Dosja Meta/ Shtyhet në GJKKO seanca për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës. Një 26-vje&...
Një person ka mbërritur te Spitali i Trauma i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kamëz. ...
Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjo...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri...
Një 25-vjeçar nga Rubiku i Mirditës është kthyer në një nga figurat më të spikatura dhe më të shp&eum...
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në r...
Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërt...
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta, në lidhje me situatën në Sar...
Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen ...

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen me pjesëmarrje akoma më masive, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare në të cilën bën thirrje për mbrojtën e natyrës.
Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit dhe ai i Sazanit, protestuesit kanë vendosur një sërë kushtesh, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e projekteve që cenojnë natyrën si në Zvërnec apo dhe paktën e maleve, të cilën e konsiderojnë si shitje të pasurisë së shqiptarëve.
Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE ka bërë thirrje që institucionet të mbrojnë natyrë sa janë në kohë.
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.
Një ditë më parë, media prestigjioze Politico ka raportuar një qëndrim të Bashkimit Europian se projekti i Zvërnecit dhe dëmtimi i mjedisit mund të kenë impakt negativ për negociatat e Shqipërisë në BE.
Sipas Politico “Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, mes protestave të vazhdueshme kombëtare për një projekt në bregdetin jugor të vendit. Protestat kombëtare hynë në ditën e tetë radhazi të dielën, ndërsa shqiptarët kërkonin anulimin e një resorti luksoz ne Zvërnec.
Komisioni po paralajmëron se projekti mund ta vendosë Shqipërinë në kurs përplasjeje me rregullat mjedisore të BE-së, duke rrezikuar aftësinë e saj për të mbyllur Kapitullin 27 të gjelbër në bisedimet e anëtarësimit. “Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të minojnë përmbushjen e kritereve përmbyllëse dhe [ne] presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë,” i tha një zëdhënës i Komisionit Evropian gazetës POLITICO, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me zhvillimin e propozuar kontrovers. “Në procesin e anëtarësimit në BE, si pjesë e kritereve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet,” tha zëdhënësi, duke kërkuar që Shqipëria të shfuqizojë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të “përfundojë” ligjin për investimet strategjike.
Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria pritet të përafrojë legjislacionin e saj me rregullat mjedisore të BE-së. Zëdhënësi i tha gjithashtu POLITICO-s se ministri shqiptar i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kishte informuar Komisionin në Bruksel se ndërtimi i projektit është pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis në bashkëpunim me shoqërinë civile.
“Ne i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona ministrit të mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti,” tha zëdhënësi.
Ushqimi që qytetarët konsumojnë çdo ditë është gati t'i nënshtrohet një transformimi rrënjësor fal&eu...
Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pankartave dhe mesazheve të protestuesve kundër projektit të shumëpërfolur të Zvërnecit. ...
“Edi Rama, o tradhtar!”, “Rama ik!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg!”. Këto kanë qenë di...
Kur Edi Rama mirëpriti Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Tiranë në vitin 2024, ai u sigurua që të reklamonte...
Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka deklaruar se prej më shumë se një dekade është pjesë e protestave qytetare dhe se zhvillimet n...
Është 10:30 e darkës dhe grupe të rinjsh, me qindra, marshojnë në rrugët e Tiranës për të shtatën dit&e...
Protesta qytetare e njerëzve të lirë në Shqipëri është një protestë thellësisht politike, kundër nj&eum...
Reagimi i influenceres dhe modeles Dajana Kalo ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për blogerët dhe influencerët ka ndezur deba...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe socialistë...
Një protestuese në tubimin para kryeministrisë iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama për “protestën për ...