Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit gusht ku bën me dije se janë finalizuar në total 90 operacione. Në pranga kanë rënë 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61 nga të cilët ishin në kërkim.
Janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu/sportive, 3 granata, pjesë armësh dhe dhjetëra armë të ftohta; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat. Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar angazhimin maksimal për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve.
Në veçanti, është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie. Gjatë muajit gusht: Janë finalizuar 90 operacione policore;
Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kadër të operacioneve të koduara “The Ëanted” dhe “Operacionalja”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61 nga të cilët ishin në kërkim; Janë asgjësuar rreth 23 200 bimë dhe fidanë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 340 kg Cannabis (320 kg në trajtë boçesh, 17 kg në trajtë çokollate dhe 1.2 kg me përqindje të lartë TCH), 22.5 litra vaj Cannabisi, rreth 2 kg Kokainë dhe qindra doza të këtyre dy lëndëve;
Janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu/sportive, 3 granata, pjesë armësh dhe dhjetëra armë të ftohta; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash;
Janë parandaluar 6 ngjarje kriminale, që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur;
Është parandaluar përshkallëzimi i 9 konflikteve me armë apo sende të forta, si dhe i 3 rasteve të tentativës për vjedhje;
Janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 000 euro, rreth 6 200 000 para cash në valuta të ndryshme dhe medikamente të kontrabanduara me vlerë 35 000 euro;
Gjatë operacionit të koduar “Dërgesa”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët italianë, u godit trafikimi i armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali;
Gjatë operacioneve të koduara “Grupi”, “Shape”, “Pako 6” dhe “Bashkëpunimi”, Policia e qarkut Tiranë goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, që kryheshin kryesisht në bashkëpunim;
Gjatë operacioneve të koduara “Në gjurmë”, “Eterna” dhe “Stuhia”, Policia e qarkut Vlorë vuri në pranga 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin të shpallur në kërkim për vrasje/tentativë për vrasje, si dhe 5 shtetas që i shoqëronin të armatosur dhe i strehonin;
Janë finalizuar 10 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe janë zbardhur 20 vjedhje të kryera më parë, në një rast u rrezikua seriozisht jeta e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pasi gjatë ndjekjes së dy personave për vjedhje me dhunë dhe armë, autorët qëlluan me armë zjarri ndaj punonjësve të Policisë.
Janë goditur 8 raste në fushën e kontrabandës, 6 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, 4 raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 9 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;
Janë bllokuar 124 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;
Janë konstatuar nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, dhjetëra raste të ndërtimeve të paligjshme, si dhe janë kryer hetime për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve përgjegjës;
Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura është reaguar menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarreve. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin dhe procedimin e 76 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;
Janë proceduar penalisht 21 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;
Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;
Iu është dhënë ndihmë në tokë, në det dhe në liqene 115 shtetasve (kryesisht turistë) që u gjendën në vështirësi.
Gjithashtu, në bashkëpunim me qytetarët, është bërë e mundur gjetja dhe kthimi te familjarët, i 8 fëmijëve që ishin larguar nga vendet ku pushonin.
Policia e Korçës dhe ajo e Beratit hartuan dhe zbatuan plane masash që garantuan mbarëvajtjen e Festës së Birrës dhe të pelegrinazhit në malin e Tomorrit.
Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.
Në këtë kuadër gjatë muajit gusht:
– janë vënë në pranga 244 drejtues mjetesh, nga të cilët 166 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 78 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
– janë pezulluar 232 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;
– janë vendosur 112 0932 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.
Në këtë kuadër janë goditur:
– 42 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;
– 6 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;
– 7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave;
-12 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ka vijuar monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë muajit gusht janë bllokuar 135 mjete lundruese për shkelje të ndryshme, ku 56 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.
Katër burra shqiptarë janë paraqitur në gjykatë pasi u kapën në një fermë kanabisi me 1,500 bimë në nj&eu...
Dhuna seksuale ndaj grave në vendet publike po rritet në Greqi, duke shkaktuar pasiguri. Dy incidente u regjistruan vetëm të hënën...
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović. Gjatë takimit u v...
Biblioteka publike e Durrësit në këtë fillim-shtator është më e qetë se zakonisht. Trotuari në hyrje të godin...
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i ...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, duke akuzuar akuzuar për lidhje mes krimit të organizuar dhe ...
Banorët e Tropojës i bëjnë thirrje shefit të Komisariatit në Bajram Curri që të ndalojë shoqërimet dhe arres...
Policia ka nisur hetimin ndaj një juristi pasi akuzohet për korrupsion. 39-vjeçari me inicialet B. A, me detyrë jurist i një i...
Një fëmijë 4-vjeçar mbeti i lënduar pas një aksidenti automobilistik që u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Marin...
Gjashtëdhjetë e një kilogramë hashash dhe 36,000 euro para të gatshme : katër të rinj të arrestuar. Zyra e prokurorit t...