AKTUALITET

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2026, 07:13

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë

Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille , impiante riciklimi dhe projekte të ekonomisë qarkulluese.

Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi.

Në disa vende të rajonit, normat e riciklimit mbeten vetëm në 2-3%, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Edhe Serbia, pavarësisht se ka një sistem më të zhvilluar, ka një normë riciklimi prej vetëm 15.5%.

Raporti vëren se gjatë vitit 2025 janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e mbetjeve, por ndërtimi i impianteve nuk është shoqëruar gjithmonë me të njëjtin ritëm reformash në financim, administrim, ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklim.

Në pjesën më të madhe të rajonit, tarifat e shërbimit nuk mbulojnë plotësisht kostot e grumbullimit dhe trajtimit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e mbetjeve vazhdon të përfundojë në venddepozitime josanitare ose ilegale.

Shqipëria, reforma për centralizimin e mbetjeve përballë problemeve të vjetra

Për Shqipërinë, raporti evidenton se sektori i mbetjeve vazhdoi të përballej gjatë vitit 2025 me probleme strukturore dhe vështirësi në zbatim. Qeveria njoftoi reformën për centralizimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve nën Agjencinë e Ekonomisë së Mbetjeve, por raporti evidenton se kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.

Dy pjesë të rëndësishme të kuadrit ligjor, ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ai që lidhet me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, ishin ende në proces miratimi. Raporti evidenton gjithashtu zbatim të dobët të legjislacionit mjedisor dhe nevojën për masa urgjente kundër hedhjes së mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar.

Përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit nënkupton që kompanitë që hedhin produkte dhe ambalazhe në treg të mbajnë një pjesë më të madhe të kostos së mbledhjes, riciklimit dhe trajtimit të tyre pasi ato kthehen në mbetje.

Nga ana tjetër, raporti evidenton edhe disa zhvillime konkrete. Në 15 bashki janë futur kompostimi dhe impiante për rikuperimin e materialeve, ndërsa në Berat është zbatuar një projekt pilot për ndarjen e mbetjeve që në burim.

Në vitin 2025 u hap gjithashtu parku i parë shqiptar i ekonomisë qarkulluese, ndërsa vazhduan iniciativa për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Serbia investon në prodhimin e energjisë nga mbetjet

Serbia ka ndjekur një model tjetër, duke investuar edhe në prodhimin e energjisë nga mbetjet. Impianti i Vinçës në Beograd nisi funksionimin e plotë në vitin 2025 dhe ka kapacitet për të përpunuar rreth 340 mijë tonë mbetje në vit, të cilat përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë. Megjithatë, raporti sjell edhe debatin për këtë model. Organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësimin se investimet e mëdha në djegien e mbetjeve mund të tërheqin financimet nga parandalimi, ndarja në burim dhe riciklimi.

Problemet strukturore mbeten të dukshme edhe në Serbi. Mbyllja e qendrës së menaxhimit të mbetjeve në Duboko gjatë verës së vitit 2025 bëri që mbetjet të devijoheshin drejt landfilleve jo-sanitare dhe u shoqërua me disa zjarre të mëdha.

Mali i Zi prodhon energji nga gazi i landfillit

Mali i Zi shënoi një zhvillim tjetër në fund të vitit 2025, me nisjen e operimit provë të impiantit të biogazit në landfillin rajonal të Možurës. Impianti me fuqi 1.5 MW, i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor sipas raportit, përdor gazin e prodhuar nga landfilli për të gjeneruar energji elektrike, në një sasi të barasvlershme me konsumin e rreth 400 familjeve.

Mali i Zi miratoi gjithashtu Planin e Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2029 dhe ka vendosur kufizime për disa produkte plastike njëpërdorimshme. Sipas raportit, disa shitës kanë raportuar rënie me rreth 50% të përdorimit të qeseve plastike pas hyrjes në fuqi të masave.

Maqedonia e Veriut, investime për mbi 1 milion banorë

Maqedonia e Veriut po zhvillon një prej programeve më të mëdha rajonale për modernizimin e sistemit të mbetjeve. Në korrik 2025 u miratua një grant prej 2 milionë eurosh nga WBIF për përgatitjen e fazës së dytë të projektit rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Projekti është pjesë e një pakete më të madhe që përfshin një kredi prej 55 milionë eurosh nga BERZH dhe një grant prej 21.7 milionë eurosh nga BE. Sistemi synon të krijojë shërbime moderne të menaxhimit të mbetjeve për mbi një milion banorë në 45 bashki. Megjithatë, raporti vëren se zbatimi i strategjisë së ekonomisë qarkulluese në vend ka ngecur dhe se mbikëqyrja e organizatave që menaxhojnë përgjegjësinë e prodhuesve mbetet problem.

Bosnjë-Hercegovina hap qendër të re rajonale

Në Bosnjë-Hercegovinë, një nga zhvillimet kryesore ishte hapja në prill 2025 e qendrës së re të menaxhimit të mbetjeve në Živinice.  Landfilli sanitar dhe impianti i riciklimit u ndërtuan sipas standardeve të BE-së dhe u shërbejnë rreth 95 mijë banorëve. Financimi përfshiu një kredi prej 5 milionë eurosh nga BERZH dhe grante nga Suedia dhe Bashkimi Europian.

Megjithatë, raporti vlerëson se qëndrueshmëria e projektit do të varet nga rritja e ndarjes së mbetjeve, tarifat që mbulojnë kostot dhe forcimi i kapaciteteve institucionale. Bosnjë-Hercegovinës vazhdon t’i mungojë gjithashtu një strategji e unifikuar kombëtare për ekonominë qarkulluese, pasi politikat janë kryesisht të fragmentuara mes niveleve të ndryshme të qeverisjes.

Kosova, shtohen vend depozitimet ilegale

Në Kosovë, raporti evidenton një kontrast mes përmirësimit të strategjive dhe përkeqësimit të situatës në terren. Megjithëse u miratua Strategjia e Integruar e Menaxhimit të Mbetjeve 2024-2035, numri i vend depozitimeve ilegale të identifikuara u rrit me 13.6%, nga 403 në vitin 2023 në 458 në vitin 2024.

Një nga pengesat kryesore është mungesa e financimeve për landfille sanitare dhe impiante për trajtimin e mbetjeve. Sipas strategjisë së Kosovës, nevojiten rreth 500 milionë euro investime gjatë dekadës së ardhshme për të arritur objektivat për reduktimin e depozitimit në landfille dhe rritjen e riciklimit./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime