AKTUALITET

“Pse ma bëre këtë, ne jemi rritur bashkë…”/ Nëna e Elis Rroshkodolit flet për herë të parë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 20:06

“Pse ma bëre këtë, ne jemi rritur

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala, transmetoi këtë të martë, dëshminë e nënës së Elis Rroshkodolit, i vrarë me armë zjarri , teksa po konsumonte kafe në një lokal në qytetin e Shkodrës.

Kjo është hera e parë që Lindita flet në media duke dhënë versionin e saj për ngjarjen e rëndë të 30 gushtit kur djalit të saj iu pre jeta në mes në moshën 36 vjeç. Lindita Rroshkodoli, është një grua e mbetur e ve që në vitin 1993, kur i shoqi u qëllua po në një lokal teksa ishte kthyer nga një varrim.

“Burri kur u vra ishte me një shok duke pirë kafe. Dhe ky quhej Hys. Dhe e thërrasin Hysën të dalë si dëshmitar. Ai nuk pranonte, kishte frikë, apo ndjente presion, nuk e di. Dhe e thërrasin dy kunetërit e mi, vëllezërit e burrit. Ore nuk do të të bëjmë gjë. Vetëm trego. Në atë kohë kunati i vogël e plagos Hysën dhe ai ngel invalid. Tani ia faturuan djalit”– thotë ajo.

Plagosja e dëshmitarit tashmë ishte një plagë e hapur për familjen Rroshkodoli, që ndërsa kërkonte drejtësi për kryefamiljarin e humbur, duhej të përballej tashmë me një gjak të pashlyer. Për t’i shpëtuar gjakmarrjes, Lindita tregon se vendosi të dërgojë djemtë në azil, së pari djalin e madh Elisin.

“Shumë sakrifica si nënë. Mbaroi klasën e 8. Kisha ngacmime, Merri fëmijët dhe largohu nga Shkodra. Ku do ikja? Lekë nuk kisha, pasaportë nuk kisha. Djemtë u rritën. Frika më hyri më shumë. Se mi ngacmonin njerëzit. Do merrni gjakun”, thotë ajo për emisionin “Në Shënjestër”.

Ajo tregon se gjithmonë ishte e interesuar për pajtim gjaqesh, por nuk pranonin pala kundërshtare.

“Dhe u detyrova ta çoja në azil. Njeri s’kisha, lekë s’kisha. U detyrova ta çoj Elisin në Belgjikë. 4 muaj kishte Elisi në Belgjikë. Dhe do shkonte edhe djali tjetër”, thotë Lindita.
Por nuk do të vononte dhe një tjetër ngjarje e kobshme do të binte mbi familjen e Linditës. Ai që do të humbiste jetën këtë here do të ishte Taulanti, djali i saj më i vogël I cili ndërsa po përgatitej t’i bashkohej vëllait të tij më të madh Elisit në azil në Belgjikë, bie pre e një aksidenti të rëndë automobilistik, ku krahas tij, humbin jetën edhe tre persona të tjerë.

“Bëri pasaportën. Fal një shok, fal një teze, fal një dajë. Vjen në Elbasan dhe më thotë, mami do shkoj të takoj nënëdajën, dhe shokët se unë nuk dihet kur vi tani, Mirë mi mam i thashë. Kur më vjen haberi, djali kishte humbur jetën. U bë një aksident i madh, në Labinot të Elbasanit. Vdiqën katër vetë. Ndër ta ishte edhe Taulanti, 23 vjeç”, rrëfen Lindita Rroshkodoli.

Me pistoletë gati për qitje/ Policia reagon për vrasjen në Shkodër: Ja çfarë u gjet në çantën e viktimës
Duket se fati me këtë nënë që ende nuk kishte hequr rrobat e zisë së humbjes së bashkëshortit, po tregohej më i pamëshirshëm se me askënd. Sa herë përpiqej të rregullonte një gjë, një dorë tjetër duket sikur punonte për t’i rrokullisur ato me kokë poshtë. Një fat i zi që do ta përndiqte edhe në vazhdim.

Vdekja tragjike e Taulantit në aksident, do të bënte që edhe Elisi të linte azilin në Belgjikë dhe të qëndronte pranë nënës së tij, që ishte mjaftueshëm e ligshtuar në shëndet pas humbjes së djalit. Por kthimi i Elisit në Shqipëri do të hidhte poshtë edhe të gjithë mundin dhe sakrificën që kishin bërë si familje, që ai të shkonte në azil në Belgjikë.

“Nuk mund ta varrosja djalin pa ardhur vëllai. U lajmërua Elisi. Elisi ndenji katër muaj me mua, se unë isha vetëm, isha shumë e sëmurë”, thotë ajo.

Por edhe pse nëna e tij ishte e mundur nga dhimbja për humbjen e të birit në aksident, frika se Elisi mund të binte pre e një sulmi nga gjaksit e tyre, jetonte ende me të. Pasi kishte humbur bashkëshortin dhe tashmë edhe djalin e dytë, Lindita nuk mund ta pranonte të humbiste edhe djalin e madh. Për këtë arsye ajo i kërkoi të birit që të kthehej në azil në Belgjikë. Aty ku do të ndihej më i sigurt se sa në Shkodër, ku hija e vdekjes i vinte rrotull, sa herë kalonte në rrugët e qytetit. Dhe zemra e saj rrinte e ngrirë sa herë ai largohej nga banesa, apo vonohej të kthehej. Por ndërsa mendonte se në Belgjikë, Elisi do të ndihej më i mbrojtur, mesa duket peripecitë për këtë familjen nuk ishin mbyllur ende. Këtu fillon një tjetër histori, ku ajo beson që ka lidhje me atë që do t’i ndodhte të birit në vazhdim, atë që ka lidhje me vrasjen e tij në moshën 36 vjeçare më 30 gusht të vitit 2024 në Shkodër. Teksa ruhej nga hasmi që kishin në këtë qytet, që ishte familja e dëshmitarit të plagosur nga kunati i saj, në skenë ngjitet një tjetër ngjarje.

Ajo zë e nis fill pikërisht në momentin e kthimit për herë të dytë të Elisit në Belgjikë, aty ku ai përfshihet në një zënkë për çështje nderi dhe plagos një person që është po nga Shkodra. Plagosje për të cilën ai vuan një dënim me 4 vite heqje lirie në Belgjikë. Dhe që nëna e tij beson se është pikërisht kjo ngjarje që çoi në eleminimin disa vite më vonë të djalit të saj.

“Pas 4 muajsh djalit i thashë, mam ça do bësh më këtu. Dhe ikën përsëri në Belgjikë.Me shumë vështirësi hyri përsëri. Dhe tregoi arsyet. Aty djali kishte zënë një shoqe. Ajo punonte kamariere në një lokal ku punonte edhe djali, që quhej ‘Vllaznia’. Tani në këtë lokal punonte edhe vëllai i këtij që ma ka vrarë djalin”, vijon rrëfimin e saj Lindita.
Këtu sipas rrëfimeve që i ka bëri vetë Elisi nënës e tij, sikur të mos mjaftonin problemet e panumërta që kishin, fillon dhe gatuhet një tjetër histori e cila shërben si një intrigë nga e cila ai nuk do të dalë më. Në mes të këtij trilli një vajzë dhe rreth saj një djalë që vendos përballë sedrën e tij prej mashkulli të vërtetë dhe në krahun tjetër, një tjetër mashkull me të cilin janë rritur, që pabesisht shkon dhe i ngacmon femrën e tij.

“Elisi duke ndenjur i thotë një shok, se ka shkuar Geri te shtëpia jote për atë vajzën. Shkon, dhe i thotë pse ma bëre këtë, se ata janë rritur bashkë. Mua ma bëre këtë. Dhe e plagosi. Në këtë kohë djali arrestohet dhe bën 4-5 vjet burg në Belgjikë, për këtë plagosje që bëri”, tregon nëna e Elis Rroshkodolit i vrarë më 30 gusht 2024.
E mbetur tashmë e vetme me djalin e vetëm të mbetur në burg në Belgjikë, edhe pse në një moshë jo më të re, Lindita rrëfen se u detyrua që për t’i plotësuar të birit nevojat që kishte në qeli ku ndodhej, të punonte me orë të zgjatura gjatë sezonit të verës.

Madje deri në 16 orë punë të lodhshme vetëm që Elisit të mos i mungonte asgjë aty ku ndodhej. Në pritje që ai një ditë të mbaronte vuajtjen e dënimit dhe të kthehej pranë saj. Ditë e cila erdhi.

“Unë i çoja lekë djalit në Belgjikë, se më thoshte: ‘mam ka ngel pa lekë’. Punoja 16 orë. Doli nga burgu. Mori edhe expuls në Belgjikë. Ndejti në Shqipëri. Bëri një martesë fiktive, për të ndërruar mbiemrin. Siç e bëjnë të gjithë. E bëri dhe kaloi. Por iku në Francë”, thotë Lindita.

Por qëndrimi në Francë nuk do të ishte i gjatë, pasi do të duhej të kthehej shpejt në Shqipëri, për shkak të skadimit të pasaportës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan