AKTUALITET

Propozimi i PS për moslejimin e pezullimit të krerëve të shtetit, reagon SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 16:54
Propozimi i PS për moslejimin e pezullimit të krerëve të

Prokuroria e Posaçme ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër çdo nisme që kufizon fushëveprimin për të hetuar njësoj si qytetarët e thjeshtë edhe ata të rangjeve të larta. Në raportin vjetor të 2025 SPAK-u shprehet se “ do konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma me karakter ligjor dhe institucional që do të synonin kufizimin e mjeteve procedurale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbënin rrezik serioz për funksionimin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e të drejtës” përmendet në raport.

Teksa renditen si sfida hetimi i krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë, SPAK deklaron se retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë jo vetëm në perceptim por edhe në autoritetin e institucionit, dhe mund të shërbejë si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.

Gjatë raportit vjetor gjithsesi përtej akuzave publike se policia nuk kryente referime, SPAK ka ndryshuar qëndrim.

“Në ndryshim nga viti 2024, të dhënat statistikore tregojnë se hetimet e filluara me referime nga policia e shtetit për vitin 2025 kanë shënuar rritje me rreth 70 përqind”, thuhet në raportimin vjetor që rendit se qytetarët vazhdojnë të denoncojnë, ndërkohë që politika ka shënuar një hap pas në kallëzimet e saj, duke i përgjysmuar ankesat penale”.

Si një përgjigje e përsëritur ndaj qëndrimeve të vazhdueshme të kryeministrit ndaj masave arrest në burg që e rendisin Shqipërinë të dytën pas Rusisë, SPAK analizon se gjatë 2025 ka patur një rënie të ndjeshme të kësaj mase. Konkretisht thuhet në raport masa e arrestit në burg ka pësuar rënie nga 236 masa gjatë 2024 në 110 gjatë vitit 2025. Rezulton se këto masa në afro 4 përqind u dhanë për vepra të korrupsionit dhe gati 21 përqind për vepra të krimit të organizuar.

Prokuroria e Posaçme shpjegon se gjykata ka gjetur fajtor dhe ka dënuar 197 shtetas nga të cilët 108 janë në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Ndërsa 21 të tjerë kanë marrë pafajësi dhe në këtë mënyrë gjykata ka rrëzuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme. SPAK pranon se gjatë një viti përgjoi 3004 pajisje telefonike nga të cilat 1738 me vendime gjykate, ndërsa të tjerat me autorizim të prokurorit ose me vendime zgjatjeje për të përgjuar. Për Prokurorinë e Posaçme aparatet e telefonit që vijojnë të bllokohen përbëjnë 70 – 75 përqind të provave totale.

Ndërsa mes problemeve që mbeten pa zgjidhje është edhe çështja e statusit të prokurorëve pasi tu përfundojë mandati.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë