Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim, nuk ka rrezik për zonat e banuara
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësism lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në lidhje me këtë, Mbr...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësism lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në lidhje me këtë, Mbr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas një konfliki me disa persona shefi i krimeve të Sarand&eu...
Një pushues nga Polonia ka treguar momentin kur e kanë kuptuar që në hotelin "Brooklyn", ku po qëndroni kishte rënë zjarr. ...
Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 78-të, duke u shndërruar në një prej lëvizjeve ...
Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një hotel është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një hotel është përfshirë nga flakët, në zo...
Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çm...
Dita e diel do të sjellë kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe ...
Ujërat e zeza derdhen në det në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Kjo video më poshtë tregon zonën e...

Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë.
Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme.
Agjentët imobiliarë e lidhin shtrenjtimin me kombinimin e kërkesës së lartë, ofertës së kufizuar dhe orientimit të shumë pronave drejt Airbnb dhe platformave të ngjashme. Për 6-mujorin 2026, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 27.7 mijë njësi të listuara për qira ditore, nga vetëm 3 mijë pak vite më parë.
Rreth 5.5 mijë prej tyre ishin në Tiranë. Kjo zhvendosje ka reduktuar stokun e disponueshëm për familjet, studentët dhe profesionistët që kërkojnë kontrata afatgjata.
Megjithatë, epërsia e qirasë ditore po zbehet. Në Tiranë, e ardhura mesatare nga Airbnb ishte rreth 25.5 euro në ditë në 6-mujorin e parë të vitit 2026, ose afërsisht 765 euro në muaj. Kjo shumë është përpara zbritjes së kostove të energjisë, ujit, pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, amortizimit dhe tatimit.
Në praktikë, të ardhurat neto mund të bien ndjeshëm nën këtë nivel.
Në të njëjtën kohë, qiratë afatgjata kanë arritur në shumë zona nivele të afërta ose më të larta. Në Astir, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, në Zogun e Zi me 620 euro, në ish-Bllok me 700 euro dhe pranë stadiumit “Air Albania”, me rreth 800 euro.
Për apartamentet 2+1, qiratë në zonat më të kërkuara arrijnë nga 900 deri në 1,500 euro në muaj.
Kjo po e ndryshon sërish llogarinë e pronarëve. Qiraja afatgjatë siguron të ardhura të qëndrueshme, pa periudha bosh dhe me më pak kosto administrimi. Ndërsa qiraja ditore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ekspozohet ndaj sezonalitetit, konkurrencës dhe luhatjeve të rezervimeve.
Formalizimi po e përshpejton këtë ndarje. Individët që japin prona me qira përmes Airbnb dhe Booking duhet të deklarojnë të ardhurat në DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.
Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 u identifikuan mbi 8,400 individë dhe subjekte me të ardhura nga Airbnb, me rezervime në vlerë rreth 3.8 miliardë lekë.
Për pronarët me vetëm një ose dy apartamente, kostot dhe detyrimet e reja po e bëjnë qiranë afatgjatë më të thjeshtë dhe më të parashikueshme, ndërsa qiraja ditore po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek operatorët profesionistë dhe agjencitë që menaxhojnë disa prona njëkohësisht./Monitor
Dita e diel do të sjellë kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe ...
Drejtuesit e automjeteve në Berat janë duke u përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha...
Ujërat e zeza derdhen në det në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Kjo video më poshtë tregon zonën e...
Një investitor strategjik ka arritur të fitojë një tender të majmë për të ndërtuar rrugë, jo për fshatr...
Sërish gjyqësori po i zbardh vendimet me vonesë. Kjo ankesë vjen nga të dënuar, të cilët, duke vënë në di...
Për të 16-n ditë qytetarët e Divjakës dolën në protestë kundër shkrirjes së bashkisë. Pas fjalimeve n&eum...
Është rikthyer qarkullimi normalisht i automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, pasi ekipet e ASHPR përfunduan me sukses ndërhy...
Policia e Shtetit ka kërkuar vigjilencë nga qytetarët teksa zbulon një tjetër skemë mashtrimi online, për t’u marr&eu...
Radhë të gjata makinash janë vërejtur këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë-Thanës dhe Kapshtic&e...
Pamjet e siguruara nga lokali në Elbasan, tregojnë gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë të një atentati të d&e...