Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali dhe Shqipëri. Gjykata e Milanos e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike" dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Ndërkohë policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, që ky shtetas dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen ekonomikisht dhe rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale. Pasuritë e sekuestruara janë: Banesë me 2 kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, lokal dhe 8002 metra katrorë, sipërfaqe toke arë.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit S.Gj. i dënuar në Shqipëri dhe Itali për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike"
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit S.Gj. nën hetim për veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, në bazë të nenit 283/a-2 të Kodit Penal dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj, për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.
Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë.
Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të "Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndeve narkotike" dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj. në Itali.
Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:
1- Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;
2- Lokal "Njësi" me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;
3- Tokë "Arë" me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njwsia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;
4- Tokë "Arë" me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe
5- Tokë "Arë" me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.
Foto ilustruese TIRANA- Një 56-vjeçar me inicialet Xh. K., banues në Tiranë, është vënë në pranga. Ai&n...
foto ilustruese FRANCË- Është dënuar me katër vjet burg nga një gjykatë franceze, 22 vjeçari Mirsen Meti i cili u...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar i ka vënë flakën vetes pasdite e djeshme në Riccione pasi u dëbua nga shtëpia e...
Foto ilustruese KAPSHTICË- Pas festës së Pashkës shqiptarët të cilit ishin rikhtyer në atdhe po kthehen sërish drej...
foto ilustruese VLORË- Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset ed...
Foto ilustruese TIRANË- Pas publikimit të një rasti ku një efektiv i policisë shantazhonte një grua me foto të saj nudo ...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2023 dhe Prioritetet 2024”, në d...
Protesta TIRANA- Në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arre...
Foto ilustruese SHKODRA- Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari, avokati i Erdgys Arrazit tha se në sendet e familjes u gjet një recet&eu...
FRANCË - Një 32-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është shpallur fajtor në Nice të Franc...