“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Nga Elton Qyno
Një raport i Shërbimit Informativ Shtetëror, dërguar zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ngre alarmin për një fenomen të hapur ndjeshëm në Shqipëri, ku persona të huaj pajisen me shtetësi dhe më pas pasaportë shqiptare, duke u maskuar si “sportistë elitarë”.
Ky fenomen tashmë është kthyer në një biznes për zyrtarë të Ministrisë së Sporteve, disa Federatave Sportive në Shqipëri dhe zyrtarë të tjerë që trajtojnë dokumentacionin e falsifikuar, për gjoja importimin e “sportistëve elitarë” në Shqipëri.
Raporti thekson se gjithçka është një mashtrim i kombinuar mes disa grupeve, ku qëllimi është përfitimi i shumave monetare nga emigrantë të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri, por prezantohen si sportistë të talentuar në fusha të ndryshme të sportit.
Në linjë të kësaj skeme janë personazhe falsifikatorësh që veprojnë si agjenci turistike-emigrantësh sezonalë për punë, të cilët vijnë në Shqipëri.
Këto grupe kontrollojnë dhe individë të caktuar që, kundrejt pagesave të majme, i natyralizojnë si sportistë elitarë, duke i kanalizuar më lehtë në etapat e shitjes së shtetësisë shqiptare.
Dhënia e shtetësisë dhe më pas pajisja me një pasaportë të Republikës së Shqipërisë, është kthyer në një ëndërr në sirtar për shumë nga qytetarët e vendeve të treta të Afrikës dhe vendeve të mbërthyera nga konfliktet ushtarake.
Në një periudhë 5-vjeçare, Shqipëria është “pushtuar” nga valë të mëdha emigrantësh që vijnë nga vendet e varfra të Afrikës, emigrantë nga Ukraina dhe vende të tjera të përfshira në konflikte civile dhe ushtarake.
Veç personazheve të agjencive trafikuese të emigrantëve “sportistë profesionistë”, janë të implikuar dhe zyrtarë të Federatave të ndryshme sportive që operojnë në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Gjithçka është një skemë zinxhir që nis nga agjencitë e trafikantëve, shtrihet tek federatat sportive, më pas në ministri dhe deri lart, ku jepet shtetësia dhe më pas pasaportat shqiptare shërbejnë për udhëtim dhe qëndrim të lirshëm brenda zonës Shengen të Europës.
Një mundësi e artë kjo për shtetas të huaj, që liria e lëvizjes së tyre është e kufizuar nga shumë rrethana.
Një mekanizëm i përsosur funksionon prej vitesh, ku federata të caktuara shqiptare “rekrutojnë” sportistë gjasme me rekorde të larta dhe, duke përfituar nga lehtësirat procedurale për sportistët (nuk kanë kusht njohjen e gjuhës apo të historisë shqiptare, siç është për të huajt e tjerë), kryejnë çdo muaj një numër të konsiderueshëm shtetësish shqiptare.
Federatat shqiptare bëjnë një “kontratë” angazhimi sportiv për talentin e huazuar nga jashtë. Këtë kontratë ia dërgojnë KOKSH-it (Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar) dhe mandej ky i fundit ia dërgon për miratim formal Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që ministria ua miraton më pas.
Më tej, praktika e “sportistit” i shkon për miratim shtetësie Presidentit Bajram Begaj, i cili në shumë raste i ka miratuar kërkesat për dhënien e shtetësisë.
Vetëm për vitin 2023, një nga Federatat që operon në Shqipëri, e cila nuk ka shkëlqyer apo nuk është dëgjuar ndonjëherë në aktivitete sportive elitare, mësohet të ketë bërë mbi 20 shtetësi për “sportistë” nga Ukraina apo vendet e botës së tretë.
Ndërkohë që kjo federatë nuk ka pasur kurrë, qoftë edhe në ditët e saj më të mira, më tepër se 6 sportistë aktivë, shqiptarë dhe jo më të huaj, në evenimentet sportive kombëtare apo ndërkombëtare.
Mbi 90 për qind e sportistëve elitarë, që janë pajisur me shtetësi shqiptare, jo vetëm që s’janë pjesë e sportit shqiptar apo federatave sportive shqiptare, por tashmë nuk jetojnë fare as në Shqipëri.
Shtetëzimi i të huajve në Shqipëri është një dukuri që, disa kohë më parë, maxhoranca e kryeministrit Edi Rama, mes shumë objektivave për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, e sulmoi këtë të fundit edhe me dekretet për dhënien e tepruar të shtetësisë për personat e huaj në Shqipëri.
Komisioni Parlamentar në atë kohë (2019) mori në shqyrtim edhe këtë dukuri, që sot maxhoranca qeverisëse e ka lëshuar pa kontroll në duart e disa prej zyrtarëve dhe trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri.
Tashmë Komisionin Parlamentar për Kulturën dhe Sportin e kontrollon opozita, e cila, nëse do të thellohet të hetojë këtë dukuri jo të rastësishme që po ndodh në Shqipëri, do të zbulojë çudira së bashku me prokurorinë shqiptare./Syri
Duke nisur nga mëngjesi i së hënës, 11 maj, një zhvillim pozitiv vjen për banorët e jugut të Shqipërisë, emi...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur disa probleme në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), pas një audit...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar një video-denoncim nga Hyzgjokaj, Lushnjë, ku shfaq ndotjen dhe mbeturinat pranë një l...
Një ngjarje e paprecedentë ndodhi ditën e sotme. Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është dhunuar në mënyr&e...
Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mb...
Vajza në foto është Prayla Key Troplini… vetëm 19 vjeçe, me ëndrra dhe një jetë përpara, por që m&eum...
Detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë a...
Me një vendim të pazakontë për praktikën gjyqësore shqiptare, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë urdh&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative t...
10 Maj, dita Kombëtare e Drejtësisë na gjen me këto arritje: 150,000 dosje të mbartura që presin shqyrtim; Gjykatat e Shkall&e...