Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Nga Giorgio Pirani, QUI FINANZA
Kanë kaluar dy vite nga protokolli Itali–Shqipëri, marrëveshja kryesore e qeverisë Meloni për “eksternalizimin” e kufijve dhe menaxhimin e emigrantëve të parregullt. Një përvjetor i hidhur, ai i projektit që duhej të revolucionarizonte menaxhimin e flukseve emigratore, por që deri tani është shënuar nga kosto të larta, pengesa gjyqësore dhe rezultate operative shumë më të ulëta nga sa pritej.
Të enjten, më 13 nëntor, Giorgia Meloni do ta presë Edi Ramën në Romë për samitin e parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri, ku sigurisht do të diskutohet edhe për protokollin mbi emigrantët. Siç shpjegon një njoftim nga Pallati Chigi, ky takim do të shërbejë “për të bërë një bilanc të bashkëpunimit dypalësh dhe për të rënë dakord mbi nisma të tjera që synojnë forcimin e partneritetit strategjik mes Romës dhe Tiranës”.
Numrat (e ulët) dhe kostot (e larta)
Objektivi ishte ambicioz: ndërtimi i strukturave në Shqipëri me kapacitet teorik deri në 3.000 persona njëkohësisht, me pritshmërinë për të përpunuar deri në 36.000 kërkesa azili në vit falë procedurave të përshpejtuara.
Realiteti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, është krejt ndryshe: nga qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit kanë kaluar gjithsej rreth një mijë persona. Aktualisht ndodhen aty vetëm rreth 40.
Në raport me këta numra, shpenzimet janë kolosale. Ligji i ratifikimit parashikon rreth 650 milionë euro për pesë vjet. Ndër zërat kryesorë përfshihen mbi 250 milionë euro për udhëtimet e stafit italian dhe 133 milionë euro për kontratën e menaxhimit për 24 muaj. Por kostoja reale mbetet një mister, pasi qeveria nuk jep të dhëna të detajuara. Organizata ActionAid, në një kallëzim në Gjykatën e Llogarive, ka llogaritur se vetëm qendra e Gjadrit, që ka qenë funksionale për disa ditë në vitin 2024 për 20 persona, do të ketë kushtuar 570.400 euro (rreth 114.000 euro në ditë).
Pengesa e gjyqtarëve dhe misteri i “vendeve të sigurta”
Projekti është përballur që në fillim me një sërë refuzimesh nga gjyqtarët për të konfirmuar ndalimet. Çështja kyçe është lista e “vendeve të sigurta”, e domosdoshme për procedurat e përshpejtuara. Një vendim i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në tetor 2024 ka përcaktuar se siguria e një vendi nuk mund të merret e mirëqenë në mënyrë absolute, por duhet të vlerësohet rast pas rasti, përfshirë kategori të veçanta si personat homoseksualë.
Ky parim e ka bërë të pavlefshëm në praktikë qasjen italiane, e cila mbështetej në një listë të përgatitur nga ministria, duke shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.
Qeveria reagoi me dy dekrete ligjore për të forcuar listën e “vendeve të sigurta” dhe për të zhvendosur kompetencën e konfirmimit të ndalimeve nga Seksionet e Emigracionit të Gjykatave drejt Gjykatave të Apelit.
Por vendimet e Gjykatës së BE-së të 1 gushtit 2025 kanë riafirmuar të drejtën e gjyqtarëve për të verifikuar sigurinë e kthimit në çdo rast individual, duke e cilësuar reagimin e Pallatit Chigi si një “ndërhyrje të papërshtatshme”.
Modeli i reduktuar dhe perspektivat e ardhshme
Përballë bllokimeve gjyqësore, e vetmja strukturë që vijon të funksionojë në Shqipëri është CPR-ja (Qendra e Qëndrimit për Ri-atdhesim) në Gjadër, me numër të kufizuar personash.
Një problem tjetër i ngritur nga Gjykata Kushtetuese është mungesa e një kuadri ligjor që të përcaktojë qartë mënyrën e ndalimit dhe garancitë ligjore për emigrantët.
Kryeministrja Meloni, e cila kishte premtuar se do t’i bënte qendrat “të funksionojnë edhe po të më duhej të flija aty çdo natë”, nuk tërhiqet. Ajo synon që në samitin e ri Itali–Shqipëri më 13 nëntor në Romë, qeveria të shohë drejt vitit 2026, kur hyrja në fuqi e Paktit të ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin mund t’i kthejë “qendrat e kthimit” në një model evropian.
Ndërkohë, së bashku me tetë vende të tjera, Italia po shtyn për rishikimin e Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, për të shmangur “lidhjet” ligjore që deri tani kanë penguar projektin shqiptar — një projekt që, dy vjet pas nisjes, karakterizohet më shumë nga kostot dhe kontestet sesa nga rezultatet konkrete.
Autoritetet hetimore janë rikthyer sot në rreth rrotullimin e Rinasit për të vazhduar hetimet lidhur me atentatin mafioze të një d...
Tedi Blushi foli sot në një mbledhje me strukturat e PL, ku komentoi dhe ngjarjen më të fundit që ndodhi në Rinas. Ai tha se ve...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka ndërruar ...
Në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Përmetit mbizotëron heshtja dhe mungesa e lëvizjes që dikur e karakterizonte k&eum...
Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me arm&eum...
Qeveria Rama ka parashikuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për administratën publike në projektbuxhetin e vitit 2026, nd&...
Pas atentatit me armë zjarri në Rinas, në media qarkulloi lajmin se automjeti tip Benz me ngjyrë të bardhë ku udhëtonte Gil...
Një qytetar i cili ndodhej në vendngjarje kur ndodhi atentati i Rinasit ka treguar momentet e krimit. Sipas tij, autorët e vrasjes qëlluan...
''Air Albania'' mësohet se ditën e sotme ka anuluar një fluturim nga Malpnesa drejt Tiranës, që ishte parashikuar të nisej n&eum...
Pas atentatit të djeshëm ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë 42-vjeçari Muçi Shaljani, i cili rezult...