Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë.
Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%) me këtë të fundit që u ndikua nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.
Në total, nëntë vende regjistruan rritje mbi 10%, duke nënvizuar presionet e vazhdueshme të kërkesës dhe uljen e përballueshmërisë së banesave në shumë pjesë të kontinentit. (Bosnjë-Hercegovinën dhe Izraelin (të dyja +12.7%); Hungarinë (+11.9%); Kroacinë dhe Rumaninë (të dyja +11.5%); Italinë (+11.2%); Greqinë (+10.2%). Në të kundërt, i vetmi vend që regjistroi një rënie të ndjeshme vjetore të çmimeve të ofertave ishte Turqia, ku çmimet ranë me -12.0%, duke shënuar rënien më të madhe në krahasimin e këtij viti.
Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte. “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.
Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1350 euro për metër katror.
Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë, thuhet në raport.
Në rritje kanë qenë dhe çmimet e qirave, sidomos në Vlorë (+25%) dhe Durrës( 22.5%).
“Në rastin e qyteteve shqiptare si Vlora dhe Durrësi, rritja relativisht e madhe e çmimeve të qirasë u ndikua kryesisht nga shtimi i kërkesës sezonale për qira afatshkurtra. Veçanërisht në këto zona bregdetare, aktiviteti i shtuar nga sektori i turizmit ka ushtruar presion në rritje mbi qiratë, duke reflektuar një ndryshim në dinamikat e tregut lokal të banesave gjatë sezoneve kulmore”.
Në Tiranë, qiratë për apartamente 1+1 janë rritur me rreth 20%, duke shkuar në 500–800 euro në muaj, e nxitur kryesisht nga kërkesa e lartë për qira afatshkurtra nga turistët. Në qytetet bregdetare, si Vlora dhe Durrësi, sezoni turistik ka ushtruar presion të ndjeshëm mbi tregun e qirave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për vendasit të përballojnë koston e strehimit.
Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.
Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².
Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².
Segmenti i qirave rezidenciale u zgjerua në vitin 2024. Statistikat zyrtare tregojnë të ardhura totale nga qiratë prej rreth 350 milionë eurosh në vitin 2024 (me rritje rreth 10% në baza vjetore).
Kërkesa e fortë nga turizmi afatshkurtër rriti qiratë me 20% në fund të vitit 2024, me apartamentet njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që arrijnë rreth 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro/m²).
Në përmbledhje, raporti Deloitte nënvizon se tregu i pasurive të paluajtshme në Europë po përballet me sfida të mëdha në përballueshmërinë e banesave, teksa rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën gjithnjë e më të vështirë aksesin në strehim për shtresat e gjera të popullsisë. Shqipëria, duke u përfshirë për herë të parë në këtë indeks dhe duke u renditur ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve, po hyn në vëmendjen e tregut europian si një vend me treg dinamik dhe me potencial të fortë për investime, por edhe me sfida të dukshme për përballueshmërinë e qytetarëve vendas./Monitor
Pedagogu Gëzim Xhepa ka vlerësuar djalin e tij me notën dhjetë në një provim në Fakultetin e Mjekësisë. Nga proc...
Babë e bir u arrestuan në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi në tokën pranë pronës së tyre u gjetën 165 bim&eum...
Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e III e punimeve, një nga projektet infrastrukturo...
Taulant Muka i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Bibliotek&eu...
Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i ...
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Denis Brajoviç. Bajri, i cili is...
Një sherr i dhunshëm u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku disa persona, të dyshuar si nipat e ish-deputetit...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një punëtor ka ...
Një 60 vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokën greke. Sipas të ...