Stojani ripërsëriti se nuk duhet përdorur shteti si lopë.
Këshilli në vijim zhvilloi votimin prej nga kërkesa e prokurorit Çardaku për zgjatjen me tre vjet të statusit të magjistratit u mbështet nga 9 anëtarë të këshillit që votuan pro, ndërsa mbetën në pakicë anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri.
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ai ka ushtruar ankim në Kolegj, ndërsa nuk ka ankim nga ana e Komisionerit Publik. Kolegji shqyrton me përparësi vendimet e Komisionit për të cilat Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandim dhe që janë ankimuar prej Komisionerëve Publikë. Mandati KPA përfundon në qershor të vitit 2026, kohë gjatë së cilës pritet të jetë përmbyllur edhe shyqrtimi i ankimit të Çardakut.
Me vendimarrjen e KLP-së, Çardaku do të vazhdojë të përfitojë 70% të pagës edhe pse nuk do ta ushtrojë detyrën realisht. /Birn/
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të premten të zbusë masën e sigurimit personal ndaj ish-drejtorit të UKT-së së Bash...
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë...
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga avokatin Redi Llana, pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vl...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi...
Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, është lënë sot në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës s...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë...
Një rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokast&...
Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Paqsor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdini. L...
Pronari i kampingut AMMOS në Finikounda, i vrarë së bashku me mikun e tij shqiptar, i kishte lënë pjesën më të madhe t...
Titaniku” në versionin shqiptar! Pas sukseseve javë pas jave, emisioni “Piranjat” në episodin e së premtes do...