“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...
Një banor i lagjes Ali Demi, në Tiranë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për amortizimin e rrugës n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbr...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku aset...
Këshilli i Ministrave ka miratuar financimin për bashkësitë fetare për vitin 2026, duke akorduar një fond total prej 203 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për komunitetet që kanë marrëveshje me qeverinë.
Sipas vendimit, pjesa më e madhe e fondit do të shpërndahet për mbështetjen e administratës dhe institucioneve arsimore të komuniteteve fetare, ndërsa një pjesë do të përdoret edhe për projekte specifike. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57.3 milionë lekë, nga të cilat 28.2 milionë lekë për 94 punonjës të administratës dhe 29.1 milionë lekë për 97 punonjës në institucionet arsimore.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton 48.6 milionë lekë, të ndara në 24.6 milionë lekë për 82 punonjës të administratës dhe 24 milionë lekë për 80 punonjës të arsimit. Po të njëjtën shumë, 48.6 milionë lekë, përfiton edhe Kisha Katolike në Shqipëri, ku 15 milionë lekë shkojnë për administratën dhe 33.6 milionë lekë për 112 punonjës në institucionet arsimore.
Ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 48.5 milionë lekë, nga të cilat 9 milionë lekë për administratën, 28 milionë lekë si kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër dhe 11.5 milionë lekë për mbështetje të veprimtarisë së saj si qendër botërore. Sipas vendimit, fondi do të disbursohet i plotë brenda muajit prill 2026, ndërsa për zbatimin janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.
Vendimi i plotë
1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;
ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;
ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.
2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Lavdosh Serani, ishte sot në seli te PD së bashku me Dritan Burgine dhe Arlind Boshku, pas përjashtimit të këtyre të fundit. Ata p...
Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm dy autorët që vranë kamionistin argjentinas, një prej tyre shqiptari ...
Edi Rama e ka treguar shpesh herë që është i paqëndrueshëm në politikat fiskale të qeverisë së tij, e rrjedhim...
Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal. Lista, e c...
Kreu i një rrjeti të madh kokaine u arrestua në pistën e aeroportit Stansted pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, duke i ...
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ...
Në kuzhinën e një shtëpie të zakonshme në një rrugë të zakonshme në qendër të Aberdeen-it, një ...
Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e 2026 për bashkësitë fetare. “V ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka zgjedhur të bëjë një postim aspak të gjetur në kuadrin e 1 Prillit, ditës s&eum...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi, thekson se grupe të lidhura me Iran...