AKTUALITET

"Puna dhe niveli i demokracisë në vend", VOA: Vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve në Shqipëri

M.B Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 07:48
"Puna dhe niveli i demokracisë në vend", VOA: Vazhdon
Shkodra

TIRANA- Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për shkak të largimit të fuqisë punëtore aktive, por edhe nivelit të demokracisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë persona, 70 përqind e të cilëve të rinj. Zëri i Amerikës bisedoi me një grup të rinjsh, të cilët shprehen se, për shkak të mundësive të lëvizjes dhe komunikimit, po ndryshon edhe perceptimi i një pjesë të të rinjve përsa i përket emigrimit.

Si shumë të rinj shqiptarë edhe Robert Bisha emigroi drejt brigjeve të Italisë kur ishte në moshën 15-vjeçare me dëshirën për të studiuar për pianoforte. Por ai thotë se, pas përfundimit të studimeve, u përball me mëdyshjen; të qëndronte në vendin e emigrimit apo të kthehej në Shqipëri.

“Në njëfarë mënyre, emigracioni tek unë ishte patjetër shkëputje, një shenjë e fortë ku unë vendos pikëpyetjen: a do të kthehem përfundimisht apo kjo mbetet një çështje e hapur? Distancat tashmë janë të shkurta. Unë ika, por edhe u ktheva. Dhe jam vazhdimisht në lëvizje”, tregon ai.

Vitet e fundit, thotë Roberti, është zvogëluar ndjeshem distanca mes Shqipërisë dhe Italisë, gjë që nuk ndodhte në vitet e para të emigracionit. Kjo i krijoi atij mundësinë që të jetojë e punojë në mes dy vendeve.

“Në Itali luaj pjesë të mijat, bëj koncerte, kam një studio të vogël ku kompozoj, shkruaj. Kur jam në Shqipëri, në Shkodër kam një festival prej katër vitesh që unë e organizoj. Nuk luaj vetë, por luajnë muzikantë që unë thërras dhe që janë ndoshta niveli më i lartë pjanistik që kemi”, thotë ai.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të riun Gerti Palali, i cili emigroi në Torino të Italisë. Ai thotë se një pjesë e të rinjve të shkolluar gjithnjë e më shumë po e ndajnë jetën e tyre mes vendit ku kanë emigruar dhe vendlindjes.

“Jeta në emigracion është pak më ndryshe. Duhet të studiosh, duhet edhe të punosh në një profesion tjetër për të mbuluar shpenzimet e emigracionit, qera e të gjitha këto. Ndërsa këtu kthehem shumë shpesh sepse e brendshmja nuk më len. Vij për të punuar në profesionin tim. Më mungojnë duartrokitjet, emocionet e një sheshi xhirimi dhe të gjtiha këto. Kthehem shumë shpesh gjatë vitit me projekte”, tregon ai.

Sipas Institutit të Statistikave, për shkak të emigracionit, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria largohen rreth 42 mijë persona në vit, ku 70 përqind e tyre janë të rinj. Ky largim i të rinjve është me pasoja jo vetëm në rënien e fuqisë punëtore, por edhe nivelin e demokracisë në vend. Shumica e të rinjve largohen kryesisht për mundësi më të mira pune, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor, por Gerti thotë se, edhe në emigracion të rinjtë përballen me vështirësi dhe probleme.

“Të rinjtë e shikojnë më të lehtë çështjen ekonomike në një shtet tjetër, çështjen e sigurisë dhe shumë çështje të tjera. Por, është gjë shumë e lezetshme se, kur jemi këtu në Shqipëri themi “lum ju që jeni jashtë se keni lekë, bëni jetë më të qetë”, por kur jemi jashtë themi “ah lum ju që jeni në Shqipëri, sepse si Shqipëria nuk është askush”. Kështu që, besoj se kjo ka me na shoqëruar gjithmonë”, tregon ai.

Në vitin 2020, Sara Prençi shkoi në Turqi ku po studion rreth televizionit, kinemasë dhe aktrimit. Në krahasim me Turqinë, thotë ajo, Shqipëria është ende mbrapa përsa i përket televizionit dhe kinematografisë dhe kjo e bën pesimiste për mundësinë e rikthimit në Shqipëri.

“E shikoj veten si një aktore dhe kjo është lufta ime më e madhe me veten. Dhe e shikoj veten në Stamboll duke luajtur filma ose duke qëndruar pas kamerave duke xhiruar”, tregon ajo.

Megjithëse sipas sondazheve, një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë pëlqejnë të emigrojnë apo të shkollohen jashtë vendit, ka edhe shumë të tjerë që duan të vazhdojnë karierën në vendin e tyre. Erisela Smaka ka mbaruar studimet për fizioterapi dhe tani po kryen praktikën profesionale mes gjyshërve në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.

“Kam vendosur për të qëndruar në Shqipëri për t'i shërbyer nënës dhe babit, familjes time dhe pse jo gjyshëve këtu në shtëpinë e të moshuarve. Këtu kemi moshën e tretë, kanë humbje të levizshmërisë, sensibilitetit, humbje të forcës dhe për këtë ka nevojë për ndërhyrjen e fizioterapistit”, thotë ajo.

Drejtuesi i Qendrës Rinore “Arka”, në Shkodër, Marjan Lukani, thotë se emigracioni ka ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit, që nga hapja e Shqipërisë drejt Europës. Ndërsa në fillimet e tij të rinjtë emigronin me synimin per tu rikthyer dhe ndërtuar një banesë apo biznes pranë familjes, me kalimin e viteve ata e ndërtuan jetën e tyre në vendet ku emigruan. Ndërsa tani, me lehtësitë e lëvizjes dhe komunikimin, një pjesë prej tyre, po e shikojnë veten mes vendit të emigrimit dhe Shqipërisë.

“Një pjesë prej tyre e kanë ende dëshirën që të kthehen tek vendi i tyre për të dhënë kontributin e tyre për vendin. Dhe, kam përshtypjen se është një detyrë e madhe e qeverisë, e jona si shoqëri, që të bëjmë të pamundurën që këto të rinj të kenë mundësi për tu rikthy në Shqipëri, tregon Marjan Lukani."/ VOA

emigrimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan