Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka përshkallëzuar masat ndaj ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku duke kërkuar tashmë arrestimin e saj, pas një beteje të gjatë ligjore dhe politike. Lëvizja pason një sërë manovrash ku u përfshi edhe qeveria, e cila tentoi të bllokonte masën fillestare të pezullimit nga detyra përmes një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Franc Nuri shprehet se hetimet nuk lidhen vetëm me një vepër penale, por me disa të tilla, që burojnë nga ndarja e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës në disa lote të veçanta, një praktikë që dyshohet se ka favorizuar korrupsionin. Përveç kësaj, në dosje përfshihet edhe afera e shumëpërfolur e tunelit të Llogarasë.
Sipas Nurit, përmes një lëvizjeje të paprecedentë, kryeministri Edi Rama doli hapur në mbrojtje të vartëses së tij, duke angazhuar aparatin e Këshillit të Ministrave për të ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese, një veprim që u interpretua si një përpjekje direkte për të ndërhyrë në procesin hetimor dhe për të mbrojtur politikisht ish-ministren.
Por arrestimet e fundit të bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, sipas Nurit, janë një sinjal i qartë se atij "i janë prerë krahët". Bashkëpunëtorët e kreut të qeverisë, thekson avokati, po "neutralizohen njëri pas tjetrit", duke e çuar atë drejt fundit të tij politik. Por për Nurin, këto zhvillime nuk janë të rastësishme, por pjesë e një ndryshimi të thellë të klimës politike. Ai argumentoi se "kohët kanë ndryshuar", duke lënë të kuptohet se faktorë të rinj, përfshirë ata ndërkombëtarë, po ndikojnë në skenën politike shqiptare.
Duhet të ishte kërkuar masa e arrestit që në fillim për të akuza të tilla, aq më tepër që dje kur u prezantua zyrtarisht kërkesa në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme, u la të kuptohej që kishte ë regjistrim akuzash edhe për lote të tjera këtu në Unazës së Tiranës. Pra, fakti se ë u Unaza e Tiranës ishte e ndarë në disa lote, në vend që të bëheshe dhe një tender të përgjithshëm, e bëri nga ana tjetër kësaj radhe që të ketë jo një vepër penale, por disa vepra penale, ë, për të gjitha lotet e kësaj vepre publike dhe nga ana tjetër është edhe ajo afera e tunelit të famshëm të Llogarasë që tashmë është nën hetim.
Kështu që janë disa çështje dhe për çështje të tilla u duk pak paradoksale, që të kërkohej pezullimi nga detyra dhe të mjaftoheshe vetëm me kaq dhe me bllokimin e daljes jashtë vendit, apo siç njihet ndryshe bllokimi i pasaportës së zonjës Balluku. Në këto kushte, kur u bë dhe ai krahu i forcës, pra midis qeverisë, kryeministrit Edi Rama, i cili doli në mbrojtje hapur zonjës Balluku, dashur pa dashur, angazhoi aparatin e Këshillit të Ministrave për të kryer një ankimim në Gjykatën Kushtetuese në emër të kryeministrisë ë duke kërkuar pezullimin e këtij pezullimi të zëvendëses së tij? Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe ai në vlerësimin tim disi i sforcuar, SPAK pastaj i mbetej vetëm dy opsione në gjykimin dhe në vlerësimin tim, ose të kërkonte arrestin në shtëpi, ose të kërkonte arrestin në burg.
Tashmë do të presim të premten kur Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë të shqyrtojë këtë çështje, sepse dje menjëherë me ardhjen e shkresës zyrtare nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Kuvendi u vu në lëvizje. Dje pasdite dolën dhe shkresat zyrtare, urdhrat e depozituar dhe të anoncuar nga kryetari i Kuvendit, ku do njoftoheshin palët dhe seanca për çështjen e imunitetit, po flasim për seancën në komision ë, në komisionin e imuniteteve dhe mandateve, do të zhvillohet të premten paradite. Kështu që aty ne do të shikojmë pastaj dhe argumentet që do të mbajë qeveria, maxhoranca, në këtë rast, opozita, por edhe kërkuesi, që është Prokuroria e Posaçme.
Në muajin shtator, pati disa lëvizje edhe në aparatin e kryeministrisë, janë larguar disa nga këshilltarët më të afërt të zotit Rama që në krye të bashkisë që ai drejtonte. Nuk ishin koincidenca mendoj. Po ashtu në shtator, nuk pritej që zoti Rama të shkonte në OKB dhe të përfaqësonte Shqipërinë dhe na ndodhi kjo gjë dhe ai dërgoi presidentin Begaj. Aty çdo përfaqësues shteti duhet të takonte normalisht presidentin Trump, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dihet se sa rëndësi ka dhe se sa fort përpiqen politikanët e rajonit dhe sidomos Rama për një takim apo dhe një foto me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai ishte një moment i rrallë që mund të shfrytëzohej pozitivisht politikisht, por fakti që nuk shkoi, edhe ai ishte një tjetër sinjal që gjërat kishin ndryshuar tashmë në qytet.
Po kështu, me këto arrestimet e djeshme dhe kërkesën për arrest, unë e shoh personalisht që Ramës i janë prerë krahët. Pra të gjithë bashkëpunëtorët e tij të afërt tashmë janë të neutralizuar dhe po neutralizohen njëri pas tjetrit. Gradualisht, Rama është duke shkuar drejt fundit të tij politik, por sikundër u shpreh edhe më parë në studio, unë jam i mendimit se qytetarët shqiptarë duhet t'i bashkohen protestës kombëtare të opozitës, sepse nuk mjaftojnë vetëm këto lëvizje, por duhet edhe një lëvizje qytetare./Syri TV
Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaç...
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona, të cilët akuzohen se shisnin lëndë nark...
Policia Rrugore e Gjirokastrës arrestoi një 64-vjeçar me iniciale P. P., banues në Greqi, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automj...
Mora në supermarket disa nga produktet kryesore të shportës, duke filluar nga vaji, qumështi, mielli, sheqeri, kosi, djathi, vezët, o...
Në orët e para të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë së Republikës, Drejtoria Antimafia e Firences, Guardia di F...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do të shitet me 82.8 lekë. Nd...
Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të ...
Vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kr...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se si është marrë peng biznesmeni Gerond Meçe me urdhër të Ergys Agasit. “N&eum...
Gazetari Artan Hoxha, ka “zbërthyer” masën e SPAK-ut ndaj Ergys Agasit. “Ne kemi parë sot se si një nga rrënjët ...