AKTUALITET

“Qerosi është idiot, nuk ka hedhur dokumentet dhe më merr në ‘Signal’/ Balluku paracaktoi dhe fituesit e tenderit të Unazës së Jashtme të Tiranës, Evis Berberi i niste foto

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 20:52
“Qerosi është idiot, nuk ka hedhur dokumentet dhe më merr

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk ka ndërhyrë vetëm në përcaktimin e fituesve të këtij tenderi.

 

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi detaje nga dosja hetimore e cila përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit të saj, ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi i cili aktualisht ndodhet në izolim për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Nga zyra e prokurimeve në ARRSH, operatorët pjesëmarrës në garë i dërgoheshin Evis Berberit me foto dhe ky, menjëherë ia kalonte shefes së tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur të përditësuar me informacione të freskëta rreth ecurisë së garës, ministres së cilës nuk duhet t’i shpëtojë asgjë.


Pjesë nga dokumentari

Më datë 15 Shtator 2021, në orën 12:42, Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:


‘Qerosi është idiot, nuk ka hedhur dokumentat dhe më merr në ‘Signal’ dhe thotë më ndihmo se ka 20 min që nuk punon app.’

Më datë 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberit mesazhin:

‘Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes.

Evis Berberi: ‘Njoftimin? Apo inspektim.’

Belinda Balluku: ‘Njoftimin more.’

Evis Berberi: ‘Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?’

Belinda Balluku: ‘A do t’i nxjerrësh në

darkë sot?’

Evis Berberi: ‘Ok po pres po më duhen

3 orë kohë nëse ka ndryshime.’

Belinda Balluku: ‘Asnjë ndryshim.’

Por ndërsa po vendosin fatet e Unazës, sërish shqetësimi i ministres Balluku është tradhtari brenda radhëve.

Dyshim të cilin ajo ia shpreh sërish Evis Berberit.

Kreu i ARRSH-së që mban të informuar ministren edhe për mediat që i trokasin në derë, të interesuara për lote të ndryshme në garë.

Media të cilat kanë filluar të kenë dyshime mbi paracaktimin e garës dhe të fituesit.

Këtu ku del në pah edhe gjuha e pasur e ministres me vartësin e saj besnik.

Dosja Hetimore

Evis Berberi: ‘Unazat nga ora 10 e darkës.’

‘Të vazhdojmë apo të presim për nesër?’

Belinda Balluku: ‘Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet.’

Evis Berberi: ‘Ok të mërkurën. Çfarë ka dalë?’

Më datë 5 Tetor 2021, Evis Berberi i dërgon mesazh Belinda Ballukut.

‘Ka ardhur S… dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja).  Kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa. Nëse nuk është shpallur pse jo?’

Belinda Balluku:‘Të plasi trapi ty. Kur të të vi ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë.’

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK e nesërmja përkon pikërisht me përfundimin e vlerësimit të ofertave dhe hedhjen e tyre në sistemin elektronik të prokurimit, për procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4’.

Ku në një moment Belinda Balluku kujdeset edhe për një firmë konsulence, e cila del se është në vathën e opozitës, që sipas të dhënave në këtë kohë është në pronësi të një deputeti të Partisë Demokratike.

 

Firmë që Balluku urdhëron kreun e ARRSH që për momentin të mos e ngacmojë, por në të ardhmen të mos e shikojë të marrë më punë në Republikën e Shqipërisë.

Dosja Hetimore

Më datë 28 Tetor 2021, Belinda Balluku i përcjell nëpërmjet whatsapp Evis Berberit mesazhin:

‘Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim me K. A. Janë supervizor tek Porto Romano.’

Evis Berberi:‘Po janë te Porto Romano.’

Belinda Balluku:‘Këtë e ka Lefter Gështenja, deputet i Librazhdit i PD.’

Evis Berberi i shkruan në ‘Signal’ Belinda Ballukut mesazhin:

‘Urgjente apo në të ardhmen?’

Belinda Balluku: ‘Jo, jo, po mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë’.

Data e hapjes së zarfeve të ofertave, që po afron.

Gjë të cilën ia bën me dije vartësit të saj vetë ministrja Belinda Balluku.

E cila e urdhëron që të mos ketë asnjë ndryshim  mesa duket në fituesit e garës.

Dosja Hetimore

Më datë 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberit mesazhin:‘Bëhu gati për unazat të henën në mëngjes.’

Evis Berberi:‘Njoftimin? Apo inspektim?’

Belinda Balluku:‘Njoftimin more.’

Evis Berberi:‘Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?’

Belinda Balluku:‘Asnjë ndryshim.’

Belinda Balluku:‘Thjesht të bëj këngën.Por jam në Kukës.’

Evis Berberi:‘Unazat nga ora 10 e darkës.’

‘Të vazhdojmë apo të presim për nesër.’

Belinda Balluku:‘Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën.Merruni me punë serioze.Ke një plehrë aty që flet.’

Evis Berberi:‘Ok të mërkurën.Çfarë ka dalë?’

Po për tju kthyer edhe njëherë ligjshmërisë dhe ndershmërisë të mënyrës se si u pëcaktua fituesi në Lotin 4 të Unazës së Madhe, SPAK ka arritur në përfundimin se kompanitë fituese nuk kanë plotësuar disa kritere që i përcakton ligji.

Ose në rastin më të keq të mundshëm kanë përcjellë në ARRSH, punime që nuk janë të ngjashme me atë të ndërtimit të rrugëve, apo autostradave.

Më datë 15 Shtator 2021, në orën 11:23, shtetasja Miranda Shkurti i dërgon shtetasit Evis Berberi një fotografi, në të cilën gjendet një tabelë, me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Dy minuta më vonë shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku dy fotografitë e mësipërme, të marra nga anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasja Miranda Shkurti.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘G.P.G’ sh.p.k dhe ‘Senka’ sh.p.k.

Referuar të dhënave të ‘Open Corporates Albania’ kompania ‘G.P.G.’ zotërohet 50 për qind nga Paqsor Buzi dhe 50 përqind nga Gëzim Dani. Ndërsa zotërues të kompanisë ‘Senka’ janë Donika dhe Ylli Senka.

Miranda Shkurti, e cila në vazhdim i dërgon Evis Berberit edhe foto të tjera ku dallohen kompanitë që marrin pjesë në lotet e tjera të Unazës.

Dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Dosja Hetimore

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Alb-Star’ sh.p.k.

Një orë më vonë, po në këtë ditë Miranda Shkurti i dërgon sërish listën e kompanive që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme.

Përbri kompanive ajo vë dhe çmimin.

Një minutë më vonë, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon shtetases Belinda Balluku dhe i shkruan ‘Loti 6’.

Ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi

pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6’, ku fitues i saj është shpallur shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.p.k.

Kompania ‘Gjoka Konstruksion’ e cila është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, që ka fituar tendera me vlera në miliona euro.

Kompani e cila rezulton se u nënkontraktua nga kompanitë turke që fituan tenderin 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë për ta ndërtuar veprën.

Tender që edhe ky rezultoi se ishte paracaktuar nga ministrja Balluku dhe vartësit e saj.

Dosja Hetimore

Po në të njëjtën datë, pra më 15 shtator 2021, Evis Berberi i shkruan Miranda Shkurtit mesazhin.

‘Kush është tani?’

Ajo i përgjigjet ‘7’ duke nënkuptuar Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Ku edhe i dërgon një fotografi një tabelë me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Fotografi të cilën Evis Berberi ia dërgon ministres Belinda Balluku, ku i shkruan ‘Loti 7’.

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

‘Alko-Impex General Construction’ që është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë dhe që zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi.

Subjekt që kontrollon edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’, me administrator Arbër Abazin.

Ky i fundit  nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe me lidhje krushqie me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Shoqëria ‘ALK’ e cila zotëron 95 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionere ‘ECO CLEANING’, që ka zyrën te Kompleksi ‘Usluga’, i ndërtuar po nga kompania e ish-deputetit Sadri Abazi.

Kompania tjetër ‘2T’ që zotërohet nga biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi me 50 për qind aksione seicili.

Komunikimi mes Shkurtit dhe Berberit që vijon edhe mesditën e 15 shtatorit 2021, ku ajo i dërgon mesazhin ‘Loti 2’, bashkë me listën e kompanive që ishin në garë për tenderin Loti 2 Unaza e Jashtme e Tiranës.

Si dhe përbri kompanive cmimet e ofertës.

Fotografi të Lotit 2 që Evis Berberi ja kalon Belinda Ballukut.

Dosja Hetimore

Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit ‘Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2’, ku është shpallur fitues BOE ‘4A-M&ED Konstruksion&I.D.K Konstruksion’.

Duke analizuar të dhënat e ‘Open Corporates Albania’ rezulton se zotërues në masën 100 përqind i shoqërisë ‘4 A-M’ është Ardit Metaliaj.

Lidhje e biznesmenit Bashkim Ulaj të kompanisë ‘GENER 2’.

Ky i fundit rezulton të ketë kontrata milionëshe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kompania ‘ED Konstruksion’, zotërohet nga Alfred Ibrahimi në masën 50 përqind.

Eduart Ibrahimi zotëron 40 përqind, ndërsa Ramadan Ibrahimi dhe Jorgjie Ibrahimi zotërojnë 5 përqind secili.

Kompania ‘I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION, zotërohet në masën 100 për qind Barjam Dalipaj.

Janë këto fakte por edhe bisedat e zhvilluara midis ministres Balluku dhe kreut atëkohë të ARRSH, Evis Berberi, si dhe dëshmi të tjera të siguruara gjatë hetimit më shumë se 1-vjeçar që kanë çuar grupin hetues në dyshimin se janë përballë një afere të dyshuar korruptive.

Të dirigjuar nga vetë Belinda Balluku në cilësinë e Ministres së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

E cila del se është e interesuar në vetë të parë për të menaxhuar të gjithë këtë proces megakorruoptiv.

Që duket se nuk do të jetë i vetmi pas tenderit Tunelit të Llogarasë që iu dha një bashkimi operatorësh turq, dhe që për të cilin Balluku është sot e pandehur nga SPAK.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan