Protesta kombëtare në ditën e saj të 28-të përpara godinës së kryeministrisë ka shënuar një tjetër moment të fortë me fjalimin e gazetarit Osman Stafa. Nga tribuna e ngritur në bulevard, Stafa ka vlerësuar maksimalisht qëndresën e qytetarëve dhe ka lëshuar akuza mjaft të rënda lidhur me kolapsin në sistemin shëndetësor shqiptar, duke rrëzuar njëkohësisht edhe narrativën e qeverisë se tubimet organizohen nga “agjentura të huaja”.
Në fjalën e tij përpara mijëra protestuesve, gazetari Stafa u ndal te realiteti i dhimbshëm që përjetojnë çdo ditë pacientët dhe qytetarët nëpër spitalet e vendit, duke sjellë fakte tronditëse nga terreni që prekin direkt jetën e njerëzve.
“Ajo që e bën më të fortë këtë protestë është rezistenca juaj, 28 ditë rezistencë! Pas datës 20 të çdo muaji në spitalet shqiptare ndërpriten analizat! E imagjinoni dot të shkosh në spital i shtruar dhe të ndërpresin analizat. Mungojnë ilaçet në spitalin onkologjik. Te neurokirurgjia mungojnë po ashtu. Nuk ka pajisje për të kuruar kancerin!”, denoncoi me forcë Stafa.
Më tej, gazetari ironizoi hapur pretendimet e pushtetit, të cilat përpiqen t’ia faturojnë organizimin e revoltës qytetare faktorëve të jashtëm. Përmes një sërë pyetjesh retorike që gjetën mbështetjen e menjëhershme të turmës në bulevard, ai rindërtoi të vërtetën duke pyetur nëse ishin agjenturat ato që lanë spitalet pa ilaçe, që shpopulluan vendin, që ngritën çmimet apo që lanë pensionet në nivele qesharake.
“Dhe këta thonë që janë agjenturat e huaja që organizojnë protestën! Agjenturat e huaja i lanë spitalet pa ilaçe, ato e shpopulluan këtë vend? Ato i ngritën çmimet e ushqimeve? Ato i lanë pensionet kaq të ulëta? Kjo është historia dhe e vërteta jonë”, u shpreh ai.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Qershor21:50
Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas më shumë se dy orë e gjysmë n&...
AKTUALITET
27 Qershor21:40
Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!
Një denoncim nga një banor i Lagjes 13, në zonën e Plazhit në Durrës, i cili thotë se prej 5 ditësh pallati ku ai jeton ...
AKTUALITET
27 Qershor21:38
Propozimi për Kuvendin Kombëtar Qytetar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë
“Para disa ditësh gjatë protestës kam folur për ngritjen e një kuvendi kombëtar qytetar dhe ka marrë pëlqimin e nj...
AKTUALITET
27 Qershor21:37
Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, një qytetare përmendi paralajmërimin e Presidentit serb, Aleks...
AKTUALITET
27 Qershor21:35
"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain
Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, duke iu referuar folësve të mëparshëm, tha se ata kanë pasuruar gjuhën shqipe, ndërsa tha se e...
AKTUALITET
27 Qershor21:23
“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër
Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet Ministrja e Inteligjencës Arti...
AKTUALITET
27 Qershor21:08
"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë kryeministrin në qeli
TIRANË- Një protestues deklaroi gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se libri “Albanian Files”, që pë...
AKTUALITET
27 Qershor20:45
"Shqiperia po jep shembull për gjithë botën"/ Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit
TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ramës. Ajo ka...
AKTUALITET
27 Qershor20:16
FOTOLAJM/ Protesta e 28 për largimin e Ramës, eurodeputetja italiane Ilaria Salis i bashkohet protestuesve
Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Prania e saj është mirë...
AKTUALITET
27 Qershor20:05
"Na quajti dele, po kush janë delet"?/ Nënë Liza sfidon Ramën: Protesta do mbyllet kur japë dorëheqjen
TIRANË- Protestës së 28 për largimin e Ramës i është bashkuar edhe një nga figurat më të njohur...