
Qytetarët pritet të mblidhen edhe këtë mbrëmje në Tiranë për protestën e 29-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, tubimi do të nisë në Sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit do të marshojnë para godinës së Kryeministrisë.
Protesta, e cila prej katër javësh zhvillohet çdo mbrëmje, vijon të ketë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Edhe në protestat e fundit, qytetarët kanë përsëritur njëzëri thirrjet që tashmë janë kthyer në refrenin e përditshëm të marshimeve.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëri e re” dhe “Poshtë patronazhistët”, kanë qenë disa nga sloganet e brohoritura nga protestuesit gjatë tubimeve dhe marshimeve në rrugët e Tiranës.
Edhe protesta e sotme pritet të shoqërohet me marshim në disa akse të kryeqytetit, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë rezistencën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Qershor08:24
Këmbimi Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë.
Euro do të blihet me 93.7 l...
AKTUALITET
28 Qershor08:14
Temperaturat në rritje këtë të diel, por moti ka surpriza. Ja kur priten vranësirat dhe reshjet në vend
Dita e diel do të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Deri në mesditë moti parashikohe...
AKTUALITET
27 Qershor22:55
"Albania is not for sale" shfaqet në metronë e Vjenës, mesazh solidarizues me protestat në Shqipëri
Mesazhi "ALBANIA IS NOT FOR SALE!" është shfaqur në ekranet e metrosë së Vjenës, duke tërhequr vëmendjen e udhëta...
AKTUALITET
27 Qershor22:30
“Tradhtia ka emër"/ Pankartat pikante që goditën Ramën në protestë: Shqipëria nuk është në shitje!
Përveç fjalimeve të zjarrta dhe marshimit të pandalshëm, ajo që ka rënë në sy gjatë protestës së...
AKTUALITET
27 Qershor22:05
"Shteti nuk punon për të siguruar trajtim për pacientin"/ Gazetari Stafa: Rezistenca e bën këtë protestë më të fortë
Protesta kombëtare në ditën e saj të 28-të përpara godinës së kryeministrisë ka shënuar një tjetër m...
AKTUALITET
27 Qershor21:50
Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas më shumë se dy orë e gjysmë n&...
AKTUALITET
27 Qershor21:40
Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!
Një denoncim nga një banor i Lagjes 13, në zonën e Plazhit në Durrës, i cili thotë se prej 5 ditësh pallati ku ai jeton ...
AKTUALITET
27 Qershor21:38
Propozimi për Kuvendin Kombëtar Qytetar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë
“Para disa ditësh gjatë protestës kam folur për ngritjen e një kuvendi kombëtar qytetar dhe ka marrë pëlqimin e nj...
AKTUALITET
27 Qershor21:37
Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, një qytetare përmendi paralajmërimin e Presidentit serb, Aleks...
AKTUALITET
27 Qershor21:35
"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain
Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, duke iu referuar folësve të mëparshëm, tha se ata kanë pasuruar gjuhën shqipe, ndërsa tha se e...