AKTUALITET

Qindra miliona euro për investime kapitale mbeten në portofol

n.f Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 15:35
Qindra miliona euro për investime kapitale mbeten në portofol
Foto ilustruese

KOSOVË- Rruga Komoran - Drenas - Skënderaj, një qendër e mjekësisë familjare në Drenas, një çerdhe në komunën e Malishevës, një fushë sporti po në këtë komunë janë vetëm disa nga dhjetëra projektet kapitale të planifikuara për këtë vit, por që nuk u realizuan. Se përse ndodhi kështu, zyrtarët komunalë në Drenas e Malishevë nuk iu përgjigjën Radios Evropa e Lirë.

Paratë për projekte kapitale në Kosovë planifikohen me buxhetin e çdo viti kalendarik. Me buxhetin e përgjithshëm të këtij viti prej 3.3 miliardë eurosh, për investime kapitale ishin ndarë 859 milionë euro. Prej tyre, deri në tetor, u shpenzuan rreth 215 milionë euro, sipas raporteve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ndërsa në portofol mbeten edhe rreth 644 milionë.

Projektet në të cilat u investua këtë vit, por edhe viteve të kaluara, përfshijnë kryesisht: ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale, blerjen e pajisjeve informative, kompjuterëve dhe automjeteve transportuese, renovimin e institucioneve publike, si: çerdhe, objekte spitalore, shkolla e të tjera.

Në katër vjetët e kaluar, nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, u ndanë gjithsej mbi 3 miliardë euro për projekte kapitale. Prej tyre u shpenzuan vetëm 1.6 miliard. MFPT-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cila është arsyeja e mosshpenzimit të këtyre parave.

Një gjë e tillë nxiti kritika të ashpra nga opozita, e cila e konsideroi si tregues dobësie të Qeverisë Kurti. Kjo, pavarësisht faktit se mjetet e ndara për shpenzime kapitale nuk u shpenzuan as në qeverisjet paraprake, të udhëhequra nga kryeministri Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës - tani në opozitë.

Në vitin 2017, për shembull, kur Haradinaj qeveriste në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismën, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe, u ndanë mbi 720 milionë euro për shpenzime kapitale, por u shpenzuan mbi 460 milionë.

Në çdo vit, nga 2017-ta e këndej, tepruan qindra miliona euro. Instituti për Studime të Avancuara, GAP, publikoi më 19 nëntor raportin “Projektbuxheti 2025 - Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve”, ku thuhet se efikasiteti në mbylljen e investimeve nga viti 2016 deri më 2023, ishte i ulët.

Në raport theksohet se “numri i projekteve të bartura nga viti në vit vazhdon të jetë i lartë” dhe se me ndërrimin e qeverive “ndërrohen edhe prioritetet e projekteve”. Pa saktësuar se cilat janë, raporti përmend 264 projekte kapitale, që u planifikuan gjatë periudhës 2008-2019, e që nuk përfunduan dhe u bartën në buxhetin e vitit 2025, me një shumë prej 258 milionë eurosh të ndarë për to.

GAP-i, i cili monitoron punën e institucioneve të Kosovës, publikoi edhe në dhjetor të vitit të kaluar një raport, ku u tha se me buxhetin e vitit 2023, dhjetëra miliona euro u ndanë për projekte të filluara vite më parë.

Për shembull, mbi 22 milionë euro u ndanë për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, që nisi në mars të vitit 2010, ndërsa 20 milionë u ndanë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Han i Elezit - projekt ky i nisur qysh në vitin 2016.

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë thonë se Qeveria aktuale ishte “më e dobëta” në realizimin e projekteve kapitale. Ata i arsyetojnë qeverisjet e mëparshme, duke thënë se në kohën e tyre kanë nisur projektet.

“Ka shumë projekte që kjo qeveri i ka gjetur në proces dhe nuk janë afër përfundimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arben Mustafa nga PDK-ja.

Në mesin e tyre, ai përmend autostradën Prishtinë-Gjilan, e njëjtë thotë se janë edhe rrugët Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Podujevë, stadiumi i Gjilanit e të tjera.

“Pra, nuk ka progres dhe nuk është arritur të sigurohet një vijueshmëri e këtyre projekteve”, sipas tij.

Për Pal Lekajn nga AAK-ja, Qeveria e tanishme ka dështuar edhe “në infrastrukturë shkollore e shëndetësore”. Kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment nuk iu përgjigj Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila me kryeministrin Avdullah Hoti qeverisi në koalicion me disa parti të tjera nga qershori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021.

Ngjashëm nuk u përgjigjën as nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mban pushtetin aktual. Prej vitesh, Zyra Kombëtare e Auditimit identifikon planifikimin e dobët, mungesën e kapaciteteve zbatuese, vonesat në procedurat e prokurimit si arsye të mosrealizimit të projekteve kapitale.

Sipas Blendi Hasajt, drejtor ekzekutiv në Institutin GAP, një arsye tjetër është edhe përfshirja e ministrive jokompetente, siç thotë ai, në investime kapitale. Ai sugjeron që investimet kapitale t’i menaxhojë vetëm një ministri, si ajo e Infrastrukturës, për shkak të ekspertizës dhe ekipit më të përgatitur, ndërsa ministritë e tjera të fokusohen në reformat përkatëse.

“... sepse, për shkak të mungesës së specializimit, ministritë që nuk e kanë prioritet drejtimin e infrastrukturës, çalojnë në arritjen e afateve, në përgatitjen e planeve të prokurimeve me kohë. E gjithë kjo pastaj, në formë zinxhirore, ndikon edhe në realizimin e investimeve kapitale”, thotë Hasaj.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se nënshpenzimi për projekte të premtuara në infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, arsim e fusha të tjera tregon për mungesë të seriozitetit dhe përgjegjësisë nga ana e ekzekutivit - kushdo që e udhëheq atë. Më shumë se në politikë, moszbatimi i këtyre projekteve ndikon në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin afatgjatë të vendit, sipas tij.

“Bizneset e mëdha që përgatiten për të realizuar projekte kapitale, kanë makineri, kanë teknologji, sigurojnë punëtorë. Mosrealizimi i tyre i dëmton, sepse nuk kanë të hyra në biznese për t’i mbuluar shpenzimet, ndaj e zvogëlojnë numrin e punëtorëve e, rrjedhimisht, bie edhe konsumi”, thotë Shahini, duke sugjeruar që atyre t’u jepet më shumë përparësi.

Në projektbuxhetin e vitit 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove dhe kaloi shqyrtimin e dytë në Kuvendin e Kosovës, rreth 930 milionë euro parashihen për projekte kapitale. Nëse përcillet trendi i viteve të fundit, gjasat janë që edhe vitin e ardhshëm të teprojnë qindra miliona euro.

Për ekspertët, kjo është paradoksale derisa vendi përballet me një normë të papunësisë mbi 10 për qind, paga mesatare është 570 euro dhe parashikimi për rritje ekonomike sillet nën 4 për qind.

“Ka qytetarë që e kanë cilësinë e jetesës jo në nivel të duhur, sepse në zonat ku disa jetojnë, nuk ka rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. E kjo ndikon në kualitetin e jetesës”, përfundon Hasaj./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan