
Një studim i ri nga UNFPA, agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues, i publikuar të enjten, ka gjetur se keqtrajtimi i grave gjatë lindjes ose procesit të lindjes është i përhapur në Ballkan, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Raporti thekson procedura të kryera pa pëlqimin e pacientes, si epiziotomitë, prerjet cezariane ose administrimi i oksitocinës. Ai gjithashtu thotë se abuzimi verbal ndaj grave shtatzëna është i zakonshëm dhe se gratë më të reja, ato ekonomikisht të cenueshme dhe gratë me nivel më të ulët arsimimi kishin shumë më tepër gjasa të raportojnë se janë keqtrajtuar.
“Anketa zbuloi se dy në tre të anketuara raportuan të paktën një formë keqtrajtimi. Kjo përfshin procedura mjekësore pa pëlqim, abuzim verbal dhe fizik, si dhe shkelje serioze të privatësisë”, thuhet në një deklaratë të UNFPA-së.
Në raport theksohet se nga të gjitha vendet e përfshira në anketë, “shkalla më e lartë e pakënaqësisë u regjistrua te të anketuarat nga Ballkani Perëndimor, konkretisht nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova”.
Raporti me titull “Respectful Maternity Care: Women’s Experiences and Outlooks in Eastern Europe and Central Asia” (Kujdesi dinjitoz në maternitet: Përvojat dhe pikëpamjet e grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore) bazohet në një anketë online me mbi 2,600 gra që kanë lindur së fundmi dhe u zhvillua në 16 vende.
“Këto gjetje janë një thirrje serioze zgjimi. Çdo grua ka të drejtë për standardin më të lartë të mundshëm të shëndetit, i cili duhet të përfshijë kujdes dinjitoz dhe respektues gjatë lindjes”, tha Florence Bauer, drejtoreshë rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
“Dhuna obstetrike nuk është vetëm një çështje klinike; ajo është një shkelje e të drejtave të njeriut që i lë gratë të ndihen të pafuqishme dhe të shqetësuara, me pasoja afatgjata për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, shtoi Bauer.
Një investigim nga BIRN në vitin 2021 zbuloi se lindja shpesh perceptohet si një përvojë traumatike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Shumë gra që iu përgjigjën një pyetësori të BIRN mbi përvojën e sjelljes në jetë të një fëmije në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kroaci, Greqi, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Rumani dhe Serbi pretenduan “neglizhencë mjekësore” ose u ankuan për qëndrimin e stafit mjekësor. Megjithatë, pak prej tyre thanë se kishin paraqitur një ankesë zyrtare ose kishin ngritur padi për këtë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars11:25
Shkodër/ Ishte arratisur nga burgu, 31-vjeçari arrestohet dhe rikthehet në qeli
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgo...
AKTUALITET
12 Mars11:18
Vetëm me autobusë, shqiptarët ndër banorët që përdorin më shumë transportin publik në Europë
Ndonëse shqiptarët i kanë shumë të kufizuara mjetet e transportit jo personale, duke pasur në dispozicion vetëm autobus&eum...
AKTUALITET
12 Mars10:56
Florjan Binaj ironizon gazin lotsjellës në protestë: Kam gjetur mjetin më efektiv për sytë dhe hundët!
Florjan Binaj ka ironizuar sot hedhjen e gazit lotsjellës në protestë, duke thënë se ka gjetur mjetin më efektiv për syt&eu...
AKTUALITET
12 Mars10:26
Protesta e opozitës para Parlamentit: Nënat me fëmijët e vegjël mes protestuesve!
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para parlamentit ka mbledhur qindra mbështetës të opozitës, ku mes protestuesve janë par...
AKTUALITET
12 Mars09:38
U arrestua si pjesë e grupit të Visit të Pojës, lirohet nga qelia Rando Aliu
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Rando A...
AKTUALITET
12 Mars09:16
Fuste me autobusë para të paligjshme në Shqipëri, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Rando Aliun
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie ndaj Rando Aliut, i cili ishte p...
AKTUALITET
12 Mars09:12
Mjegull e dendur në rrugën nacionale, vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për ...
AKTUALITET
12 Mars09:06
VIDEO/ Efektivët e policisë gardh para parlamentit, frikë nga protestuesit e opozitës
Qindra efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Pedonalja e Tiranës, dhe hyrja e Parl...
AKTUALITET
12 Mars09:02
I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari.
...